E enjte, 18 Gusht, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Meta: “Një alarm dhe fatkeqësi kombëtare, t’i themi ndal shpopullimit”

Po ikin nga Shqipëria të rinjtë dhe më të arsimuarit

3 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Shpopullimi është një fatkeqësi kombëtare me pasoja fatale dhe tani, sipas Presidentit Ilir Meta, është koha për t’i thënë ndal kësaj gangrene sociale. Kreu i shtetit iu referua raportit të Zyrës së Mbështetjes së Azilit Europian të muajit gusht 2020, dhe tha se numri i azilkërkuesve për herë të parë nga Shqipëria për periudhën korrik 2018 deri në korrik të vitit 2020 ka arritur në 34135 persona.

Ajo që duhet konsideruar si një alarm pse jo dhe një fatkeqësi kombëtare, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë është fakti se vendit po i ikën rinia tha Meta.

“Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Të dhënat e EUROSTAT-it bëjnë të ditur rreth 78% e totalit të aplikimeve, janë nën moshën 34 vjeç. Po ashtu është shumë lartë edhe shifra e azilkërkuesve të grupmoshës 18-34 vjeç, si dhe të moshës 17-18 vjeç”.

Përveç varfërisë, papunësisë, në kushtet e vendit tonë ka dhe arsye të tjera të cilat po e shndërrojnë këtë fenomen në një gangrenë sociale u shpreh kreu i shtetit.

“Të rinjtë po përballen me mungesën e vendeve të reja të punës dhe meritokracisë për punësim. Të rinjtë e perceptojnë gjendjen si të pandryshueshme dhe të papërballueshme, dhe dita ditës po braktisin vendin duke u shkëputur nga familja dhe rrethi shoqëror, si dhe nga atdheu i tyre.

Ata e kanë të pamundur për të realizuar ëndrrat e tyre, për të rritur dhe shfrytëzuar aftësitë e tyre, për të marrë pjesë në jetën demokratike.

Të rinjtë janë në një krizë të thellë besimi”.

Sipas Metës, struktura socio-demografike e flukseve të migracionit tregon se dëshirojnë të migrojnë nga Shqipëria aktualisht edhe më të arsimuarit, më të kualifikuarit, të punësuarit dhe ata me të ardhura të mesme e të larta.

“Kjo padyshim do të ketë pasoja shumë negative në zvogëlimin e kapitalit human të vendit dhe do të zbehë konkurrueshmërinë e vendit”.

Ndërsa lidhur me shifrat se sa përqind e te rinjve dëshirojnë të kthehen në vendlindje pas përfundimit të studimeve, kreu i shtetit tha se edhe këtu rezultatet janë tepër dekurajuese dhe alarmuese.

“Sipas vrojtimeve 94% e tyre duan të qëndrojnë në vendet ku kanë studiuar jashtë dhe jo të kthehen në vendin tonë”.

“Rrjedhimisht, si pasojë e këtij emigrimi, Shqipëria po humbet kapitalin e saj më të çmuar, atë human dhe në rradhë të parë të rinjtë e talentuar dhe të mirëarsimuar në universitetet brenda dhe jashtë vendit.

Migrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve nga Shqipëria në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e largimit masiv të trurit, kostoja e të cilit mund të jetë fatale për vendin dhe kombin në të ardhmen. Ndaj duhet një reflektim nga e gjithë klasa politike dhe shoqëria jonë, për t’i thënë ndal shpopullimit të Shqipërisë, rikthimit të besimit në rradhë të parë tek të rinjtë dhe të rejat për të ardhmen europiane të vendit tonë”, u shpreh Meta.

Deklarata e Presidentit Meta u dha teksa vlerësoi studiuesin e mirënjohur të emigracionit shqiptar, Profesor Russell King me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për veprimtarinë e tij disavjeçare kërkimore-shkencore në studime, botime dhe konferenca ndërkombëtare, duke u renditur si një nga studiuesit më të njohur në fushën e emigracionit shqiptar në Evropë.Në vlerësim të punës së tij të palodhur për sensibilizimin e të rinjve, studentëve dhe studiuesve shqiptarë e të huaj ndaj këtij fenomeni shoqëror, çështje e rëndësishme për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj”.

Shkrimi Mëparshëm

Vjen në 24 vende Evropiane Google Play Pass

Shkrimi Vijues

VIDEO/ Drejtori i fushatës së PD-së: Nga rritja e taksave të Ramës po vuajnë 100 mijë familje

Të Ngjashme

Aktualitet

Media spanjolle: Shqipëria, zbulimi i ri për turistët

17 Gusht, 2022
Aktualitet

Tirana, qyteti nga duhet ikur

16 Gusht, 2022
Aktualitet

Dua Lipa “Vajzë shqiptare në Shqipëri” shijon pushimet

16 Gusht, 2022
Shkrimi Vijues

VIDEO/ Drejtori i fushatës së PD-së: Nga rritja e taksave të Ramës po vuajnë 100 mijë familje

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Profesori i Kembrixhit Timothy Less: Gjithçka të çon në krijimin e një Shqipërie të madhe

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Profesori i Kembrixhit Timothy Less: Gjithçka të çon në krijimin e një Shqipërie të madhe

18 Gusht, 2022

Tjetër investitor strategjik në Jug, “Gjikuria” përfiton 9 mijë metër katrorë tokë për 1 euro

18 Gusht, 2022

Fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman

18 Gusht, 2022

Cili ishte emri ynë i parë, Arbri apo Abri!

18 Gusht, 2022

Profesori i Kembrixhit Timothy Less: Gjithçka të çon në krijimin e një Shqipërie të madhe

18 Gusht, 2022

Tjetër investitor strategjik në Jug, “Gjikuria” përfiton 9 mijë metër katrorë tokë për 1 euro

18 Gusht, 2022

Fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman

18 Gusht, 2022

Cili ishte emri ynë i parë, Arbri apo Abri!

18 Gusht, 2022

Petro Nini Luarasi: “Ruamani gjakun, se do t’ju duhet për shkrimin e gjuhës shqipe…”

18 Gusht, 2022

“Mbretëresha e Shqipërisë”, Facebook i komenton sërish Dua Lipës!

18 Gusht, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist