E enjte, 11 Gusht, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Zgjedhjet në Shqipëri/ DW citon kritikat e dy deputetëve të Bundestagut

27 Prill, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Shqipëri ende nuk është bërë zyrtarisht i njohur, nga Gjermania vijnë reagime nga deputetë të opozitës në Bundestag.

Dy reagimet e para nga Bundestagu për zgjedhjet në Shqipëri vijnë nga opozita. Deputetja liberale, Renata Alt, nuk pret ndonjë ndryshim të madh në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 26 prillit 2021.  “Pavarësisht se kush do të formojë qeverinë e re, në Shqipëri nuk pritet ndonjë ndryshim i vërtetë,” tha Alt në një prononcim për media.

“As opozita nuk ofron alternativë”

“Rama është kritikuar për mungesën e reformave në luftën kundër korrupsionit dhe në gjyqësor, por as partia më e madhe e opozitës, e cila është në bojkot të vazhdueshëm, nuk duket se është një alternativë e vërtetë. Asnjë nga partitë nuk dha më shumë sesa premtime të paqarta zgjedhore.” – kritikoi deputetja liberale në analizën e saj. Ajo kërkon të vijohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Reforma zgjedhore të zbatohet deri në fund

Deputetja gjermane vijon më tej në mesazhin e saj, se “Shqipëria jo vetëm që duhet të provojë se është në gjendje të mbajë zgjedhje të rregullta, por edhe të forcojë në mënyrë të qëndrueshme funksionimin praktik të parlamentit, duke zbatuar me sukses reformën zgjedhore.”

Alt bën thirrje edhe për njohje të rezultatit nga të gjitha palët. “Vendi është shumë i polarizuar politikisht dhe do të përfitonte shumë nëse të gjitha partitë do të njihnin rezultatin”.  Alt më tej e quan jo shenjë të mirë“përplasjen me armë”, në prag të zgjedhjeve dhe kritikon faktin, që 1,5 milionë shqiptarët jashtë nuk kanë qenë në gjendje të votojnë me rrugë postare.

AfD: Shqipëria ka probleme me drogën emigracionin 

Edhe grupi parlamentar i partisë ultra të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka reaguar gjithashtu ndaj zgjedhjeve në Shqipëri me një analizë të deputetit Paul Podolay, anëtar i komitetit të punëve të jashtme, në Bundestag. Sipas Podolayt, rezultati paraprak është i ngushtë dhe do të vështirësojë krijimin e një koalicioni. Podolay, i cili thotë se ka qenë vëzhgues në zgjedhje, thotë se shqiptarët kërkojnë “reforma në luftën kundër korrupsionit dhe gjyqësorit dhe reforma në universitete”.  Podolay gjithashtu kujton se Shqipëria veç keqmenaxhimit, në administratë trafikut të drogës dhe krimin e organizuar ka problem edhe emigracionin.

“Partia Demokratike e Shqipërisë akuzon me të drejtë qeverinë socialiste për dështim absolut dhe përfshirje në krimin e organizuar dhe mbështetet në hapje të vendeve të reja të punës dhe taksa të ulëta si recetë kundër emigracionit të shqiptarëve.”

Ndryshe nga FDP-ja, e cila sapo ka shtruar një kërkesë në Bundestag për një perspektivë më të angazhuar evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor, grupi parlamentar AfD-së e kundërshton vazhdimisht zgjerimin e BE-së.  Grupi parlamentar i AFD-së e thekson këtë qëndrim edhe në deklaratën për media, të së hënës. /DW

Shkrimi Mëparshëm

Zgjedhjet pa zgjidhje të 25 prillit

Shkrimi Vijues

Bojken Abazi: Vëzhgim i vjedhjes e i deformimit të votës

Të Ngjashme

Aktualitet

NATO, bazë detare në Shqipëri? Ja deklarata që vjen nga Stoltenberg

11 Gusht, 2022
Aktualitet

Dua Lipa rrëmben vëmendjen e Mark Zuckerberg! Ja mesazhi i gjigandit të rrjeteve sociale

11 Gusht, 2022
Aktualitet

Si do të duket “Dubai shqiptar”

11 Gusht, 2022
Shkrimi Vijues

Bojken Abazi: Vëzhgim i vjedhjes e i deformimit të votës

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

NATO, bazë detare në Shqipëri? Ja deklarata që vjen nga Stoltenberg

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

NATO, bazë detare në Shqipëri? Ja deklarata që vjen nga Stoltenberg

11 Gusht, 2022

Dua Lipa rrëmben vëmendjen e Mark Zuckerberg! Ja mesazhi i gjigandit të rrjeteve sociale

11 Gusht, 2022

Si do të duket “Dubai shqiptar”

11 Gusht, 2022

Sot 34 vite nga varja e poetit Havzi Nela, familjarët para bustit kërkojnë drejtësi

10 Gusht, 2022

NATO, bazë detare në Shqipëri? Ja deklarata që vjen nga Stoltenberg

11 Gusht, 2022

Dua Lipa rrëmben vëmendjen e Mark Zuckerberg! Ja mesazhi i gjigandit të rrjeteve sociale

11 Gusht, 2022

Si do të duket “Dubai shqiptar”

11 Gusht, 2022

Sot 34 vite nga varja e poetit Havzi Nela, familjarët para bustit kërkojnë drejtësi

10 Gusht, 2022

A mund ta sulmojë Serbia-Kosovën? Media britanike nxjerr faktet

10 Gusht, 2022

REL: Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50 vjeçare

10 Gusht, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist