E enjte, 18 Gusht, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Iljaz pashë Dibra, një nga figurat më të shquara të historisë, pse luftoi për të ndaluar copëzimin e Shqipërisë

22 Prill, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar shumë vite, por koha nuk i fshin dot nga historia figurat e shquara të kombit; njerëz që lanë gjurmë në kujtesën kombëtare.

Një prej tyre ishe edhe Iljaz Pashë Dibra (Çoku), që edhe mbiemrin e mori nga krahina, të cilën e deshi dhe luftoi. Iljaz Pashë Dibra është një ndër luftëtarët e shquar për mbrojtjen territoriale të Shqipërisë dhe një ndër organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kësaj ngjarje madhore në historinë shqiptare, që rriti vetëdijen shqiptare dhe i hapi udhë pavarësimit të vendit. Iljaz Pashë Dibra lindi në Kllobisht të Dibrës.

U bë i njohur me pjesëmarrjen aktive në luftën e Gjoricës së Dibrës kundër Hajredin Pashës, në vitin 1844.

Asokohe, Hajredin Pasha kishte kërkuar nga malësorët dhe popullata e Dibrës me rrethinë që të zbatoheshin kudo reformat e Tanzimatit, të vitit 1839. I njohur si autoritet me ndikim në popull dhe dishepull shpirtëror i figurave historike që kishin ngritur krye kundër Portës së Lartë si Ali Pashë Tepelena, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi e të tjerë, Iljaz Pashë Dibra në vitin 1861 udhëhoqi forcat dibrane kundër përpjekjeve malaziase për të shtënë në dorë viset shqiptare të Shkodrës.

Është i njohur aktiviteti i tij për mbrojtjen e viseve shqiptare nga pretendimet sllave, por edhe përpjekja për të krijuar shtetin shqiptar të Katër Vilajeve që përfshinin territoret shqiptare në Ballkan.

Iljaz Pashë Dibra, së bashku me Avdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sylejman Vokshin e të tjerë ishte ndër nismëtarët për themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Më 10 qershor të vitit 1878, Iljaz Dibra kryesoi Kuvendin e Përgjithshëm që çoi në themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetar i parë saj. Më pas u tërhoq në Dibër dhe atje kryesoi Kuvendin e Dibrës të 1 nëntorit të vitit 1878.

Ky kuvend kombëtar i shqiptarëve miratoi rezolutën, në të cilën kërkohej krijimi i vilajetit autonom shqiptar. Iljaz Dibra ishte njëri nga të 14 anëtarët e delegacionit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilët kishin paraparë t’i drejtoheshin Sulltanit me kërkesë për autonominë e Shqipërisë.

Ai ka kryesuar edhe Kuvendin e Dytë të Dibrës, më 20 tetor të vitit 1880. Pavarësisht situatës së komplikuar që po kalonte Shqipëria, Iljaz Pashë Dibra mbrojti idealet e tij deri në fund dhe luftoi për tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Shkrimi Mëparshëm

Lugina e Preshevës pret nga Kurti që t’i përfshijë në dialog

Shkrimi Vijues

Yuri Kim: Kush pengon qytetarët të votojnë, të ndiqet penalisht

Të Ngjashme

Aktualitet

Media spanjolle: Shqipëria, zbulimi i ri për turistët

17 Gusht, 2022
Kultura

Produktet me origjinë shqiptare do të mbrohen me ligj, ja kush do jetë i pari në listë

17 Gusht, 2022
Kultura

Zbulime të reja arkeologjike në qytetin antik të Antigonesë

17 Gusht, 2022
Shkrimi Vijues

Yuri Kim: Kush pengon qytetarët të votojnë, të ndiqet penalisht

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Media spanjolle: Shqipëria, zbulimi i ri për turistët

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Media spanjolle: Shqipëria, zbulimi i ri për turistët

17 Gusht, 2022

Produktet me origjinë shqiptare do të mbrohen me ligj, ja kush do jetë i pari në listë

17 Gusht, 2022

Zbulime të reja arkeologjike në qytetin antik të Antigonesë

17 Gusht, 2022

Konfindustria shqiptare kërkon të publikohet kontrata për Portin e Durrësit

17 Gusht, 2022

Media spanjolle: Shqipëria, zbulimi i ri për turistët

17 Gusht, 2022

Produktet me origjinë shqiptare do të mbrohen me ligj, ja kush do jetë i pari në listë

17 Gusht, 2022

Zbulime të reja arkeologjike në qytetin antik të Antigonesë

17 Gusht, 2022

Konfindustria shqiptare kërkon të publikohet kontrata për Portin e Durrësit

17 Gusht, 2022

Fuga: Të korruptuarit me tendera të izolohen nga shoqëria!

17 Gusht, 2022

10 vjet nga vdekja e Arbën Xhaferit

16 Gusht, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist