E martë, 24 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

‘Kamt dhe shpatullat’ çojnë ‘Kcimin e Tropojës’ drejt UNESCO-s

28 Prill, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Pasuria kombëtare pasqyron doke dhe zakone që i trashëgon ndër shekuj, brenda një kombi.

Por, kur ajo kalon kufijtë, duke u mbrujtur hap pas hapi, shndërrohet në vlerë ndërkombëtare. “Kcimi i Tropojës” ka nisur rrugëtimin drejt UNESCO-s.

Drejtori i Trashëgimisë Jomateriale pranë Ministrisë së Kulturës, Arian Avrazi, për Albanian Post (AP) shpjegon sesi, “Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Jomateriale e shpalli ‘Kcimin e Tropojës’, Kryevepër Kombëtare të Trashëgimisë Jomateriale”.

Çdo të thotë për një tropojan dhe shqiptar “Kcimi i Tropojës”?

Profesor-koreografi Skënder Haklaj për AP-në rrëfen se, “Kcimi i Tropojës” ka lindur në luginën e Tropojës, në “kamt dhe shpatullat” e Bjeshkëve.

Ai i cilëson “kcimet tropojane si bjeshka, të lidhur në rrënjë e të ndarë në kreshta”.

Në vijim, Haklaj tregon sesi u bë një valltar profesionist, diçka e mbrujtur që në vegjëli.

“E kam në traditën familjare dhe e kam kërcy që i vogël. Teksa im atë t’u i ra çiftelisë me at zogun e lidhun në tra. Më thoshte ‘hajde sokol i babës se kërcen ti. Ia mun zogut ti’”, duke bërë një paralelizëm mes telave të çiftelisë me cicërimave të zogjve.

“Kcimi i Tropojës”, shpjegon profesori, “bazohet mbi pesë lëvizje, derivatet e veta. Mbi pesë lëvizjet kryesore për ta mësuar Kërcimin e Tropojës. Ndërsa çdo motiv të valles mund ta mësosh me tre lëvizje”.

Rrugëtimi i “Kcimit të Tropojës” drejt UNESCO-s

Merita e kandidimit të “Kcimit të Tropojës” në UNESCO u përket tropojanëve.

Sipas drejtorit Avrazi, “para tre-katër vitesh”, ky komunitet ka mbledhur firma nga qytetarët, duke i dërguar pranë Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Jomateriale.

30 marsi do të shënjonte dhe “finalizimin” e një procesi njëvjeçar.

Ka qenë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila në një postim në Facebook bëri me dije se “u firmos formulari i kandidimit të dukurisë së ‘Kcimit të Tropojës’ për ‘Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity’ (lista përfaqësuese e dukurive të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale te njerëzit)”.

Edhe Haklaj ka qenë pjesë e grupit të punës për kandidimin në UNESCO.

“Kam punuar si ekspert i kërcimit të Tropojës. Ku duhet të përkthesh çdo lëvizje, ca flet, ca tregon, sa e ka lashtësinë”, shprehet ai, duke theksuar se përse “Kcimi i Tropojës” duhet të bëhet pjesë e saj.

Folklori, sipas tij, “është konsolidu” kur kanë mbaruar përplasjet administrative të kufijve, të fisit.

“Megjithatë, tash fillon beteja me ambasadorët tonë në UNESCO për ta çuar deri në fitore”, thotë Haklaj për AP-në.

Dallimi midis valleve dhe kërcimit?

Në vijim të bisedës, profesori vë theksin te krahasimi midis valles dhe kërcimin që, sipas tij, kanë ndryshime të mëdha.

“Korpusi i valleve shqiptare ka një rregull: Te vallet, ecet nga e majta në të djathtë. Bahet hark deri në një rreth të plotë. Ecën të kapur dorë për dore, gisht për gisht, krah për krah”, thotë ai për AP-në.

Ndërsa kërcimi, sipas tij, nuk ka “kahje”.

“Nuk fillon nga e djathta në të majtë, apo nga e majta në të djathtë. E ka formacionin të shpërndarë. Kcen secili në mënyrën e vet”.

Pse “kcim” dhe jo kërcim?

Koreografi, i cili tashmë ka dy kurse kërcimi me plot 120 anëtarë, tregon arsyen pse kjo vepër kulturore cilësohet si “kcim” dhe jo “kërcim”.

“Në Tropojë, kërcim i thonë për shkak të impulsivitetit. 70% e tropojanëve janë impulsivë. Kcimit po ta bash kërcim, ia prish këtë impulsivitet. Se don atë ritmin at impulsivitetin”, shprehet ai.

Gjithashtu, kërcimit duhet t’i përshtatet dhe veshja, sipas profesorit.

“Në veprat koreografike ti trajton një motiv. P.sh të Ymere Gashit, dhe duhet t’i përshtatem atij motivi. Nëse është epik, duhet dhe rroba epike, nëse është lirike duhet dhe rroba lirike”, shpjegon ai duke na zbuluar një sekret.

“Në Tropojë ka shtatë kostume femrash, ça s’i ka kush”, thotë ai duke cilësuar se “tropojani mban një kostum për vete e shtatë për grun”.

Drejtori Avrazi ka treguar se “tropojanët” kanë qenë vetë ata, të cilët, bashkë me një grup pune, propozuan ta kalojnë në UNESCO, “Kcimin e Tropojës”.

“Konventa e Trashëgimisë Jomateriale, që është nënshkruar në Paris të 2003-shit, parashikon që, propozimet për këto dukuri të folklorit, duhet të vijnë nga komuniteti”, ka shpjeguar drejtori.

Grup i specialistëve “ka një vit” që ka punuar për të përmbyllur dosjen e kandidimit të “Kcimit të Tropojës”./Albanianpost

 

Shkrimi Mëparshëm

1639 identifikohen si të pagjetur / Krerët institucionalë zotohen për zbardhjen e fatit të tyre

Shkrimi Vijues

28 Prill 1912, 109 vite “Vatra”, organizimi më i madh i shqiptarëve jashtë atdheut

Të Ngjashme

Aktualitet

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

24 Maj, 2022
Aktualitet

Negociatat/ McAllister: Nuk ka kohë për të humbur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 2022
Aktualitet

Akademia e Shkencave organizon dëgjesë me ekspertët që kundërshtojnë planin për Butrintit

24 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

28 Prill 1912, 109 vite “Vatra”, organizimi më i madh i shqiptarëve jashtë atdheut

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

24 Maj, 2022

Negociatat/ McAllister: Nuk ka kohë për të humbur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 2022

Akademia e Shkencave organizon dëgjesë me ekspertët që kundërshtojnë planin për Butrintit

24 Maj, 2022

Kreu i SPAK: Ka korrupsion dhe pastrim parash në çdo strukturë

24 Maj, 2022

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

24 Maj, 2022

Negociatat/ McAllister: Nuk ka kohë për të humbur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 2022

Akademia e Shkencave organizon dëgjesë me ekspertët që kundërshtojnë planin për Butrintit

24 Maj, 2022

Kreu i SPAK: Ka korrupsion dhe pastrim parash në çdo strukturë

24 Maj, 2022

Vota e mërgatës/ Nikolla: Të lehtësohen masat për pjesmarrjen në procese

24 Maj, 2022

Çështja e detit me Greqinë, Shqipëria zgjedh kompaninë britanike për gjyqin në Hagë

24 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist