E diel, 22 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Janë bërë “detyrat e shtëpisë” / Soreca: Hera e parë që të gjithë janë pro Shqipërisë

21 Qershor, 2021
Në Aktualitet, Bota, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania, Elona Gjylmi, u shpreh se Shqipëria i ka bërë “detyrat e shtëpisë”, por nëse nuk ndahet nga Maqedonia e Veriut duhet të mos humbë kohë për negociatat.

 Soreca u shpreh se si asnjëherë më parë të gjitha vendet anëtare e kanë shprehur qartë mbështetjen për Shqipërinë

“Nesër është një ditë e rëndësishme. Këshilli do të diskutojë propozimin e Presidencës dhe Komisionit Europian për të hapur negocimin për të dyja shtetet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli marsin e vitit të shkuar.

Ka një qëllim të qartë të vendeve anëtare; të çojnë bashkërisht përpara të dyja vendet, sepse dimensioni rajonal i zgjerimit është shumë i rëndësishëm. Disa vende anëtare po diskutojnë ende për Maqedoninë e Veriut. Mund t’iu duhet pak më shumë kohë. Besoj se qëllimi është që për momentin vendet të mbahen bashkë.

Theksoj se nesër është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse të gjitha vendet anëtarë e kanë shprehur qartë mbështetjen për Shqipërinë. Kjo është hera e para që ndodh. Holanda, Spanja, Danimarka, Franca, Gjermania, të gjitha vendet thonë se Shqipëria ka përmbushur atë që i është kërkuar”, u shpreh ambasadori Soreca për Euronews Albania.

Teksa përgëzoi sistemin shqiptar për kryerjen e ‘detyrave të shtëpisë’, Soreca tha se e rëndësishme është që të mos humbet kohë nga ana e Shqipërisë, ndërsa nënvijëzoi se samiti i tetorit nën Presidencën sllovene është shumë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Është e rëndësishme të përgëzojmë sistemin shqiptar si një i plotë për kryerjen e detyrave të shtëpisë. Për tryezën e parë të negocimit puna duhet të vazhdojë, për të dytën, të tretën dhe kështu me radhë. Në fund, nëse nesër nuk ka ndarje, është e rëndësishme mos të humbim kohë. Të sigurohemi se këtë vit është viti i Ballkanit Perëndimor. Nën Presidencën sllovene do të ketë në fillim të tetorit një samit shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të shkohet në këtë samit me lajme të mira”, tha Soreca.

Ndarja e Shqipërisë nga RMV në rrugën e negociatave ka pak gjasa të ndodhë, tha ambasadori, pasi BE dhe vendet anëtare i duan të dy vendet të përparojnë bashkë, por sipas tij zgjerimi është i bazuar në merita.

“Është herët për t’u thënë. Shqipëria ka bërë çfarë i është kërkuar. Maqedonia Veriut po ecën para. BE dhe vendet anëtare i duan të dyja vendet të përparojnë bashkë, sepse dimensioni rajonal është i rëndësishëm. Por zgjerimi është i bazuar dhe në merita. Është e rëndësishme të mos zhgënjehen ata që kanë punuar, që BE të vendosë t’u japë atë që meritojnë”, përfundoi Soreca.

Shkrimi Mëparshëm

Video sfiduese / Tre shqiptarë krahasojnë dialektet e tyre teksa flasin online

Shkrimi Vijues

Dokumenti themelor i historisë së qytetërimit, mbusht 806 vjet

Të Ngjashme

Aktualitet

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022
Kryesore

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022
Kryesore

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Dokumenti themelor i historisë së qytetërimit, mbusht 806 vjet

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022

Rama njofton për projektin e portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

21 Maj, 2022

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022

Rama njofton për projektin e portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

21 Maj, 2022

Ekspertët tryezë për Butrintin/ Tupja: Një ditë do shohim gjithë Shqipërinë me koncesion

21 Maj, 2022

119 vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, një ndër personalitetet e njohura të letërsisë e kulturës shqiptare

20 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist