E martë, 17 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Soreca nga Elbasani: Mos shisni votën, do monitorojmë zgjedhjet

19 Prill, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Elbasani ka mirëpritur sërish Ambasadorët e huaj në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm në këtë zbarkuan ambasadori i BE-së Luigi Soreca i shoqëruar nga ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe ajo franceze, Elisabeth Barsacq.

Ata zhvilluan takime me drejtuesit politik të PS-PD në këtë qytet, Taulant Ballën dhe Gazment Bardhin.

Në mbyllje të takimeve, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, nënvizoi rëndësinë për zgjedhje të lira, të ndershme, transparente dhe pranimin e rezultatit nga të gjitha partitë.

Po kështu, Soreca tha se morën shqetësime për shitblerjen e votës, ndaj ai kujtoi ata që e blejnë dhe ata që e shesin që kjo është një vepër penale.

“Donim të përcillnim mesazhin që e kemi përcjellë që në krye të çeljes së fushatës zgjedhore, në deklaratën e përbashkët zgjedhore të 25 marsit. Donim të shihnim një fushatë të përqëndruar te programet, te qytetarët shqiptarë dhe nevojat e tyre dhe jo të përqëndruar te sulmet dhe intimidimet. Ua përsëritëm këtë mesazh të gjithë liderve që takuam, njëkoëhsisht dëgjuam dhe këndvështrimet dhe shqetësimet e tyre.

Ajo çka është vërtet e rëndësishme dhe mjaft thelbësore për është që këto zgjedhje të jenë të lira, të ndershme dhe transparente dhe që të gjithë partitë të pranojnë rezultatin. Dëgjuam shqetësime për blerjen e votës, mos harroni se blerja e votës është vepër penale, parashikohet nga neni 328 i kodit penal. Dëgjuam gjithashtu për shitje vote, edhe kjo vepër penale e parashikuar nga neni 328 i kodit penal. Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve, 40 skuadra të BE dhe shteteve anëtare që do të vizitojnë qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve, disa prej nesh do të kthehen këtu në Elbasan. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe BE, të ardhmen e Shqipërisë në BE“, u shpreh Soreca.

Të njëjtat mesazhe u përsëritën dhe nga ambasadorja franceze, Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf.

“Mendoj se heqja e gjuhës së urrejtjes do të ishte gjëja tjetër shumë e rëndësishme për zgjedhjet këtu në Shqipëri. Është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të votohet pa u intimiduar, pa shitur dhe pa blerë votën”, u shpreh Zingraf.

“Këto zgjedhje janë shumë thelbësore për Shqipërinë dhe BE dhe më vjen shumë mirë që gjendemi këtu, folëm me disa nga kandidatët. Do të vëzhgojmë dhe zgjedhjet”, tha Barsacq.

Pyetjes së gazetarëve nëse është mërzitur nga përkufizimi “zgjedhje të ndershme”, që përsëritet në çdo proces, Soreca iu përgjigj me një jo. “Jo, nuk jam mërzitur. Çdo zgjedhje duhet dhe ka nevojë për një proces të ndershëm”. 

Prania e dipomatëve të huaj ka qenë e shtuar në këtë qyte gjatë fushatës, duke u konsideruar si një qark problematik për zgjedhjet e 25 prillit.

Vetëm ambasadorja e SHBA ka qenë dy herë, ku ka takuar përfaqësuesit politik të partive.

Shkrimi Mëparshëm

Në galerinë e Aeroportit të Kuksit, fotografi të refugjatëve kosovarë

Shkrimi Vijues

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Karantinë personat që kthehen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Karantinë personat që kthehen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist