E diel, 22 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Nuk bëhet kështu shkolla në televizion!

17 Nëntor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

ARTAN FUGA

Ka disa ditë që më ka tërhequr vëmendjen emisioni për shkollën në Televizionin Publik Shqiptar. Gjoja si zëvendësues ose ndihmës për mësimin në klasë në kohë pandemie.

Dje pata pak kohë ta ndiqja me kujdes disa minuta, sepse një i afërt më tha: “Ore, shih se çfarë bëhet! Ka gallatë!”.

“Pëlcet qeliza”, thotë mësuesja! Ishte një lemeri, një banalitet, një mediokritet i paparë! Më mirë pa mësim fare sesa me ato paçavure!

Ishte tema e mësimit në histori: Monarkia franceze!

Nuk kuptohej nëse atë mësim e kishte certifikuar Ministria e Arsimit apo ishte një “show” i Televizionit Publik, një koncert variete komik për të na bërë të qeshim.

Uroj që nxënësit të mos e kenë marrë seriozisht dhe t’i kenë kthyer kurrizin! Më mirë pa shkollë sesa me atë lloj mësimi të turpshëm, ku me taksat e qytetarëve disa institucione tallen.

Nuk e ka fajin prezantuesja, së cilës i kërkoj falje, por nuk kuptohej se për cilin cikël ishte mësimi.

Ishte mësim historie, por nuk kishte asgjë historie, më shumë një sociologji banale e feudalizmit, trajtuar si mos më keq. O Zot!

Jepej një citim, por pa pikë reference. Nuk tregohej se në cilat tekste mbështetej mësimi. Asnjë datë veç një gjëje që kishte ndodhur si Traktat i Verdunit andej nga shekulli i nëntë. Asnjë shpjegim për këtë.

Asnjë datë tjetër, asnjë ngjarje madhore e përmendur, asnjë personazh veç legjendës së Zhanë d’Arkut që nuk kuptohej se çfarë ishte. Lufta 100-vjeçare me Anglinë nuk kuptohej se përse u bë dhe çfarë lidhjeje kishte me Monarkinë.

Ngatërrohej koncepti mbret i frankëve me atë të mbretit dhe monarkisë së Francës. Veç Hygë Kapetit, sikur nuk kishte as Luigj të 14-të, as të 15-të, as të 16-të.

Nga Monarkia hidhej në arsyetime banale për feudalizmin ku feudalët konsideroheshin rivalë të mbretit, i cili gjithë kohën paskësh qenë solidar me byrgerët e qytetareve.

Histori pa histori, monarkia paraqitej e njëjtë në të gjitha kohët. A thua se Sharlëmanja nuk kishte ekzistuar fare dhe zëvendësohej me një personazh gjysmë mitologjik si Zhana.

U premtua se do të flitej për asamblenë kushtetuese, por asgjë nga historia e saj. Dukej si aneks i mbretit, siç ka qeveria jonë Kuvendin. Asnjë fjalë për Kishën Katolike dhe pushtetin e saj.

A thua se nuk kishte pasur iluministë! Nuk kishte pasur As Volter, as Danton, as Marat, asgjë prej gjëje!

U premtua se do të trajtoheshin dallimet mes monarkisë franceze dhe angleze, por asgjë nuk u tha. A thua se kanë qenë dy copa guri të palëvizshme në mal, që krahasohen me dy fjalë.

Nuk bëhej fjalë të lexohej ndonjë dokument historik, të jepeshin pjesë të ndonjë dokumentari, të sugjeroheshin romane a lexime, të jepej me skemë historia dhe gjenealogjia e ngjarjeve historike, të tregohej shtrirja gjeografike në kohëra të ndryshme, të tregoheshin mekanizmat e oborrit, të taksave, të ushtrisë, të kështjellave të mëdha.

O Zot, thashë, këta nuk heqin dorë nga Turi, këta nuk kanë dinjitet, nuk dinë se bëjnë krime.

Çfarë bën Televizioni Publik Shqiptar? Pse pranon të tilla surrogato, pse bëhet palë me këto emisione ku banaliteti dhe mediokriteti të bëjnë të vjellësh! Kush vazhdon të tallet me arsimin e rinisë shqiptare edhe pasi dikush që u tall disa vjet më në fund u zbyth.

Në televizion ne po shohim aktin e parë të dramës që prodhon Turin në maturë.

Turi maturi! Turi imaturi! Turi aguridhja! Pasi bëhen këto lloj mësimesh, sigurisht në fund pyetjet do të jenë: A e ke parë filmin me D’Artanjanin? Kush aktor e ka luajtur rolin e tij në filmin Tre Musketjerët? Lutem jepini fund këtij banaliteti! Këtij maskarallëku televiziv! Këtij bashkimi midis banalitetit pedagogjik me banalitetin televiziv!

——————————————————————————————————————————

Shkrimi Mëparshëm

Foto/ Nostalgjikët e komunizmit homazhe për Çlirimin e Tiranës me portrete të Enverit

Shkrimi Vijues

28-vjeçarja, 5-muajshe shtatzënë, ndërron jetë te Infektivi

Të Ngjashme

Aktualitet

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022
Kryesore

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022
Kryesore

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

28-vjeçarja, 5-muajshe shtatzënë, ndërron jetë te Infektivi

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022

Rama njofton për projektin e portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

21 Maj, 2022

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022

Rama njofton për projektin e portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

21 Maj, 2022

Ekspertët tryezë për Butrintin/ Tupja: Një ditë do shohim gjithë Shqipërinë me koncesion

21 Maj, 2022

119 vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, një ndër personalitetet e njohura të letërsisë e kulturës shqiptare

20 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist