E shtunë, 25 Qershor, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Video / “Deklaratat për traun propagandë!” Rama i përgjigjet Vjosa Osmanit: Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë…

24 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot për herë të parë presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, e cila nga Kuvendi i Shqipërisë u shpreh kundër mini-Shengenit Ballkanik dhe traut të vendosur në Rrugën e Kombit.

Rama tha se udhëheqësit në Kosovë po bëjnë politikë të brendshme në politikën e jashtme dhe anasjelltas, ndërsa i konsideroi deklaratat e saj si propagandë për të fituar vota, një situatë groteske dhe absurde. 

“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet ‘zero probleme’ me fqinjët sikundër edhe kujtove, por zero problem me fqinjët s’do të thotë fshehje e probleme, do të thotë zerim. Në këtë rast, nuk është se kemi probleme. S’kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten. Prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe politika e jashtme është bërë politikë e brendshme. Kjo e ka rraskapitur Kosovën së brendshmi dhe së jashtmi. Është një problem që unë e shoh me shumë shqetësim”, tha Rama.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje se e ka adresuar këtë problem në të gjitha bisedat me udhëheqësit në Kosovë.

“Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si Kalaja e Rozafës, disa e shembin natën”, tha Rama.

Mandej kreyministri tha se  “Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitme, dhe kryeministri të firmosnin vullnetin e shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë politikë të brendshme. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë, me një demagogji absurde”.

Rama u shpreh se pagesa që qytetarët bëjnë në Rrugën e Kombit jo vetëm që s’është anti-atdhetare, por ato para i shërbejnë atdheut të përbashkët. 

Sikur trau me pagesë që do vihet nesër në rrugën Milot-Fier nuk është kufi. Dhe jo vetëm groteske, por edhe jo dashamirëse. Nëse për znj. Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria ky është një tra që duhet ta paguajnë atdhetarët për atë rrugë që është rrugë e atdheut. Flasin për një sëmundje që po e gërryen politikën në Kosovë, duke bërë alternim të funksioneve. Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotulluar thikën e nacional-folkorizmit vulgar“, vijoi kreu i qeverisë.

Shkrimi Mëparshëm

Bën betimin anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese

Shkrimi Vijues

“Avokat i palodhur për të drejtat e shqiptarëve”/ Meta uron ish-presidentin kroat

Të Ngjashme

Aktualitet

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022
Shkrimi Vijues

“Avokat i palodhur për të drejtat e shqiptarëve”/ Meta uron ish-presidentin kroat

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon politika shqiptare

24 Qershor, 2022

Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Pallatit të Brigadave

23 Qershor, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist