E enjte, 11 Gusht, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Historia e shqiptarëve të Zarës, Arbëreshët e Kroacisë

13 Prill, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Arbëreshët e Veriut në Kroaci janë me prejardhje shqiptare dhe besim fetar katolik. Paraardhësit e tyre janë shpërngulur nga rajoni i Liqenit të Shkodrës, sot pjesë e Malit të Zi.

Në kohën Shqipëria u pushtua nga Perandoria Osmane, arbëreshët katolikë u zhvendosën në veri midis shekujve XVII dhe XVIII. Ndërsa Arbëreshët Ortodoksë emigruan kryesisht në Italinë e Jugut.

Vala e parë e migrimit në vitin 1655, shkoi në Pula dhe Istria. Një valë e dytë, në 1726-27 dhe 1733, u mbështet dhe u hartua nga Kryepeshkopi i Zadarit Vicko Zmajević dhe Republika e Venecias për të ripopulluar fshatin dhe zonën e pasme të Zadarit, sipas “East Journal”.

Këto grupe u integruan në sferën sociale dhe ekonomike të Dalmacisë Veneciane. Dhe nëse në qytete të tjera bregdetare do ishin asimiluar, në Zadar ata ishin në gjendje të ruajnë gjuhën dhe zakonet e tyre, gjithashtu falë një zgjidhjeje të veçantë.

Në fakt, arbëreshët u vendosën në periferi të Zadarit në një tokë kënetore të furnizuar nga pronari venecian Erizzo, një lokalitet i njohur më vonë si Borgo Erizzo / Varoš Eričina ose Arbënesh / Arbanasi.

Arbanasi do të bëhej aktori kryesor ekonomik në sektorin e ushqimit në Zadar për dy shekujt e gjysmë të ardhshëm.

“Çështja kombëtare” nën sundimin e Habsburgëve

“Çështja kombëtare” që tronditi Dalmacinë në fund të shekullit të 19-të, nën sundimin e Habsburgëve, përfshiu gjithashtu komunitetin shqiptar. Në 1896 u hap një shkollë fillore italiane në Arbanasi dhe në vitin 1901 një shkollë e dytë kroate dhe shqipe.

Në 1873 Partia Kroate e të Drejtave organizoi veprimtarinë e parë publike në Arbanasi, në të cilën udhëheqës u zgjodh Ante Starčević, babai themelues i nacionalizmit kroat. Por kishte edhe pro-italianë në komunitetin shqiptar. Një figurë kryesore italo-arbëreshe ishte Giacomo Vuxani i cili promovoi dhe organizoi Shoqatën Italo-Shqiptare në Zadar në vitin 1910, në një kohë kur marrëdhëniet Italo-Shqiptare po përmirësoheshin në të gjithë rajonin.

Shumë shqiptarë të lidhur me Rilindjen Kombëtare dhe zhvillimin e letërsisë shqipe pas pavarësisë shqiptare të vitit 1912 gjithashtu bënë kontakte dhe vizituan arbëreshët në Zadar, si Faik Konica, Shtjefën Gjeçovi dhe Fan Noli.

Vetë Arbëreshët i dhanë mbështetjen e tyre pavarësisë së Shqipërisë me një dokument në gjuhët arbëreshe, italisht dhe kroatisht, duke pohuar identitetet e tyre të shumëfishta.

Shkrimi Mëparshëm

Vjosa Osmani uron Ramazanin dhe ka një thirrje për qytetarët

Shkrimi Vijues

Albanologu gjerman Johan Georg von Han: Shqiptarët janë të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e vjetër të tyre pellazgjike

Të Ngjashme

Kultura

Sot 34 vite nga varja e poetit Havzi Nela, familjarët para bustit kërkojnë drejtësi

10 Gusht, 2022
Aktualitet

A mund ta sulmojë Serbia-Kosovën? Media britanike nxjerr faktet

10 Gusht, 2022
Aktualitet

REL: Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50 vjeçare

10 Gusht, 2022
Shkrimi Vijues

Albanologu gjerman Johan Georg von Han: Shqiptarët janë të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e vjetër të tyre pellazgjike

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Sot 34 vite nga varja e poetit Havzi Nela, familjarët para bustit kërkojnë drejtësi

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Sot 34 vite nga varja e poetit Havzi Nela, familjarët para bustit kërkojnë drejtësi

10 Gusht, 2022

A mund ta sulmojë Serbia-Kosovën? Media britanike nxjerr faktet

10 Gusht, 2022

REL: Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50 vjeçare

10 Gusht, 2022

10 gusht 1988 u var Havzi Nela, poeti disident që doli hapur kundër regjimit

10 Gusht, 2022

Sot 34 vite nga varja e poetit Havzi Nela, familjarët para bustit kërkojnë drejtësi

10 Gusht, 2022

A mund ta sulmojë Serbia-Kosovën? Media britanike nxjerr faktet

10 Gusht, 2022

REL: Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50 vjeçare

10 Gusht, 2022

10 gusht 1988 u var Havzi Nela, poeti disident që doli hapur kundër regjimit

10 Gusht, 2022

Anija e parë me grurë nga Ukraina mbërrin në Shqipëri

10 Gusht, 2022

Rama “takim vëllazëror” me Erdogan: Gati projektet për përballimin e krizës energjetike dhe asaj ushqimore

10 Gusht, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist