E diel, 26 Qershor, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Studiuesja nga SHBA: Dy shembuj të krimit shtetëror, Teatri dhe Piramida

23 Shkurt, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri po zhvillohen “Ditët e Kujtesës”, një seri veprimtarish, ku po diskutohen marrëdhëniet e shqiptarëve me diktaturën komuniste dhe me demokracinë.

Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë, si dhe Instituti për Studime Politike zhvilluan sot një konferencë shkencore mbi tranzicionin shqiptar nga diktatura në demokraci. Studiuesit pohuan se tranzicioni politik në Shqipëri mund të zgjatet edhe më shumë, sepse një pjesë e shoqërisë përpiqet të integrohet në vlerat demokratike të Europës së Bashkuar, ndërsa një pjesë tjetër nostalgjike përpiqet të rehabilitojë diktatorin Enver Hoxha dhe metodat e punës së tij. Në konferencën shkencore të Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, studiuesit pohuan se tranzicioni politik u përdor nga politikanët shqiptarë gjatë gjithë kohës në 3 dekada si një alibi për dështimet dhe abuzimet e tyre me pushtetin. Kjo është arsyeja pse ata nuk punuan për ta shkurtuar periudhën e tranzicionit, por për ta zgjatur atë për t’u fshehur prapa tij. Ata thanë në konferencë se diskutimet mbi tranzicionin bien shpesh në pikëpyetje se me kë ta krahasojmë Shqipërinë, me vendet ish-komuniste, me vendet e ish-Jugosllavisë, apo me vende të tjera europiane.

Studiuesi Afrim Krasniqi tha se Shqipëria është një ndër vendet e pakta ish-komuniste që ka një numër minimal studimesh mbi kalimin e shtetit nga diktatura në demokraci. “Ne jemi një vend, që patëm një nisje ndryshe të procesit demokratik. Ne nuk patëm parti disidente, nuk patëm lëvizje disidente, apo me karakter fetar, sepse shteti e kish ndaluar fenë, nuk patëm ndonjë ndikim nga diaspora në vendim-marrjet e viteve ‘90. Ne patëm një revolucion, i cili bëri deri diku zhvendosjen e elitave. Edhe elitat e para të tranzicionit dhe elitat antikomuniste vijnë nga e njëjta kulturë politike”, tha Krasniqi.

Profesorja e studimeve mbi trashëgimitë kulturore nga Universiteti i Georgias në SHBA, Lori Amy, foli mbi terrorizmin shtetëror dhe traumat psiko-kulturore që pësoi populli shqiptar gjatë diktaturës dhe i vuajti gjatë gjithë tranzicionit, kur struktura të vjetra vazhdojnë ditë për ditë të përpiqen që të rehabilitojnë diktatorin Enver Hoxha dhe metodat e tij të frikësimit dhe kërcënimet të qytetarëve me humbjen e vendit të punës, sigurisë dhe ushqimit të familjes. Ajo mori si shembull mënyrën krejt të ndryshme se si u trajtuan edhe sot e kësaj dite nga qeveria aktuale Teatri Historik Kombëtar me shkatërrim të plotë, edhe pse e mbrojtjën mijëra qytetarë për 3 vjet dhe nga ana tjetër Muzeu i diktatorit Enver Hoxha me rindërtim të plotë, edhe pse i braktisur nga të gjithë. “Teatri Kombëtar dhe Piramida mund të analizohen si shembuj të përsëritjes së krimit shtetëror në mungesë të riparimit moral të shoqërisë shqiptare”, thotë studiuesja Lori Amy. Ajo renditi edhe një seri krimesh shtetërore ndaj pronave dhe pronarëve gjatë diktaturës, që vazhdojnë të mos e gjejnë drejtësinë edhe gjatë tranzicionit.

DREJTËSIA

Reforma në sistemin gjyqësor gjatë 30 viteve ka qenë sfida kryesore e shndërrimit të Shqipërisë nga një diktaturë e ashpër komuniste në një vend me demokraci liberale. Profesori Xhezair Zaganjori thotë se në 30 vite ndryshimet kanë qenë epokale, por përpara 3 dekadash askush nuk do ta mendonte se nevojiten edhe disa dekada të tjera, që të përmbyllet tranzicioni politik dhe ekonomik i Shqipërisë. “Ne jemi ende në tranzicion përderisa ende kemi aq shumë probleme që kanë të bëjnë me funksionimin e demokracisë liberale, me funksionimin e shtetit të së drejtës, me garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me profesionalizmin dhe integritetin e atyre që na përfaqësojnë në politikë dhe në institucione, me korrigjimin e plagëve dhe padrejtësive të së kaluarës, me ndihmën e shtresave në nevojë, me eksodin e rinisë pa fund”, tha zoti Zaganjori. Studiuesit pohuan se në 30 vjet Shqipëria nuk pati një sistem gjyqësor të konsoliduar për shkak të ndërhyrjeve dhe dëmtimeve që i solli atij politika. Kjo është arsyeja pse sot gjyqtarët shihen si profesioni më i korruptuar pas politikës, sepse ata mbajnë marrëdhënie të komprometuara mes tyre dhe midis dy pushteteve. Studiuesit pohuan se është paradoksale, por e vërtetë që Shqipëria është ende në një tranzicion të dhimbshëm, edhe pse gjendet në prag të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me BE dhe është anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike.

Shkrimi Mëparshëm

Manastirliu parashikon ndryshimin e masave për pandeminë në fundjavë

Shkrimi Vijues

BIRN: Shpenzimet e kurimit për COVID-19 po fusin në borxh familjet shqiptare!

Të Ngjashme

Aktualitet

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022
Kultura

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022
Shkrimi Vijues

BIRN: Shpenzimet e kurimit për COVID-19 po fusin në borxh familjet shqiptare!

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon politika shqiptare

24 Qershor, 2022

Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Pallatit të Brigadave

23 Qershor, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist