E mërkurë, 27 Tetor, 2021
Kontakt: info@usalvision.com

“Puna ime për Shqipërinë nuk përfundon këtu” Cakaj dorëzon detyrën te Xhaçka

Gent Cakaj, ish-ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, sot ka dorëzuar zyrtarisht këtë pozitë te ministrja aktuale Olta Xhaçka.

Cakaj me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se, puna e tij me Shqipërinë nuk përfundon këtu.

“Nga dita e sotme nuk do të jem thjesht një paraardhës politik i Oltës, por mbështetësi më i madh i saj, që ajo ta përfaqësojë Shqipërinë denjësisht e me shkëlqim të plotë, me arritje të rralla e paraqitje të fortë në fushën e politikës së jashtme. Puna ime për Shqipërinë, natyrisht, nuk përfundon këtu. Përpjekja ime sot thjesht ndryshoi trajtë. Shqipëria për mua do të mbetet ëndrra që do t’i detyrohem për jetë”, ka shkruar Cakaj.

Javën e kaluar, Cakaj kishte dhënë dorëheqje nga kjo detyrë.

Menjëherë pas dorëheqjes së tij, kryeministri Edi Rama, e ka falënderuar për punën e tij.

Të Ngjashme

Shkrimi Vijues
Lini Komentin

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Add New Playlist