E shtunë, 25 Qershor, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

“Qeveria jonë iu siguroka mirëqenie afganëve, por përzuri 400 mijë shqiptarë në 8 vite”

16 Gusht, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Avokatja dhe pedagogia e njohur, aktiviste e shoqërisë civile, Enida N. Bozheku, ka bërë një reagim për lajmin se qindra afganë do të strehohen në Shqipëri, diku mes Durrësit dhe Tiranës, se strehimi dhe mirëqenia e tyre do të përballohet nga taksat tona:

Enida N. Bozheku

“Shteti ynë pasunar paska deklaruar se “iu garanton sigurinë dhe mirëqenien qindra afganëve”. Dakort, po sigurinë dhe mirëqenien e 400 mijë shqiptarëve të emigruar në këto 8 vite pushteti pse nuk ua siguruat?! Ndërkohë, lexohet mbi besën dhe mikpritjen e shqiptarit si leva emocionale, manipulim i pastër, për të na mbushur mendjen se kështu duhet.

Po ashtu bëhen krahasime mes eksodit tonë të 90′ dhe kombësave tanë shqiptarë të Kosovës. Ndoshta jemi ne pa empati, masa, por krahasimet janë totalisht pa asnjë bazë krahasimore.

E para, 90′ jonë ishte për bukën e gojës, për liri, për atë ëndrrën e një jete më të mirë. Ku, në atë stadiumin e Barit, për 3 ditë mijra shqiptarë u lanë pa bukë e ujë, në kushte ekstreme pisllëku, u mbyllën si miu në çark, ndërsa mijera u riatdhesuan. Greku me operacionet e tij fshesë me dhjetra herë na përzu si lecka. Por në vite koha ndryshoi, ekulibrat u rivendosën.

Ne punuam, u integruam, fituam! Ne nuk ikëm se kishim kallashin mbi kokë, ikëm se ishim të paaftë të ndërtonim vendin tonë, por po ne, me mijëra, në vite u rikthyem. Eksodi ynë ishte ekonomik, jopolitik. Kishte ardhur demonkracia. Lufta e Kosovës s’ka nevojë për fjalë.

Kosovarët janë pjesë e një gjuhe, kulture, fryme, mendësie, jemi një Komb. Mikpritja ndaj tyre ishte detyrim patriotik, përtej atij njerëzor. Kthehemi tek afganët. Po, ne kemi detyrim t’i mbajmë nëse do të kishte proporcion të drejtë shpërndarjeje me të gjitha shtetet e BE, Kanada, USA dhe deri Rusia.

Ndërkohë që austriaku i refuzon, turku po, azerbajxhani po, taxhikistani po, Pakistani po, Izraeli po e po, Arabia Saudite merr një numër minimal, Jordania ka pikëpyetje, po ne pse? Kë po marrim? Në ikëm nga ne si pasojë e varfërisë ekstreme dhe diktaturës 50-vjeçare. Ikëm për bukë, nuk ikëm nga një luftë që na e hapën të tretët.

Pse e hapi Amerika luftën në Afganistan?! Për qëllime të lidhura me sulmet terroriste të vitit 2001. 20 vite toleroi korrupsionin e “të zgjedhurve” të saj. Mbaroi punët e veta dhe tani, sa të lajë pak duart si Ponc Pilati, na thotë ne: merrini pak këtë elitën time të korruptuar se nuk ia dola dot. Mbajini pak ju se unë s’merrem me “mbeturina”.

Imazhet e aeroportit të Kabulit flasin qartë, është një popull që tashmë është lënë në mëshirë të fatit nga kush i hapi gropën, e tash po i shtin dheun!!

Nga këtu ne, shqiptarët, duhet të identifikohemi me mikpritjen. Dakort, por mikpritja do të dije: kush janë, Sa do të rrinë, ku do të rrinë, kush do t’i mbajë me bukë, çfarë do të bëjnë? Pyetjet klasike që iu mësohen gazetarëve në fakultet.

Pas kësaj, kur populli të mirëinformohet, pa dyshim do të ushtrojmë empatinë tonë. Ndërkohë, mirë është të dimë edhe ne çfarë marrim në këmbim nga USA për nderin që po i bëjmë?!

A ka rrezik për hakmarrje nga talebanët ndaj vendit tonë të besës e mikëpritës?! Pasi të sqarohen këto gjëra, do ta hapim shpirtin tonë. Deri atëherë, të duash të ruash veten është mision mbijetese”.

Shkrimi Mëparshëm

“Ne duhet t’i presim afganët e kërcënuar” Fevziu: Secili prej tyre është njëri nga ne!

Shkrimi Vijues

Video / Flakët përpijnë nga brenda “Sarajet e Toptanëve”

Të Ngjashme

Aktualitet

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022
Shkrimi Vijues

Video / Flakët përpijnë nga brenda “Sarajet e Toptanëve”

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon politika shqiptare

24 Qershor, 2022

Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Pallatit të Brigadave

23 Qershor, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist