E mërkurë, 10 Gusht, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Bota

Pas betimit zbulohen tre dokumentet e para që firmosi Biden

21 Janar, 2021
Në Aktualitet, Bota, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden nënshkroi tre dokumente në Sallën e Presidentit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara menjëherë pas ceremonisë së betimit, akti i tij i parë zyrtar si presidenti i 46-të.

Presidenti Biden nënshkroi Deklaratën e Ditës së Inaugurimit dhe dokumentet për emërimet në pozicionet e drejtuesve në kabinetin qeveritar.

Nënshkrimet janë pjesë e premtimit të tij të fushatës për të zhbërë shumë nga veprimet e ish-Presidentit Donald Trump gjatë katër viteve të fundit duke nënshkruar një seri urdhrash ekzekutivë në ditën e tij të parë në detyrë.

Në një deklaratë të mërkurën, ekipi i tranzicionit i Presidentit Biden tha se disa nga ato çështje përfshijnë menaxhimin e krizës së koronavirusit, emigracionit dhe ndryshimet klimatike.

Pothuajse menjëherë pas betimit në Kapitol, ndihmësit thanë se Presidenti Biden do t’i jepte fund ndalimit të udhëtimit nga disa vende me shumicë myslimane, do të ndalonte ndërtimin e murit përgjatë kufirit SHBA-Meksikë dhe do të rifuste vendin në Marrëveshjen e Klimës së Parisit dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Zyrtarët e ekipit të tranzicionit gjithashtu thanë se Presidenti Biden do të urdhërojë agjencitë federale të rishikojnë politikat që përforcojnë racizmin në sistem, do të kërkojë nga qeveria federale të mos bëjë diskriminim bazuar në identitetin gjinor ose orientimin seksual dhe do të revokojë një urdhër të ish-presidentit Trump për të përjashtuar jo-shtetasit nga censusi në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Biden gjithashtu planifikon të përmbushë premtimin e tij të fushatës për të ndihmuar amerikanët në vështirësi financiare të përballen me efektet e pandemisë së koronavirusit. Ai do të zgjasë një pezullim nga qeveria federale të dëbimeve nga shtëpitë dhe do të kërkojë nga agjencitë federale të zgjasin një masë të ngjashme për huatë e strehimit të garantuara nga qeveria federale.

Presidenti i ri gjithashtu do të sigurojë asistencë për studentët me kredi të mëdha arsimore duke vazhduar një pezullim të interesit të kredive federale studentore dhe pagesat e principalit për tetë muajt e ardhshëm.

Ndihmësit thanë se Presidenti Biden do të ndërmarrë dhjetëra veprime të tjera ekzekutive në 10 ditët e ardhshme, ndërsa ai kërkon të ndryshojë drejtimin e vendit pa pritur miratimin e Kongresit.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Presidenti Biden do të revokojë ndalimin e Departamentit të Mbrojtjes për personat transgjinorë që të shërbejnë në forcat e armatosura, si dhe një politikë që ndalon financimin amerikan për grupe ndërkombëtare që kryejnë aborte ose që ndihmojnë gratë të marrin shërbime aborti.

Vetëm dy presidentë të fundit nënshkruan urdhra ekzekutivë në ditën e tyre të parë në detyrë dhe secili nënshkroi vetëm një. Por ndihmësit thanë se ndërsa Presidenti Biden përballet me një pandemi në përkeqësim të koronavirusit, ai është i vendosur të veprojë me një ndjesi urgjence. /VOA

Shkrimi Mëparshëm

4 të vrarët para kryeministrisë më 21 Janar, shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut”

Shkrimi Vijues

Kongresi i Lushnjes, përpjekja e shqiptarëve për shtet

Të Ngjashme

Ekonomia

“Ia kemi rrëmbyer Greqisë turistët”, ministrja e Ekonomisë: Efekt pozitiv në ekonomi

9 Gusht, 2022
Ekonomia

756 mijë shqiptarë kanë leje qëndrimi në BE/ Ikja vijon, ja sa u shtuan në 2021

9 Gusht, 2022
Aktualitet

Rama në Turqi me ftesë të Erdogan/ Zbardhen dy arsyet e vizitës

9 Gusht, 2022
Shkrimi Vijues

Kongresi i Lushnjes, përpjekja e shqiptarëve për shtet

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

“Ia kemi rrëmbyer Greqisë turistët”, ministrja e Ekonomisë: Efekt pozitiv në ekonomi

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

“Ia kemi rrëmbyer Greqisë turistët”, ministrja e Ekonomisë: Efekt pozitiv në ekonomi

9 Gusht, 2022

756 mijë shqiptarë kanë leje qëndrimi në BE/ Ikja vijon, ja sa u shtuan në 2021

9 Gusht, 2022

Një përgjigje për Pirro Dhimën

9 Gusht, 2022

Rama në Turqi me ftesë të Erdogan/ Zbardhen dy arsyet e vizitës

9 Gusht, 2022

“Ia kemi rrëmbyer Greqisë turistët”, ministrja e Ekonomisë: Efekt pozitiv në ekonomi

9 Gusht, 2022

756 mijë shqiptarë kanë leje qëndrimi në BE/ Ikja vijon, ja sa u shtuan në 2021

9 Gusht, 2022

Një përgjigje për Pirro Dhimën

9 Gusht, 2022

Rama në Turqi me ftesë të Erdogan/ Zbardhen dy arsyet e vizitës

9 Gusht, 2022

Me gomone në Angli, gazeta “The Sun” zbulon reklamën joshëse të trafikantëve

8 Gusht, 2022

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare bie në nivelin më të ulët që nga shkurti i këtij viti

8 Gusht, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist