E hënë, 16 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

Kosova me doganë në Portin e Durrësit, ratifikohet marrëveshja

26 Janar, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka bërë me dije se është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje e shqyrtuar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive i përket zbatimit të lehtësimit të procedurave doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave.

Ndër të tjera, Ibrahimaj tha se ky Projektligj parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

“Miratuam sot Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë për sa i përket zbatimit të lehtësimit të procedurave të ndërsjella në procedurat doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Sot kjo marrëveshje shkon në Parlament dhe do të lehtësojë marrëdhënien e ndërsjellët dhe tregtinë ndërmjet dy vendeve tona, duke njohur të gjitha licencat dhe agjencitë doganore që ndodhen në kufi. Të dy vendet do të njohin kontrollet e vetëm një vendi duke ulur kohën e kontrollit doganor. Marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe të gjitha lehtësirat që kjo pikë do të sjelli dhe do të njohë disa protokolle të cilat do t’i hapin rrugën të tjerave”, ka thënë Ibrahimaj.

Po ashtu, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë një konference për medie tha se Kosova përmes ratifikimit në Kuvend të dy marrëveshjeve me Shqipërinë do të zbatohen lehtësirat doganore dhe kontrollit të hyrjes-daljes së mallrave të dy shteteve.

“Bëhet fjalë për marrëveshjet që kemi nënshkruar me Qeverinë e Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët që kishim vitin e kaluar. E para ka të bëjë me lehtësimet doganore dhe lehtësimin e tregtisë në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Natyrshëm se shteti i Shqipërisë është partneri ynë kryesor tregtar dhe synojmë që këmbimi tregtar mes dy vendeve tona të jenë në nivelin më të lartë. Në shërbim të kësaj kemi edhe marrëveshjen që për herë të parë bëhet diçka konkrete e nivelit të tillë. Më tutje përveç lehtësimit të lëvizjes së mallrave ne të kaluarën kemi mundësuar edhe lehtësimin e lëvizjes edhe të fuqisë punëtore. Pra edhe të njerëzve që duan të punojnë nga Kosova në Shqipëri ose nga Shqipëri në Kosovë. Kësaj ja kemi shtuar edhe marrëveshjen për sigurimet shoqërore. Një i punësuar duhet të sigurohemi që edhe kontributet pensionale që i paguhen në Shqipëri apo Kosovë t’iu njihet anasjelltas pavarësisht ku jetojnë. Me këtë marrëveshje synohet që të arrihet dhe kompletohet edhe integrimi i tregut të punës përveç integrimit të tregut të mallrave”, tha ai.

Qeveria e Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Shqipërisë gjatë takimit të përbashkët më 26 nëntor 2021 në Elbasan kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.

Shkrimi Mëparshëm

“Bashkëpunoi me rebelët që përgatisnin kryengritjen e 1821”. Arsyet e urdhërit për ekzekutimin e Ali Pashë Tepelenës nga Sulltan Mahmut II

Shkrimi Vijues

Ilir Meta: Shqipëria i vetmi vend në Evropë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore sesa para

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Ilir Meta: Shqipëria i vetmi vend në Evropë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore sesa para

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist