E hënë, 16 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

“Numrin e shqiptarëve në Maqedoni e kanë përgjysmuar regjistrimet e deritanishme”

26 Mars, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Pikepamje, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Prof.Dr  Abdulla Mehmeti

Edhe pse konsiderojmë që tendenca për t’i dhënë rëndësi çështjes së numrave dhe statistikave për ndarjen e njerëzve mbi baza etnike, fetare, gjuhësore dhe dallime të tjera nuk është humane, nevoja për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve nga falsifikimet që bëjnë pushtetet jodemokratike, politizimi i kësaj çështje, përdorimi i të dhënave për qëllime destruktive, johumane dhe djallëzore, me kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut mbi këtë bazë, na jep të drejtë të jemi në anën e së vërtetës dhe kundër falsifikimit të numrit të popullsisë në bazë të përkatësisë etnike.
Shumica e shteteve jodemokratike, sidomos në rajonin tonë, nuk e bëjnë regjistrimin e popullsisë për nevojat e qytetarëve dhe të shtetit, përgatitjen e planeve ekonomike, zhvillimore dhe sociale, por për hartimin e strategjive shoviniste për shtypjen dhe sundimin e popujve të cilëve u mohohet e drejta e vetëvendosjes, vetëpërcaktimit dhe zhvillimit të natyrshëm të tyre.
Kështu, përmes regjistrimeve të derisotme, numri i shqiptarëve në Maqedoni është përgjysmuar me metodat më perfide të operacionit statistikor të quajtur regjistrim i popullsisë, ndërkohë që organet e pushtetit, në mënyrë të fshehtë dhe të hapur janë angazhuar për ndryshimin e strukturës demografike të popullsisë në këtë shtet.
Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore për përsëritjen e regjistrimit të popullsisë në vitin 1994, ndërprerjen e regjistrimit në vitin 2011, shpërnguljen në masë të popullsisë gjatë dekadës së fundit, ngritjen e tensioneve ndëretnike me qëllim të heshtjes së kësaj çështje tepër domethënëse për statusin kushtetues-juridik dhe errësimin e perspektivës për të ardhmen e popullit shqiptar në Maqedoni.
Përmes teknologjive bashkëkohore, kjo përvojë e ndërhyrjes shoviniste të organeve të pushtetit për fshehjen e realitetit dhe falsifikimin e të dhënave për numrin e popullsisë është bërë gati e pamundur, prandaj këto shtete janë të ,,detyruara” të shpikim metoda të tjera më ,,moderne” dhe ,,demokratike” për vazhdimin e këtyre praktikave johumane.
Këtë e dëshmon edhe qasja e re e organeve kompetente të cilat tanimë i kanë filluar përgatitjet e nevojshme për këtë operacion statistikor i cili do të zhvillohet në Maqedoni gjatë vitit 2020, ku parashihet të hiqet rubrika për deklarimin e përkatësisë etnike të qytetarëve dhe në vend të saj të deklarohet vetëm gjuha që e flasin ata. Ky është një ,,zbulim” djallëzor për ruajtjen e gjendjes ekzistuese, meqë nga së paku 29 nacionalitetet që jetojnë në këtë shtet, vetëm shqiptarët (dhe një pjesë e qytetarëve turq e rom) flasin gjuhë tjetër, të ndryshme nga gjuha zyrtare e shtetit në Maqedoni.
Sidoqoftë, të dhënat statistikore zyrtare (Enti shtetëror i statistikës) për përkatësinë etnike të qytetarëve në Maqedoni, siç është numri i nxënësve në shkollat fillore, numri i fëmijëve të lindur sipas përkatësisë së prindërve, numri i çifteve të kurorëzuar dhe të dhëna të ngjashme, flasin mjaftueshëm se numri i shqiptarëve në këtë shtet është shumë më i madh seç paraqitet zyrtarisht (afër 25%) dhe ai arrin diku mbi 35-40%, me të gjithë manipulimet dhe falsifikimet edhe të këtyre të dhënave.

Shkrimi Mëparshëm

Në Shqipëri nis zyrtarisht fushata / Yuri Kim iu dërgon ultimatum të prerë forcave politike

Shkrimi Vijues

Manaj – Ndrenikës: Babën e kam gjallë, siç ke ti partinë e Phenianit

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Manaj - Ndrenikës: Babën e kam gjallë, siç ke ti partinë e Phenianit

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist