E hënë, 16 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Vrasja e 19-vjeçarit / Enkel Demi: Tmerr, moshatarët punojnë te shtëpitë e barit ose në rrugë me makina luksoze

30 Qershor, 2021
Në Aktualitet, Kronike, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Nisur nga ndihma që kanë ofruar kamarierët në Shkodër për familjen e Musaen Zenelit, I cili humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë, gazetari Enkel Demi e ka konsideruar tragjike jo vetëm këtë ngjarje, por fatin e të gjithë të rinjve, që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri me punë të ndershme.

Gjatë një momenti në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se qeveria nuk do t’ja dijë për këta të rinj që e shohin jetën në sy dhe ky është një tmerr.

Sipas Demit, është vrarë shpresa e të gjithëve dhe ky është një problem i madh.

 

 Fjala e plotë e Enkel Demit:

 

Kjo ngjarje është tragjike sepse këta çuna siç është Musaeni, siç është Rehyli e të tjerë, kanë zgjedhur që të jetojnë duke punuar. Kanë zgjedhur që të jetojnë në mënyrë të ndershme. Shumë djem të moshës së Musaenit apo pak më të rritur shkojnë e punojnë tek shtëpitë e barit në Angli, ose merren në Shqipëri me lloj lloj punësh të paligjshme dhe mund t’i gjejmë nëpër rrugët e Shqipërisë me makina luksoze, por për fat të keq e kanë jetën e shkurtër, sepse i futen një rruge pa krye. Por kur një njeri me punë të pandershme e pëson, kjo bën që të vritet shpresa dhe pastaj jepet një mesazh tek të gjithë të tjerët ‘pse duhet me punu kamarierë, pse duhet me punu punëtorë ndërtimi.

Në fund fare o t’ia mbathim, ose të merremi të gjithë me gjirizin e shoqërisë që të mbijetojmë. Kjo është tragjedia, Musaeni në këtë rast nuk përfaqëson vetëm familjen e vetë, përfaqëson edhe Rehylin, edhe të gjithë ata njerëz të cilët e shohin jetën në sy, nuk ulin kokën për ta parë jetën. Kjo është një tmerr dhe akoma më e tmerrshme bëhet kjo kur të del një kryeministër dhe i përcakton këta si numër dhe thotë ‘nuk e kemi kaluar limitet’. Se limitet i përcakton Ed Rama, 3, 4 vrasje nuk janë ndonjë gjë e madhe.

 

Kuptohet nuk e shqetëson njëri atë në Surrel, se ai lëviz me 10 makina, mbrohet, por këta njerëz që punojnë e kanë kaluar limitin. Nëna e Musaenit e ka kaluar limitin njerëzor dhe nesër pasnesër dhe të afërmit tanë mund ta kalojnë limitin dhe larg o zot ta kalojnë familjet tona limitin. Kjo është ajo që të shqetëson dhe ndërkohë Ard Veliu thotë nuk kam faj, Bledi Çuçi thotë s’kam faj. Edi Rama s’ka e s’ka dhe këtu vritet shpresa. Këtu është i gjithë problemi jonë, është vrarë shpresa se nënën e Musaenit mund ta ndihmojmë dhe mirë do bëjmë ta ndihmojmë, por problemi është që si Musaeni, si Rehyli ka shumë në këtë vend, të cilët duan të jetojnë në këtë vend. Ky është halli i madh.l.k/abc

Shkrimi Mëparshëm

“Do kërkojmë të shpallet non grata”/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuza ambasadorit Soreca

Shkrimi Vijues

Lajm i mirë për Kosovën. BE-ja do ta heqë nga lista e kuqe për udhëtimet

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Lajm i mirë për Kosovën. BE-ja do ta heqë nga lista e kuqe për udhëtimet

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist