E martë, 24 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Përse nuk duhet fajësuar skulptori Sinan Aliaj për deformimin e dy miteve njëherësh

30 Nëntor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

“Reagon skulptori i bustit të Skënderbeut në Prizren…” që këtu fillon lëmshi mediatik. Duke e quajtur një shtatore bust, edhe media me emër, shpërfaqin aq nivel sa edhe kanë vërtet. Ky lëmsh mediatik i gërshetuar me gjithëdijen e të gjithëditurve të rrjeteve sociale, merr përmasa pandemike. Këta të gjithëditur të cilët kur vjen puna për të linçuar dikë në rrjetet sociale, vijnë në rreshtin e pare me domate në dorë. Por kur i pyet për historinë u ngec domatja në fyt. Madje kur vjen puna të ngrihen për të drejtat e tyre, u bëhen shumë domate në fyt nga frika, e kësisoj, ai vend për të cilin heronjtë, e jo monumentet luftuan, vuan nën zapin e kriminalitetit me kollare.

Skulptori Sinan Alija i cili është vënë në qënder të vëmendjes së medias për shkak të transformimit që i ka bërë skulpturës së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe asaj të Adem Jasharit  ka folur për mediat kosovare.

Ai është shprehur se arti është i lirë e se askush nuk e dinte se si ishte Skëndërbeu, duke thënë se ‘nuk e kemi përkund në djep’…

Aliaj është një artist, është një krijues dhe artit të tij ç’do krijues i jep formën që do. Padiskutim ai është në të drejtën e vetë dhe nuk i hiqet asgjë nga ligjërata, por puna e tij bie ndesh me pritshmëritë e masës. Duke qenë një simbol kombëtar, jo vetëm Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por edhe Adem Jashari, bërë publik në të njëjtën ditë, sensibiliteti dhe vëmendja e njërëzve do jetë e jashtëzakonshme. Dy mite historikë u deidentifikuan vizulisht njëherës dhe shinjestër u bë skulptori-historian Sinan Alija. Në pikpamjen time, publiku priste një vepër me kahje klasike, ku të përmbusheshin të gjitha pritshmëritë dhe mbi të gjitha përfytyrimi popullor mbi herojtë në diskutim.

Është vërtetë shqetësues niveli i veprave artistike që krijohen për të përjetësuar figurat historike. Detajet historike bëjnë diferencën dhe kanë një rëndësi kardinale. S’po diskutojmë thjesht anën artistike. Këtu jemi liberal, sepse e drejta e krijuesit vjen e para. Por s’mund të nxirret nga konteksti një ngjatje, siç s’mund të nxirret nga imazhi një personazh, figurë historike apo hero kombëtar.

Është e vërtetë, “s’e kemi përkundur në djep…” siç thotë skulptori Aliaj, ama teknika për të ardhur sa më pranë reales ka.

Shembullin e ka dhenë edhe Dorian Koçi, në një shkrim në lidhje me këtë temë.

“Përparimi i shkencës dhe teknologjisë ka bërë të mundur që të riprodhohen në pamje trediemensionale, figura të ndryshme historike . Në këtë mënyrë, këto figura historike vijnë shumë më afër publikut dhe bëhen më të prekshme për brezat e rinj. Para disa ditësh u shfaq në publik një imazh i tillë tredimensional i portretit të Skënderbeut nga piktori Fatmir Gjevukaj i cili që nga viti 2005 merret me formatin 3D.”

Për këdo që mund të shfaqë skepticizëm duke menduar se sado të jetë në 3D punimi është abstrakt. Por për portretin apo shtatoren e Skënderbeut ka plot të dhëna të shkruara madje edhe skica nga autore të kohës.

Këtë projekt artistik nuk e asistonte asnjë historian, që të mund të sigurohej me kopetence për vlerat e tij historike?!

Ndërsa sa i takon shtatores së Adem Jasharit, e cila nga fotot dhe videot që shqyrtova, më la përshtypjen e një manokini, nuk ndjej të ketë justifikime. Sepse nga heroi i luftës së UÇK-së kemi pamje reale, si foto edhe video. E përshendes iniciativën për ta hequr dhe ripunuar nga autori Alban Buxhovi, pas kritikave të shumta.

Arti është një gjë, historia diçka krejt tjetër. Nëse për të parin jo kushdo reagon, duke ju atribuar subjektivitetit të autorit për të gjithë shtrembërimet, në të dytën, pra historinë, s’toleron kush. Aq më tepër në pozitat historike që janë trojet shqiptare. Historia mund të përcillet edhe nëpërmjet artit, me kusht që t’i përmbahet sa më shumë të vërtetës empirike.

Megjithatë në opinionin tim, nuk është për tu lakuar më gjatë skulptori. Sesa instancat që qëndrojnë pas vendimarrjes për vendosjen e këtyre shtatoreve.

Cila është përgjegjësia nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si ndihet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me këtë shpërfaqje historiko-artistike. Sa masa do marrë më tej Komuna e Prizrenit. Pasi masa mbi këtë ngjarje me sensibilitet të lartë kombëtar duhet marrë patjetër.

Sa material u jepet dashakeqëve të historiografisë shqiptare?!

 

Pse historikisht jemi kaq të “pafatë” në shijimin e Festave të Nëntorit dhe simboleve kombëtare?!

 

Kur përmenden 28-29 nëntori, sikur lidhet kapërdima. Që prej 100 vjetorit e prapa, skenat e pakëndshme duket sikur i janë qepur pas simboleve kombëtare. Kujtojmë me shumë siklet skenat e turpshme të tortës gjigande, të shtruar në Pallatin e Kulturës me rastin e 100 vjetorit. E kuqe si flamuri dhe e dekoruar me shqipen dykrenare, ajo u bë turpi i shqiptarëve për vite e vite, në mendjat ndërkombëtare. E në një ditë kaq me rëndësi historike si 100 vjetori i Pavarësisë, njolla është për të ardhur keq. Po në këtë datë jubilare, flamujt që valviteshin në duart e të gjithëve, ishin të shformuar dhe s’respektonin simbolin autentik të shqiponjës dykrenare në fushë të kuqe.  Vite më pas, një tjëtër monument me simbolikë kombëtare, u shkul me vinç nga sheshi “Shqiponja”. Madje u anatemua si vepër e shëmtuar. Vite më vonë, sheshi Skënderbej, u shndërrua tërësisht, e u bë një e ashtuquajtur “gungë” në mes të Tiranës, e ashtu është edhe sot. Po kështu, shtatorja e Shën Terezëz, është larguar nga aeroporti i vetëm në Shqipëri, për tu zëvendësuar, sakaq që monumenti origjinal gjendet përgjatë rrugëve të provincave.

 

Në këmbët e monumentit “Nënë Shqipëri” thuhet, “Lavdi e Përjetshme Dëshmorëve të Atdheut”. Por jo vetëm dëshmorëve, por nderit të ardheut.

Ne shqiptarët jemi përgjegjës për këtë nder dhe lavdi. / USA-ALBANIAN-SOCIETY

 

 

Shkrimi Mëparshëm

Minimizon rrezikun e prekjes nga Covid-19/ Ja ku do të jepet vitamina D falas për qytetarët

Shkrimi Vijues

Bota nuk ka dijeni, ja ç’po ndodhte në Kinë, CNN zbulon dokumentet e rëndësishme

Të Ngjashme

Aktualitet

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

24 Maj, 2022
Aktualitet

Negociatat/ McAllister: Nuk ka kohë për të humbur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 2022
Aktualitet

Akademia e Shkencave organizon dëgjesë me ekspertët që kundërshtojnë planin për Butrintit

24 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Bota nuk ka dijeni, ja ç'po ndodhte në Kinë, CNN zbulon dokumentet e rëndësishme

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

24 Maj, 2022

Negociatat/ McAllister: Nuk ka kohë për të humbur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 2022

Akademia e Shkencave organizon dëgjesë me ekspertët që kundërshtojnë planin për Butrintit

24 Maj, 2022

Kreu i SPAK: Ka korrupsion dhe pastrim parash në çdo strukturë

24 Maj, 2022

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

24 Maj, 2022

Negociatat/ McAllister: Nuk ka kohë për të humbur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 2022

Akademia e Shkencave organizon dëgjesë me ekspertët që kundërshtojnë planin për Butrintit

24 Maj, 2022

Kreu i SPAK: Ka korrupsion dhe pastrim parash në çdo strukturë

24 Maj, 2022

Vota e mërgatës/ Nikolla: Të lehtësohen masat për pjesmarrjen në procese

24 Maj, 2022

Çështja e detit me Greqinë, Shqipëria zgjedh kompaninë britanike për gjyqin në Hagë

24 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist