E martë, 17 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Schmitt: Historianët e lindur në 1950 duhet të shesin banane! Replikon historiani Pëllumb Xhufi

14 Maj, 2021
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Historiani austriak Oliver Jens Schmitt, i ftuar në debat nga IDMC në Ditët e Kujtesës, gjatë muajit shkurt, u shpreh se Shqipëria i shpërfill ende kampet komuniste dhe historianët shqiptarë janë inekzistentë, ndërsa vërente se ish-nomenklatura vë ende pengesa për zbardhjen e së shkuarës. “Historianët e lindur në 1950 duhet të shesin banane”, tha Schmitt.

Në kundërshtim me këtë qëndrim ka qenë historiani Pëllumb Xhufi, i cili së fundmi  ka rrëfyer edhe për projektin më të fundit të Akademisë së Shekncave të Shqipërisë për harrtimin e “Historisë së shqiptarëve”.  Në një intervistë për “Neës 24” të enjten, ai tha se, projekti ka ambicien që historia e shkruar të jetë një referencë edhe për alabanologët e huaj. “Shcmitt e quan Aleks Budën, historian nomenklature. Buda ishte shkolluar në Universitetin e Vjenës, një njohës i historisë europiane, kulturës, madje poezisë europiane. Ai e citonte Gëten përmendësh. Por, për fat të keq, Shcmitt ka rënë në pozitat e historiografisë së politizuar. Në gjykimin e tij, një historian i lindur në vitet 1950, siç jam unë, nuk duhet të ekzistojë, duhet të iki, të shesë banane, pasi është formuar në kohën e komunizmit dhe nuk është në gjendje të gjykojë siç duhet. Schmidt, përveç meritave të mëdha, ka edhe gjynahe të mëdha”, tha Xhufi në replikë me historianin austriak.

Xhufi premton risi edhe për periudhën e Mesjetës, e cila ka ende shumë për të zbardhur. “Janë bërë kërkime në arkivat e Vatikanit, Raguzës, Venedikut, e Spanjës, e qyteteve të ndryshme të Italisë, si në Napoli, që kanë pasur raporte preferenciale me Shqipërinë gjatë Mesjetës. Pra, ka ardhur lëndë e re që do të përpunohet e kthehet në histori. Do të trajtohet si një proces dhe jo si segmente të ndara. Duket sikur historia fillon e mbaron me figurën e Skënderbeut. Ai është shkalla më e lartë e një lufte për krijimin e një shteti mesjetar, e një mbretërie shqiptare, që ka nisur shumë më herët me Dhimitrin e Arbrit, në fund të shek. XII, ka vazhduar me familje të mëdha si Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Zenebishët apo Shpatajt”, tha Xhufi.  Në këtë aspekt ai vijoi edhe reolikën me historianin austriak që njihet për librin e tij të shumëdiskutuar “Skënderbeu”. “E kam vlerësuar Schmitt si medievist, ka bërë vepra që qëndrojnë, ka zbuluar dokumentacion të ri dhe kjo është me shumë vlerë dhe madje edhe për Skënderbeun, megjithatë trajtimet e tij për Skënderbeun janë të diskutueshme. Ai bie në një vlerësim të padenjë për një historian. Ai merr një tezë të vjetër të shek. XVII, të një historiani anglez që nuk e njihte fare Skënderbeun dhe ky e merr tezën e Gobon-it të para tri shekujve dhe e rihedh në qarkullim, sikur Skënderbeu ishte një aventurier, luftoi për të rritur famën dhe lavdinë e tij, duke thënë se vendit të tij i bëri keq, duke e kthyer në një rrënojë. Dhe Schmitt si shumë ekstremistë islamistë thotë për Skënderbeun që ka pasur një rol negativ për shqiptarët. Për këtë unë e kam kritikuar”, u shpreh Xhufi.

Historini shqiptar ka shpjeguar edhe nisjen e përplasjes me Schmitt, ndërkohë që ka treguar se edhe historia mbi periduhën e diktaturës do jetë një pjesë e sfidës së rishkrimit të historisë. “Debati nisi mbi ngritjen e një muzeu për të kujtuar të persekutuarit politikë gjatë komunizmit. Unë atëherë gjykoja që burgu i Burrelit ishte më mirë për muze, sepse ka qenë institucioni më lapidar, ku kanë kaluar breza të tërë të dënuarish dhe aty janë konsumuar vuajtjet dhe torturat më çnjerëzore që kanë ndodhur gjatë komunizmit. Kampi i Tepelenës kishte një shtrirje të caktuar, nga 1949-1953, ishte një kamp internimi i rrethuar me tela, por sipas dokumenteve të CIA-s, kushtet në kampin e Tepelenës ishin më mirë se në Burrel. Unë nuk e kam mohuar kampin e Tepelenës, ka qenë çështje precedence”, tha Xhufi.

Disa nga emrat e historianëve e studiuesve që do të punojnë për këtë projekt janë: Aleksandër Meksi, Gjon Berisha, Sonila Boçi, Ledia Dushku, Marenglen Verli, Apollon Baçe, Paskal Milo, Muzafer Korkuti, Saimir Shpuza, Luan Përzhita etj.

Shkrimi Mëparshëm

Konflikti i ri izraelito – palestinez: A jemi në prag të një lufte të madhe?

Shkrimi Vijues

Shqipëria nyja e re e konfliktit NATO-Rusi. Ja si shprehen mediat ndërkombëtare

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Kryesore

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Shqipëria nyja e re e konfliktit NATO-Rusi. Ja si shprehen mediat ndërkombëtare

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist