E hënë, 16 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kronike

“Të hënksha m**in, më jep pak ujë”, zbardhen mesazhet që e ndjera i dërgonte Tires

3 Shkurt, 2021
Në Aktualitet, Kronike
Share on FacebookShare on Twitter

Sanitarja Tire Alldërvishi që pretendonte se ishte infermiere në spitalin Covid 2 dhe infermierja e Covid 1, Ronida Hysa, janë arrestuar dhe akuzuar pasi u denoncuan nga emisioni Stop në Tv Klan se zhvatën dhe grabitën pacientët me Covid-19.

Sonte emisioni Stop publikon të tjera detaje të rënda të sanitares Alldervishi që i mori 8 milionë Lekë të vjetra vajzës së pacientes që vdiq nga koronavirusi, me qëllim që t’i shërbente.

Stop publikon mesazhet dëshpëruese që pacientja e ndjerë i dërgonte Tire Alldërvishit, ku i lutej për t’i dhënë ushqim.

Viktima që ndërroi jetë në spitalin Covid 2 në fund të Dhjetorit i është përgjëruar Tires për bukë dhe ujë, edhe pse kjo e fundit merrte para nga vajza e pacientes, që Tire Alldërvishi t’i shërbente të ëmës. Në datën 6 Dhjetor në mëngjes, pacientja e ndjerë i drejtohej Tires: “Të hënksha m****, hajde 1 sekondë”.

Por 45 minuta më vonë, Tirja nuk ishte dukur dhe pacientja e kërkonte sërish me dëshpërim.

“O Tire, hajde të hënksha m****. Ku je? Hajde”.

Kjo ishte thirrja e qytetares që vuante nga Covidi dhe nga anti-humanizmi.

“A e takove Anin”, vijonte ajo më tej duke shpresuar që paratë e së bijës që mbushnin xhepat e Tires do të zbusnin vuajtjes e saj.

Në 12 Dhjetor, në orën 09:30 të mëngjesit, pacientja që vuante edhe nga diabeti, ende nuk kishte ngrënë mëngjes dhe i lutej Tires sikur t’i kishte shpirtin në dorë.

“O Tire, po më dridhet trupi për bukë. Po më bie diabeti, hajde shpejtë”.

Pas gjysmë ore, pacientja sërish e pangrënë, i përgjërohet sanitares Tire Alldërvishi.

“Të thashë më jep çik bukë, më ike”.

Më 13 Dhjetor në drekë, sërish lutje për vaktin e radhës.

“Kur do të ha bukë. S’ma bërë insulinën, të lutem hajde pak. O Tire hajde pak të lutem”.

Pesë ditë më pas, më 15 Dhjetor në mëngjes, e ndjera i drejtohej sërish asaj që e paguante për t’i dhënë një copë bukë.

“Pse më tradhtove? Jam keq. Më kthe përgjigje”.

Por Tirja, që thoshte se pacienten e kishte teze, mjaftohej t’i thoshte: “Mirëmëngjes teze. Jam në shtëpi, jo në punë”.

Në këtë pikë, komunikimi bëhet gjithmonë e më i dëshpëruar pasi edhe pacientja po jetonte fundin e saj.

“Të du shumë, hajde pak. Hajde më jep pak ujë. A je në punë? Hajde më vrit me duart tuaja dhe ik”.

Gjithë ky komunikim nxjerr në pah jo vetëm që Tirja merrte para për shërbime që pacientët duhet t’i kishin në spital.

Edhe nëse Tire Alldërvishi nuk kishte bashkëpunëtorë në spital në zhvatjen e pacientëve, ajo që nuk mund të mohohet është se pacientët janë lënë në mëshirë të fatit, pa kujdes e mbikëqyrje, të pangrënë e të pashërbyer në dorë të Tires e Tireve të tjera që kanë shfrytëzuar mungesën e vëmendjes ndaj të sëmurëve për të bërë para me jetën e tyre. /tvklan

Shkrimi Mëparshëm

Kadareja më i lexuar jashtë sesa brenda Shqipërisë

Shkrimi Vijues

Pas deklaratës së Ramës, Yuri Kim: Ligji kërkon që partitë të pastrojnë listat

Të Ngjashme

Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022
Aktualitet

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022
Aktualitet

Me kërkesë të prokurorisë, zhvendoset autobusi që ra në Lanë

14 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Pas deklaratës së Ramës, Yuri Kim: Ligji kërkon që partitë të pastrojnë listat

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist