E diel, 26 Qershor, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Pano Soko ia numëron të gjitha Braçes, pasi e quajti hajdut: Shihemi në gjyq

28 Nëntor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga themeluesit e “Nisma Thurje” Pano Soko  i është përgjigjur “flakë për flakë” komentit të bërë nga zv.kryeministri Erion Braçe i cili e quajti atë “mashtrues dhe hajdut”. Shkak u bënë qëndrimet e Sokos të enjten në emisionin “Open” në TCH ku ishte në fokus tërmeti i 26 nëntorit dhe rindërtimi. Soko vendos t’ia numërojë të gjitha Braçes ndërsa në fund thotë se do ta hedhë në gjyq edhe pse thotë se e di që nuk do të fitojë.

Komenti i plotë

Më paska akuzuar Erion Braçe si hajdut dhe mashtrues..🤦🤦🤦

Zv.Kryeministri i qeverisë që KLSH-ja i ka kapur 7 miliardë Euro shkelje të disiplinës financiare, më ka akuzuar mua si hajdut.

Zv.Kryeministri i konçesionit të inceneratorëve, ku iu paguan një kompanie 15 milionë Euro, pa bërë asnjë kokërr pune, më ka akuzuar mua si hajdut.

Zv.Kryeministri i koncesionit të sterrilizimit, ku për një set kirurgjikal ne paguajmë minimalisht 100€, ndërsa në Gjermani paguajnë 2.4€, më quan mua hajdut.

Zv.Kryeministri i tenderit të unazës me 20 milionë €/km, që u morr vesh deri në SHBA që ishte vjedhje, më quan mua hajdut.

Dhe imagjino skenën. Erioni është duke shkruar në kompjuter statusin për mua ku më shan hajdut dhe aty përpara ka fletën ku sapo ka firmosur VKM për konçesionin e ri Milot-Fier 1.5 miliardë € dhe ku do t’i detyrojë shqiptarët të paguajnë 20 mijë lek të vjetra për të kaluar aty.

Dhe pak më tej ka shkresat për ligjin e metrologjisë që do t’i hapi rrugën konçesionimit të plotë të metrologjisë..

Etj.etj.etj..se janë shumë shkresat që Braçe ka në tavolinë..

Dhe ky Zv.Kryeministër ka guximin dhe hap gojën dhe akuzon hajdut dikë?? Çfarë guximi? Sa i pacipë duhet të jesh?😯🤯

Këta të lënë pa tekst!

Më quan dhe mashtrues..🤦🤦

Njeriu që në 2013 iu thërriste fermerëve të Divjakës “A doni ju naftën pa taksa? Ne do ta bëjmë naftën pa taksa”. Dhe vetëm një vit më vonë, iu rriti taksat naftës me 240 lek të tjera.

Njeriu që në 2013 premtonte 300 mijë vende pune dhe shëndetësi falas, dhe pas 7 vjetësh degëdisi 400 mijë shqiptarë në Gjermani bashkë me gjysmën e mjekëve në vend.

Ky më akuzon mua mashtrues??!!!🤦🤦🤦

Thotë ka tre muaj që ka filluar ndërtimi i shtëpive. Po 35 ditë kërkon një shtëpi për t’u ndërtuar, tha zv.ministri dje, ç’ne s’kanë mbaruar ato shtëpitë akoma, meqë kanë 3 muaj??

Se këta bien vetë brenda tek ato që vetë i thonë. Janë të paparë!

Erion, unë jam hajdut e pranoj. Jam hajdut i jetës së tim biri. Se, po të lë akoma ty dhe kufomat e tjera që e rropët këtë vend për 30 vjet me radhë, të vazhdosh të vjedhësh jetët e njerëzve.

Po vazhdoj të të lejoj, që pasi më vodhe jetën mua, t’ia vjedhësh dhe tim biri. Dhe kjo më bën bashkëpunëtor në krim.

Por që s’kam ndërmend të të lejoj për shumë gjatë, të siguroj për këtë.

P.S. Ti nuk më ke përmendur me emër në statusin tënd, sepse ke frikë se po të hedh në gjyq për shpifje.

Por, gjithsesi, unë do të të hedh prapë në gjyq për shpifje. E di që s’do ta fitoj, se ti s’e ke përmendur emrin. Por s’mund t’ia mohoj vetes kënaqësinë kur të të shoh ty apo avokatin tënd që, duke u përdredh si larvë, i thotë gjykatësit “Jo nuk e kam pasur me z.Soko. Ja s’ka prova që e kam pasur me z.Soko, se s’ja kam përmendur emrin.”🤣🤣

Ça kënaqësie…

 

Shkrimi Mëparshëm

“Der Standard” Arroganca e Ramës u kushton shqiptarëve 110 milionë euro

Shkrimi Vijues

108 vjet shtet/ Shqipëria e sotme, e coptuar – aspak si ëndrra dhe projekti i mendjeve të ndritura të kombit

Të Ngjashme

Aktualitet

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022
Shkrimi Vijues

108 vjet shtet/ Shqipëria e sotme, e coptuar – aspak si ëndrra dhe projekti i mendjeve të ndritura të kombit

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon politika shqiptare

24 Qershor, 2022

Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Pallatit të Brigadave

23 Qershor, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist