E hënë, 16 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Sot po nderohen ushtarët grek, që erdhën në Shqipëri si pushtues”

Idrizi në 30-vjetorin e Shoqatës Çamëria: Ta çojmë në vend amanetin e të parëve tanë

18 Janar, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në fjalën e mbajtur me rastin e 30-vjetorit të krijimit të Shoqatës Çamëria, deklaroi se Shqipëria duhet të ketë Çamërinë dhe Kosovën, sikundër çdo njeriu i duhet shpirti e mushkëria për të jetuar.

Kreu i PDIU-së theksoi se “ne kemi një detyrë të veçantë, amanetin për Çamërinë”, ndërsa shtoi se çamët u vranë dy herë, fillimisht nga zervistët dhe mandej enveristët.

“Unë që kur kam lindur çam dhe do të jem çam. Duke na përcaktuar vetëdijen tonë, të tjerët na përcaktuan se çfarë jemi. Ne kemi një detyrë të veçantë. Ne kemi amanetin për Çamërinë. Ne të gjithë çamët kemi rrënjët e përbashkëta. Ne çamët na vranë dy herë, Fillimisht zervistët dhe më pas enveristët. në vitet e para të demokracisë, u krijua shoqata patriotike “Çamëria”.  

Çamët gjetën në shoqatën patriotike Çamërinë. Ne kemi bërë një rrugëtim të gjatë dhe sfilitës, por të gjithë këtu jemi, sepse na thirri gjaku, na thirri vendlindja. Shumë shqiptarë e kanë Çamërinë, si pjesë të tyre. Çamërinë e gjen kudo, e gjen në Çamëri, e gjen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, në Itali apo në SHBA. Ne të gjithë kemi një hall: T’i japim zgjidhje çështjes së Çamërisë. Ne na gjeni kudo, por ne prapë jemi çuar dhe do të çohemi.

Na gjeni kur na vjedhin zgjedhjet, e prapë ne çohemi. Vdiq Jugosllavia dhe Dardaninë e ke aty. Do vijë dita që do të bashkohet edhe me Shqipërinë. Çam do jemi gjithmonë, do përsërisim gjithmonë “çam jam”. Pa Çamërinë, shqiptarët janë sakat, vetëm me atë ne jemi kokëlartë me miqtë dhe me armiqtë. Shqipëria duhet të ketë Çamërinë dhe Kosovën, sikundër çdo njeriu i duhet shpirti e mushkëria për të jetuar. E djeshmja nuk harrohet. Politika na mundëson që të zhvillojmë më tej kauzën e Çamërisë”, u shpreh ai.

Idrizi tha se po nderohen sot ushtarët grekë, por se ata erdhën në Shqipëri si pushtues.

“Sot po nderohen ushtarët grekë, por ata erdhën si pushtues në Shqipëri. UÇK-ja luftoi drejt dhe raportet e Dick Martyt janë një turp. PDIU nuk është e përkohshme. Ju nuk njihni Çamërinë e Pirros, Ali Demit, Mitrush Kutelit, Kolë Idromenit, ju nuk e dini se Kosova dhe Çamëria u sakrifikuan për Shqipërinë politike, që po ju po e kalëroni pa mëshirë. Po ta dini, do skuqeshit nga turpi. Rroftë Shoqata Çamëria, lavdi për burrat e mëdhenj që krijuan shoqatën. Faleminderit Çamëri, që na ke dhënë krenarinë, duke thënë ‘çam jam’”, deklaroi kreu i PDIU.

Shkrimi Mëparshëm

“S’ka pyll pa derra!” Tupja i përgjigjet Ramës: Shqipëria dhe derrat e saj?

Shkrimi Vijues

Kur Gjini në Dropull u bë grek?! “Urrejtja ju ka zënë arsyetimin” Marin Mema i kthehet deputetes së PS-së

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Kur Gjini në Dropull u bë grek?! "Urrejtja ju ka zënë arsyetimin" Marin Mema i kthehet deputetes së PS-së

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist