E diel, 26 Qershor, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Shumë aktiv në facebook kundër qeverisë – QSUT shkarkon nga puna mjekun Allkja

30 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Pushohet nga puna mjeku i Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së, Ilir Allkja.

QSUT e argumenton shkarkimin e Allkjas si pasojë të shkeljes së Kodit Etik në punë.

“Çdo punonjës gëzon lirinë e opinionit personal, por duhet të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit në qëndrimet apo deklaratat me mediat e shkruara dhe elektronike, dhe përgjithësisht gjatë gjithë ushtrimit të funksionit në zbatim të rregulloreve të institucionit dhe parashikimeve ligjore”, – shkruhet në dokumentin që njofton zgjidhjen e kontratës së punës.

QSUT i referohet denoncimeve të vazhdueshme që Allkja i adreson qeverisë Rama, por edhe kërkesës publike të para pak ditëve, që drejtori i përgjithshëm i QSUT, Enkeleid Joti, të dorëhiqej për paaftësi dhe keqmenaxhim të institucionit shëndetësor.

Një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga mjeku, përmes një postimi në “Facebook”.

Duke iu drejtuar kryeministrit, Allkja thotë se Rama ia doli të nënshtrojë mjekët në mënyrën më origjinale, ndryshe nga “parardhësi” Enver Hoxha, përmes një propagande që konkurron madje edhe shkencën.

“Të lumtë z.kryeministër! Ti ja dole të nënshtrosh elitën e këtij vendi në mënyrën më origjinale. Jo si parardhësi yt, jo si Enver Hoxha, i cili e internoi, burgosi dhe e pushkatoi! Ti i vure në rresht para teje profesorët, e i detyrove të të duartrokasin.  Madje i mësove si të trajtojnë sëmundjet, të numërojnë, të klasifikojnë, të punojnë”, – shprehet mjeku.

Ai gjithashtu sjell shembuj nga shtetet e Europës. “Të gjithë kemi parë kryeministren belge Sophie Wilmès, e cila  nuk u prit fare mirë nga mjekët e infermierët e spitalit Sain-Pierre në Bruksel. Po kështu kryeministri italian Conte nuk guxon dot të shkojë në ndonjë spital të Italisë, pasi punonjësit e tij do ta kryqëzonin me kërkesa e kritika, dhe me dijeninë time, nga opinionet e kolegëve që punojnë andej, kjo do të ndodhte dhe në Francë e Gjermani.”

“Sinqerisht, e prisja angazhimin e tyre në shkencë, dhe bojkotimin e propagandës tënde, por nuk ndodhi. Unë të jam personalisht mirënjohës z. Kryeministër që nuk i detyrove të bien në gjunjë në asfalt para teje!!” – përfundon me ironi mjeku.

Risjellim në vëmendje se Ilir Allkja nuk po shkarkohet për të parën herë nga QSUT.

 

Shkrimi Mëparshëm

12 milje zgjerim i Greqisë, janë asgjë më shumë se 12 milje probleme që ne kemi me veten

Shkrimi Vijues

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës: Politika shqiptare të bashkohet në mbrojtje të luftës së UÇK

Të Ngjashme

Aktualitet

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022
Shkrimi Vijues

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës: Politika shqiptare të bashkohet në mbrojtje të luftës së UÇK

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon politika shqiptare

24 Qershor, 2022

Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Pallatit të Brigadave

23 Qershor, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist