E diel, 26 Qershor, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Kundër propagandës së përlotjes

21 Gusht, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Aurel Plasari / Shënim për FaceBook

Atë të përlotjes e përjetoj si sektorin më të neveritshëm të propagandës. Jo vetëm për afganët, siç e solli rasti. Propagandë përlotjeje me foto, të shkrepura prej fotografësh “të specializuar”, që ndjellin trishtim, pikëllim dhe, më në fund, lot. Intervista në të cilat intervistuesi i di përgjigjet më mirë se i intervistuari. E ka bërë shkollë Perëndimi këtë sektor propagande, pa vënë re që gati po fshik kufijtë e palaçollëkut, si me foton te “La Stampa” të një cuce në Kabul me qenin ndër krahë e me thirrjen: “Shpëtoni stafin tim dhe qentë dhe macet nga ferri i Kabulit!”. Të gjitha për t’u mëshuar sentimenteve të një kategorie të madhe konsumatorësh, tanimë të dobësuar e të ligështuar, të qytetërimit perëndimor.

Çfarë kuptimi ka të pretendosh lirinë dhe demokracinë pa luftuar për to? E pakta pa u mbrojtur? Me fjalë të tjera, të kërkosh ato çfarë vetë Perëndimi, ai i dikurshmi e i vërteti, i ka fituar me gjak?

Për ata që mund të bëjnë sikur nuk kuptojnë: vetë amerikanët e veriut kanë luftuar shtatë vite për t’u çliruar nga Britania e Madhe dhe në shek. XIX kanë bërë një luftë civile të vrazhdë duke u vrarë shoq me shoq. Italia ka bërë tri luftëra për pavarësinë. Franca një revolucion sa për dhjetë luftëra plus një luftë civile historike. Britania e Madhe një revolucion dhe një luftë civile. Spanja gjashtë vite luftë për pavarësi dhe në shek. XX katër vite luftë civile. Pothuaj të gjithë kështu. Për të mos llogaritur sesi luftuan popujt gjatë Luftës së Dytë Botërore. Etj. Dhe përmenda vetëm luftërat e mëdha.

Bën mirë për shëndetin, mendoj, ta refuzosh përlotjen propagandistike ndaj një populli, më sakt ndaj shumicës së tij, që dorëzohet para bandave fanatike dhe merr ikën për të ikur. Jam me z. Russell, që tha dikur se Forca morale qëndron ndaj Forcës materiale si Treshi ndaj Njëshit. Ku e ka forcën morale kjo shumicë, ndërsa paska forcë morale pakica talebane që pushton vendin dhe hedh në dorë pushtetin vetëm brenda pak ditësh? Ndërsa shumica “e qytetëruar”, që pretendon liri dhe demokraci me ndihmën e të huajve, – gjithnjë nëse i pretendon vërtet, – ia mbath vrapit ku sytë këmbët.

Është e papranueshme që sektori i përlotjes i propagandës së Perëndimit të nxisë një popull të ikë e të mos luftojë aty në vend, siç ka luftuar vetë Perëndimi gjatë historisë së tij, dhe të ofrojë kështu modelin e turmës së mefshtë, të qullët, të flashkët. E përsëris: jo vetëm për afganët, por për cilindo popull, pa përjashtim.

Ta kuptojmë mirë e bukur edhe presidentin Joe Biden me deklaratën e tij: që nuk ka se përse amerikanët të zhvillojnë luftë për afganët kur ata vetë nuk janë të gatshëm ta bëjnë atë – pra luftën – për veten e tyre. Nuk besoj që z. president i ShBA ta ketë thënë “padashka”.

fb a.p.

Shkrimi Mëparshëm

Sapo të vijnë, afganëve do u ofrohet azil politik në Shqipëri

Shkrimi Vijues

Kur SHBA-të “të largohen”, Kosova do të jetë anëtare e NATO-s!

Të Ngjashme

Aktualitet

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022
Shkrimi Vijues

Kur SHBA-të “të largohen”, Kosova do të jetë anëtare e NATO-s!

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon politika shqiptare

24 Qershor, 2022

Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Pallatit të Brigadave

23 Qershor, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist