E hënë, 16 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

Pasi ndërtoi Skënderbeun në Prizren, shoqata paralajmëron një tjetër monument nën Kala

2 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata atdhetare kulturore dhe shkencore “Trojet e Arbrit”, e cila sponsorizoi ndërtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren, shtatore e cila mori shumë kritika, ka paralajmëruar ndërtimin e një murane të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pranë Kalasë së Prizrenit.

Kjo shoqatë ka thënë se murana e Skënderbeut do të vendoset në debat publik.

“Shoqata ‘Trojet e Arbrit’, njofton të gjithë shqiptarët anë e kënd trojeve shqiptare dhe nga diaspora atdhetare që të marrin pjesë në Debat Publik prej sot më, 1 dhjetor 2020 e deri më 30 dhjetor 2020 lidhur me Muranën që do ta vendosim në pjesën shkëmbore nën Kalanë e Prizrenit në vitin 2021. Projekti tani më është i gatshëm”, ka thënë kjo shoqatë, raporton Zeri.info.

Më tej janë dhënë edhe informatat specifike të muranës, e cila pritet të ndërtohet nga skulptori Fiqiri Kasa.

Ajo pritet të jetë e një lartësie prej 11 metrash dhe do të ndërtohet me strukturë metali, që do të vishet me një shtresë prej 3-4 cm beton dhe do të ketë edhe isolacionet përforcuese për të ruajtur jetëgjatësinë e monumentit. I gjithë ndërtimi dhe modelimi, sipas shoqatës “Trojet e Arbrit”, do të kryhet në vendndodhje.

“Si fillim do të montohet baza mbështetëse në shkëmb, me ndihmën e skelave do të kryhet i gjithë ndërtimi dhe modelimi i muranës madhështore. E gjithë puna do të zgjasë në një periudhë kohore prej 4 deri 5 muaj në varësi të motit. Skulptori do të ketë në ndihmë 3-4 punëtorë deri në përfundim. Vendndodhja e skulpturës është e rimenduar në harmoni të plotë me faqen e malit ku do të shkrihet në shkëmb dhe do të ketë të njëjtën ngjyrë gjithashtu edhe me ambientin që e rrethon”, ka theksuar shoqata në njoftim, raporton Zeri.info.

Shoqata beson se kjo skulpturë mund të kthehet në ikonën e qytetit dhe në një pelegrinazh nga vizitorët në qytetin e Prizrenit.

Prandaj, të gjithë ata që kanë vërejtje, sugjerime dhe kritika se çka mund të ndryshohet në këtë projekt, mund t’i dërgojnë në këtë email adresë nue_oroshi@yahoo.de deri më datën 30 dhjetor 2020. /Zëri

Shkrimi Mëparshëm

Sqaron Nue Oroshi, ideatori i shtatores së Skënderbeut në Prizren

Shkrimi Vijues

“Lidershipi i Rilindjes nuk e do anëtarësimin në BE!” Ish-ministri, Malaj: Dështimi është i mazhorancës

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

"Lidershipi i Rilindjes nuk e do anëtarësimin në BE!" Ish-ministri, Malaj: Dështimi është i mazhorancës

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist