E martë, 24 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Horroret e komunizmit / Në internim me fëmijën në arkivol

28 Janar, 2021
Në Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte viti 1947. Komunistët e nxorën nga shtëpia me dhunë familjen e Zoi Xoxes, ditën që u kishte vdekur djali 16-vjeçar. Një histori që tregon, si asnjë tjetër, mizorinë e regjimit të ri që po vendosej në vend

Nga: Blerina Gjoka

Drita e mëngjesit nuk kishte trokitur ende kur Muzaka, 16-vjeçar, mbylli sytë përgjithmonë. Kishte muaj që lëngonte me sëmundjen e rëndë te meningjitit. Pranë kishte mamanë Eleni që i përkedhelte faqet në heshtje dhe babain, Zoin, të zemëruar me veten e gjithë botën që nuk mundi të gjente ilaçet për shpëtimin e të birit. Agu erdhi me lotët e mbramë të prindërve që askush nuk i uron në këtë jetë. Dhimbja u ishte kalçifikuar prej muajsh që shihnin të birin të shuhej dhe frikën që rritej si një re e zezë rrotull tyre për fatin që do të kishin.

Komunistët kishin dy vite që kishin ardhur në pushtet dhe kishin nisur raprezalet ndaj “armiqve”, iu kishin konfiskuar shtëpitë, i kishin arrestuar dhe pushkatuar. Zoi, një intelektual, patriot e themelues i gazetarisë shqiptare, e dinte që do i vinte radha, por sot, këtë 18 qershor të tmerrshëm, ai ishte i boshatisur nga mendimet. Dhimbja e humbjes së Muzakës ia kishte mpirë trurin dhe trupin; jepte vetëm përgjigje të gatshme për miqtë e të afërmit duke hapur dyert e mortit. Por, ajo ditë e gjatë qershori kishte rezervuar për të dhe Elenin një dhimbje të një lloji tjetër, të skajshme, nga ato që as Dante nuk i kishte imagjinuar kur vijëzoi rrathët e ferrit.

Muzaka dhe Kostaqi me mamanë, Elenin

Trokitja e qoftëlargut

Muzaka me bukurinë e tij qiellore veshur me kostumin e zi të blerë nga e ëma, ishte në heshtjen e përjetshme. Gratë qanin fatin e tij të mjerë. Në dhomën tjetër burrat sillnin karrige nga shtëpitë e tjera në lagje dhe piqnin kafe e në tymin e duhanit mundoheshin të gjenin fjalët e duhura për babain e dërrmuar në qoshe.  Ata nuk kishin lot, por zymtësia ua kishte mbuluar tiparet duke i shndërruar në hije. Karroca e funeralit solli arkivolin rrethuar me lule. Shokët e gjimnazit e ngritën Zakën dhe e vendosën në shtratin e zi. U nisën telegramet për varrimin, u lajmërua vëllai i tij, Kostaqi, që gjendej në aksion në ndërtimin e hekurudhës në Durrës. Varrimi do të bëhej në orën 11.00 të asaj dite që kishte gdhirë më herët se ditët e tjera në atë shtëpi të bukur të stilit italian të kohës, në zonën e ish-bllokut.

Por, qoftëlargu kishte plane të tjera për atë ditë. Pasi ishte hartuar lista e re e armiqve në vilën përballë ku banonte diktatori i ditëve të para, Enver Hoxha, urdhri ishte dhënë që Zoi

Muzaka dhe Kostaqi duke luajtur para shtëpisë së tyre

Xoxe të zbohej nga shtëpia e vet për t’ia dhënë atë shefit të Sigurimit të gardës që po vinte nga fshati Brataj i Vlorës.  Zoin e thirrën në derë.  E priste Kryetari i Këshillit të lagjes, Mit’hat Beshiri, një burrë shtatvogël pa asnjë shprehi në fytyrë. Mit’hati rrethohej nga 25 burra të armatosur.  Ai i jep një copë letër ku thuhej se duhej të largohej menjëherë nga shtëpia.

Shtati i lartë i Zoit kërruset nën peshën e këtij urdhri dhe mezi belbëzon; “A e dini që më ka vdekur djali sot? Më lini të varros djalin dhe do të ikim”. Përgjigjja e zyrtarit komunist nuk kishte asgjë njerëzore për të nxjerrë nga goja e një njeriu: “Vendimi është marrë, lironi shtëpinë tani! Djali i vdekur do të dëbohet bashkë me ju! Ai e ka emrin atje ku do të internoheni, është në listë sipas certifikatës. Varrose atje ku do të shkosh!”  Skuadra e ushtarëve që i merrte urdhrat prej qoftëlargut u fut në shtëpinë e zisë duke u shpërndarë në çdo kënd të saj. Zoi i mjerë u fut në dhomën e grave, ku kufoma e të birit priste nderimet e fundit në këtë jetë. I afrohet së shoqes së shurdhuar nga dhimbja e nënës dhe i flet në vesh. Kuja e saj çau muret, po jo zemrat e komunistëve që prisnin në derë. Nëna provoi me lutjet e saj. Por më kot. Fati i saj ishte paracaktuar nga shtëpia matanë rrugës në bllok.

Internimi i kufomës

Merita dhe Kostaq Xoxa

Dy prindërit në zi dhe fëmija i vdekur udhëtuan për orë të gjata deri në Shtyllas të Fierit. Kur arritën atje ishte errësirë. Askush nuk e dinte që kishin me vete një kufomë dhe nuk e lejuan ta varroste. Në atë barakë ku i kishte caktuar partia internimin ata qëndruan gjithë natën me të birin e vdekur për të gjetur të nesërmen një copë tokë në varrezat e Fierit, ku ia dorëzuan djalin së panjohurës pa arritur dot të vendosin as një pllakë me emrin e tij mbi dhe. Zoi u mbyll ne vetvete dhe nuk i foli askujt për shumë kohë. Gruas ia ndaloi t’i fliste për djalin e vdekur. “Zoi nuk e përmendi kurrë sa qe gjallë, por Eleni e kujtonte herë pas herë atë ditë të tmerrshme të tyren, kur morën të birin e vdekur në arkivol dhe nisën rrugëtimin nga Tirana në Fier”– tregon për kujto.al, Merita Xoxa, bashkëshortja e Kostaqit, vëllait të vetëm të Muzakës. “Nuk morën asgjë nga shtëpia, vetëm rrobat e trupit dhe të birin në arkivol dhe u nisën drejt destinit të tyre. Në Durrës iu lutën shoferit të ndalonte që  djali i madh t’i jepte vëllait lamtumirën e fundit. Por te hekurudha i thanë se ai kishte shkuar me brigadën e tij më larg. Kostaqit i kishte vajtur telegrami në mëngjes, por komandanti nuk i kishte dhënë lejë. ‘Nesër është festë për popujt e Jugosllavisë dhe do ta presim me realizimin e detyrave, është punë më me rëndësi se varrimi i vëllait tënd’– i kishte thënë ai. Kostaqi i shkretë kishte ulur kokën dhe ishte nisur në punë me shokët që e ngushëllonin rrugës për vëllanë e humbur”.  Kur ishte kthyer nga puna atë mbrëmje shokët e tjerë i kishin treguar se një kamion u ndalua te hekurudha dhe panë nënën e tij veshur me të zeza dhe një arkivol.  Merita, e cila ka dy muaj që e ka humbur bashkëshortin e saj të dashur,  tregon se si vdekja e Muzakës ishte bërë për të pengu i tij më i madh. “Pasi u fejuam me Kostaqin shkuam në Fier, e kërkuam varrin e vëllait, por nuk e gjetëm sepse varrezat ishin prishur dhe ishin bërë ndërtime. Humbi i shkreti Zaka, që i mohuan një varrim të denjë”. Ajo tregon se para se të vdiste, Kostaqit i ishte rikthyer pengu për të vëllanë. “‘Ka ardhur Muzaka, do të shkojmë ta marrim në Fier’ – na tha një ditë, 10 ditë para se të largohej nga kjo jetë”,- thotë mes lotësh Merita, e cila e ka përjetuar dramën e madhe të familjes së të shoqit si të ishte edhe drama e saj. Ajo flet me adhurim për prindërit e burrit të saj, Zoin, një njeri patriot e intelektual i pashoq që e kishte jetuar në varfëri të tejskajshme jetën pas vdekjes së të birit dhe Elenin, një grua e bukur e fisnike që vuajtja e kishte vënë përfund./Kujto.al

Kostaq dhe Muzaka Xoxa

*Bazuar mbi rrëfimet e Merita Xoxës dhe romanin historik “Internimi i kufomës” me autor Marçel Hila

Shkrimi Mëparshëm

Pse “Traktati i Lozanës” rrezikon rikthimin e tensioneve në Ballkan

Shkrimi Vijues

U infektua pas vaksinimit, Drejtoresha e ISHP-së sqaron pse i ndodhi mjekut Pipero

Të Ngjashme

Aktualitet

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

24 Maj, 2022
Aktualitet

Negociatat/ McAllister: Nuk ka kohë për të humbur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 2022
Aktualitet

Akademia e Shkencave organizon dëgjesë me ekspertët që kundërshtojnë planin për Butrintit

24 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

U infektua pas vaksinimit, Drejtoresha e ISHP-së sqaron pse i ndodhi mjekut Pipero

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

24 Maj, 2022

Negociatat/ McAllister: Nuk ka kohë për të humbur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 2022

Akademia e Shkencave organizon dëgjesë me ekspertët që kundërshtojnë planin për Butrintit

24 Maj, 2022

Kreu i SPAK: Ka korrupsion dhe pastrim parash në çdo strukturë

24 Maj, 2022

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

24 Maj, 2022

Negociatat/ McAllister: Nuk ka kohë për të humbur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 2022

Akademia e Shkencave organizon dëgjesë me ekspertët që kundërshtojnë planin për Butrintit

24 Maj, 2022

Kreu i SPAK: Ka korrupsion dhe pastrim parash në çdo strukturë

24 Maj, 2022

Vota e mërgatës/ Nikolla: Të lehtësohen masat për pjesmarrjen në procese

24 Maj, 2022

Çështja e detit me Greqinë, Shqipëria zgjedh kompaninë britanike për gjyqin në Hagë

24 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist