E diel, 26 Qershor, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kronike

“Ju rrëfej vrasjen e Klodian Rashës…” Zbardhet dëshmia: Çfarë tha dëshmitari okular

Çfarë tha dëshmitari okular para grupit hetimor për krimin e 8 dhjetorit

9 Mars, 2021
Në Kronike, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet rrëfimi i dëshmitarit okular të vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Ky i fundit u qëllua për vdekje nga një oficer policie gjatë mbrëmjes së 8 dhjetorit, pasi u kap duke lëvizur jashtë orarit policor.

News 24 ka siguruar dëshminë e Marshas Aliaj, i cili ishte dhe personi i fundit që u ndalua nga policia për verifikim teksa ecte me makinë përgjatë rrugës ‘Dritan Hoxha’.

Aliaj u ndalua për verifikim nga polici Nevaldo Hajdaraj, që qëlloi edhe ndaj Rashës, dhe kolegu i tij i turnit. Në dëshminë e tij para grupit hetimor Aliaj ka treguar ngjarjen në fjalë me detaje.

Dëshmia:

Nga materiali hetimor ka rezultuar se është pyetur ne cilesine e personit qe deklaron rrethana te dobishme per hetimin shtetasi Marash Aliaj, ku nga deklarimi ka rezultuar se ka ne përdorim nje automjet, te llojit autoveture te markes “Suzuki”, ngjyre te bardhe me targa AA XXX XD, ne pronesi te shtetasit me inicialet B. R., automjet te cilin e perdor per arsye familjare. Sipas deklaruesit, me date 08.12.2020, rreth orës 01:00 minuta, ka qene duke levizur ne rrugen: “Dritan Hoxha”, me drejtimin nga vendi i quajtur Laprake ne drejtim te vendit te quajtur “Zogu i Zi”.

Sipas deklaruesit, ne momentin kur ka qene perballe me vendin e quajtur “Kupola” pranë semaforit, ka parë nga larg se nje automjet policie ia ka bere me drita te gjata, me shenje për te ndaluar. Pasi ka parë nga pasqyra automjetin e policisë i është përgjigjur shenjës se ndalimit, ka hapur krahun dhe ka ndaluar mjetin prane hotel “Dilo”, ku njëkohësisht prapa mjetit te tij ka qene dhe automjeti i policisë.

Sipas deklaruesit, nga automjeti i policisë ka zbritur një punonjës policie, i cili është afruar pranë automjetit duke i kërkuar dokumentet e mjetit. Sipas deklaruesit, është bindur urdherit te punonjesit te policisë dhe ka filluar qe te jape dokumentet. Sipas deklaruesit, ne keto momente ka pare perpara automjetit te tij, ne krahun e djathte, nje punonjes policie, i cili po ndiqte një person me vrap duke kaluar rrugën ne krahun tjeter, duke shoqeruar edhe me fjalet “ndalo, policia!” ne drejtim te ketij shtetasi qe po largohej me vrap.

Sipas deklaruesit, veprimet e mesiperme i kane terhequr vemendjen dhe me ane te shikimit ka pare se shtetasi qe po vraponte dhe punonjesi i policise qe po e ndiqte kane hyre ne nje rrugice, e cila korespondon perballe me hotel “Dilo”, e cila te con prane ish-Shkolles se Partise. Sipas deklaruesit, gjate ketij momenti, punonjesi i policise, i cili i kishte kerkuar dokumentet, dhe po ndiqte me sy kolegun e tij, i ka kthyer dokumentet e mjetit dhe pasi ka mbyllur automjetin e policise, ka vrapuar duke kaluar rrugen me qellim te ndiqte drejtimin nga iku shtetasi ne fjale dhe punonjesi i policise.

Sipas deklaruesit, ne keto momente i ka kerkuar punonjesit te policise nese mund te levizte por ky i fundit nuk i ka kthyer pergjigje. Sipas deklaruesit, gjate kesaj kohe ka qendruar ne automjetin e tij pa levizuar fare, ku pas disa minutave ka degjuar nje krisem si ajo e armeve te zjarrit dhe ka degjuar nje ze personi i cili ka thene se “e vranë”. Sipas deklaruesit, pas ketij momenti ka dale nga automjeti, eshte afruar drejt vendit ku kishte degjuar krismen dhe ulerimen, rreth pesembedhjete metra larg, ne rrugicen qe kufizohej me nje servis automjetesh.

Sipas deklaruesit, pasi eshte afruar ne rrugice, njekohesisht ne kete vend eshte afruar nje punonjes policie, i cili ka shikuar ne drejtim te nje personi, i cili ishte shtrire ne toke, ku pas disa sekondave ne kete vend ka shkuar dhe nje punonjës policie tjetër me vrap, i cili i eshte drejtuar kolegut duke i thene se cfare donte qe kishte shtire me arme. Sipas deklaruesit, pas rreth nje minute ne vendin e ngjarjes kane shkuar punonjese te tjere te policisë, te cilet jane afruar prane shtetasit te shtrire dhe nga ky moment punonjesit e policise i kane kerkuar qe te largohej nga vendi.

Sipas deklaruesit, ai ka qene rreth pese metra prane personit qe ishte shtrire, dhe kur eshte afruar ka pare qe personi i shtrire ishte me koken ne drejtim nga rruga kryesore prane murit dhe kembet ne drejtim te rrugicës ne krahun tjeter. Sipas deklaruesit, gjate kohës qe ka qëndruar, nuk ka dëgjuar komunikime apo debate te tjera. Sipas deklaruesit, personi qe po ndiqte punonjësi i policisë me personin qe ka pare shtrire ne toke ishte i njejti. Sipas deklaruesit, punonjesi i policise qe eshte afruar i pari ne vendin e ngjarjes ishte punonjesi qe e ka ndjekur qe ne fillim personin e shtrire, ndersa punonjesi i policise qe eshte afruar i dyti ne vendin e ngjarjes ka qene punonjesi i policise qe i kishte marre dokumentet e mjetit.

Shkrimi Mëparshëm

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta mes 3 fituesve të Sanremos

Shkrimi Vijues

Yuri Kim në terren, takim me Ballën në Elbasan, Kryemadhin, Bardhin e Hajdarin

Të Ngjashme

Aktualitet

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022
Shkrimi Vijues

Yuri Kim në terren, takim me Ballën në Elbasan, Kryemadhin, Bardhin e Hajdarin

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon politika shqiptare

24 Qershor, 2022

Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Pallatit të Brigadave

23 Qershor, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist