E diel, 22 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Rudina Hajdari shfaqet si shitëse tregu në Përrenjas. Reagon ashpër Fiori Dardha

8 Shkurt, 2021
Në Aktualitet, Politika
Share on FacebookShare on Twitter
Fiori Dardha
Jo Rudina, jo!
Ti nuk u shërbeve qytetarëve sot, ti thjesht realizove shfaqen tënde (amatore) të rradhës.
Provo një herë të zgjohesh që pa gdhirë mirë në dimër e në verë dhe të shkosh tek pikat e shumicës. Provo të blesh mallin, ta transportosh me ndonjë dum-dum ose triçikël deri tek tregu. Pastaj fillo të seleksionosh, të pastrosh dhe të sistemosh frutat dhe perimet në vendin e duhur. Deri atëherë, me siguri do të jetë zbardhur tamam dhe blerësit e parë do të jenë shfaqur tek tezga jote. Ti do t’i presësh me buzëqeshje, gjatë gjithë kohës do t’i ftosh me zë të lartë që të afrohen tek vendi ku ti shet për të parë produktet që ofron, madje do ua servirësh edhe me çmim të mirë.
Pastaj, nga dreka, do përpiqesh të gjesh pak kohë që nën tezgë dhe gati – gati fshehurazi të konsumosh vaktin e drekës që ke marrë me vete, ndërkohë që vazhdon t’u shërbesh blerësve. Do të të duhet edhe t’u kërkosh tregtarëve ngjitur (që dashje padashje i ke edhe konkurentë), të të shohin mallin për disa minuta, ndërkohë që ti turravrap do i drejtohesh lokalit më të afërt ku do të blesh një shishe ujë, që të kesh mundësi t’i shfrytëzosh tualetin.
Rreth ores 15.00 në verë, nuk do mbushesh dot me frymë nga vapa dhe hija që ke sajuar me ndonjë çadër, nuk do të të ndihmojë t’u shpëtosh rrezeve përvëluese të diellit.
Në dimër do strukesh në stolin (që e merr çdo ditë me vete) dhe do përpiqesh të ngrohesh me frymën tënde me shpresën se ndonjë blerës do vijë dhe do të t’i blejë kilogramët e fundit të frutave dhe perimeve, të cilat janë edhe fitimi i ditës.
… dhe kur kilogramët e fundit do të arrish t’i shesësh me një çmim më të ulët se sa i ke blerë tek tregtari i shumicës, do të ndihesh e lehtësuar, se të paktën arrite të sigurosh disa të ardhura edhe sot!
Tashmë do ketë rënë muzgu dhe ti, e sfilitur, do të pastrosh vendin ku ke punuar gjithë ditën, do të ngarkosh në karrocën tënde (që për ty është dyqani yt), stolin, bidonat që ke përdorur për te pastruar frutat e perimet, peshoren dhe me hap të ngadaltë do të nisesh drejt banesës tënde duke përdorur energjitë e fundit për shtyrë karrocën (dyqanin tënd lëvizës).
Provo të kalosh një ditë të tillë, Rudina!
Vetëm një ditë!
Më pas, do të shohim nëse do të të shkojë më mendja të “luash shitësesh”…
Me siguri, “mjeshtrat” e PiArit që ta kanë dhënë këtë ide, të kanë mbushur mendjen se “performanca” jote do krijonte impakt tek qytetarët, por të siguroj që ishte gjëja më irrituese që mund të shihja sot!
… dhe këtë ta them si bija e një nëne që i rriti dhe i edukoi fëmijët e saj me këtë punë.
Mamaja ime nuk tentoi ndonjëherë të merrej me politikë, ndonëse ishte e shkolluar. Ajo bëri zgjedhjen e saj dhe vendosi t’i rrisë me këtë mënyrë të ndershme fëmijët e saj.
Ti sot guxove të luaje me sakrificën, djersën dhe mundin e saj, duke e “shitur” punën e mamasë sime dhe qindra tregtarëve si diçka argëtuese!
Ky nuk është vlerësim! Është fyerje!
Provo të punosh vetëm një ditë si shitëse fruta – perimesh në treg, Rudina!
Vetëm një ditë!
… dhe, nëse pas një ditë (si ajo që unë kam përshkruar më lart), të shkon mendja të postosh foto të tilla plot gëzim në facebook, unë do të ta jap votën!!!
Shkrimi Mëparshëm

“Një investim i konsiderueshëm në një tjetër zonë” Rama zbulon marrëveshjen me Erdogan për Gjirokastrën

Shkrimi Vijues

Meta i kujton Ramës vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e detit me Greqinë

Të Ngjashme

Aktualitet

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022
Kryesore

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022
Kryesore

Rama njofton për projektin e portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

21 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Meta i kujton Ramës vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e detit me Greqinë

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022

Rama njofton për projektin e portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

21 Maj, 2022

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022

Rama njofton për projektin e portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

21 Maj, 2022

Ekspertët tryezë për Butrintin/ Tupja: Një ditë do shohim gjithë Shqipërinë me koncesion

21 Maj, 2022

119 vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, një ndër personalitetet e njohura të letërsisë e kulturës shqiptare

20 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist