E diel, 26 Qershor, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Në Shqipëri rriten me 65% rastet e reja me Covid 19 në javën e fundit

24 Gusht, 2021
Në Aktualitet, Kryesore

BROCKTON - AUGUST 13: A nurse practitioner administers COVID-19 tests in the parking lot at Brockton High School in Brockton, MA under a tent during the coronavirus pandemic on Aug. 13, 2020. (Photo by David L. Ryan/The Boston Globe via Getty Images)

Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, java e fundit shënoi një tjetër përkeqësim të ndjeshëm të situatës së pandemisë Covid 19, me një rritje të fortë të rasteve, viktimave dhe të shtruarve në spitale.

Të dhënat e përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në 7 ditët e fundit (17-23 gusht), numri i të prekurve rishtaz u rrit me 65 përqind, krahasuar me javën pararendëse (10-16 gusht) duke kapur një total prej 3574 rastesh, ose një mesatare ditore prej 510 rastesh. Ky është niveli më i lartë javor që prej periudhës 16-22 mars.

E premtja shënoi dhe ditën me kuotën më të lartë, me 658 të prekur, një nivel që nuk ishte rregjistruar që prej 21 marsit. E hëna ishte dita me më pak raste, 397 të infektuar, të shpërndarë në 32 bashki të vendit: 88 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.

Edhe pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) po ngjitet në nivele gjithnjë e më të larta, ndonëse testimet vijojnë të shtohen, duke kapur një mesatare ditore prej 5791 tamponësh. Mesatarja e pozitivitetit, në 7 ditët e fundit u ngjit në 8.8 përqind, nga 6.7 përqind që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Rritja e shpejtë e të prekurve ka çuar në një shumëfishim të rasteve aktive të cilat kanë arritur në 5792 persona, ose 100 herë më shumë se fundi i muajit qershor. Shtimi i rasteve, sipas autoriteteve, i detyrohet qarkullimit të përhapur të variantit Delta, i konfirmuar zyrtarisht disa javë më parë.

Gjatë javës së fundit, u vu re dhe një dyfishim i viktimave. Janë 12 persona që humbën jetën, niveli më i lartë javor që nga periudha 11-17 maj. E vetmja ditë pa viktima ishte kjo e hënë. Paralelisht, numri i pacientëve që kërkojnë trajtim të specializuar, është rritur progresivisht. Sipas të dhënave të ditës së sotme në spital ndodhen 84 të shtruar, ndërkohë që të hënën e kaluar (16 gusht) kishte 47 pacientë.

Që nga fillimi i muajit gusht janë rregjistruar 6608 raste, gati 1 mijë më shumë se sa ishin gjatë gjithë muajit prill, dhe më shumë se trefishi i totalit të rasteve në muajt maj-qershor-korrik, të marrë së bashku. Megjithatë autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sinjal për të shtrënguar masat kufizuese, Masat që janë në fuqi, shpërfillen haptazi, me miratimin e heshtur të institucioneve të ngarkuara për të ndjekur respektimin e tyre.

Vëmendja e autoriteteve është përqëndruar te vaksinimi, me thirrjet e përsëritura drejtuar popullatës, duke qenë se gushti është dhe muaji i hapur për moshat mbi 18 vjeç. Të dhënat e fundit zyrtare për këtë proces i përkasin 18 gushtit, dhe sipas tyre janë kryer 1.340.339 doza të vaksinës ndaj koronavirusit. Bazuar në to, rezulton, sipas përllogaritjeve të bëra nga Zëri i Amerikës, se 35.4 përqind e popullsisë mbi 18 vjeç ka marrë të paktën një doze. Prej tyre, 25.9 përqind, ose mbi 575 mijë persona i kanë marrë të dyja dozat./ VOA

Shkrimi Mëparshëm

Edi Rama: Janë të barabartë ata shqiptarë e serbë që shajnë artistë e sportistë të palës tjetër

Shkrimi Vijues

Sikur sllavizma Çorovoda të ishte Skrapar

Të Ngjashme

Aktualitet

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022
Shkrimi Vijues

Sikur sllavizma Çorovoda të ishte Skrapar

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon politika shqiptare

24 Qershor, 2022

Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Pallatit të Brigadave

23 Qershor, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist