E martë, 17 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Halim Kosova, “breshëri” kritikash ndaj Bashës dhe PD-së. Nuk përjashton bashkëpunim me Ramën

4 Mars, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Doktori shumë i famshëm i grave, Halim Kosova, ish ministër dhe ish kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës, është shfaqur në televizionin Top Channel, si i ftuar special, ku ka artikuluar një mori kritikash ndaj Partisë Demokratike dhe liderit të partisë, Lulzim Basha.

 

Konkretisht Kosova, artikuloi kritika për Genc Rulin, Bujar Nishanin dhe vetë kryetarin Basha, duke e quajtur të padrejtë mënjanimin e tij në komisionin për vlerësimin e figurave në PD.

 

Kosova bëri edhe deklarata lidhur me biseda private që ka zhvilluar me këta persona, madje foli edhe për raste, ku sipas tij, përfaqësues të PD-së kanë ndikuar për të evituar ndëshkimin e korrupsionit… Nuk dihet përse doktori i njohur i grave, nuk i ka denoncuar më parë këto akte kaq kriminale.

 

Deklaratat e Kosovës, shkaktuan jo pak habi, veçanërisht kur ai tha se mund ta bashkëpunojë edhe me Edi Ramën nëse do të thirret nga ai, sepse sipas Kosovës, sistemi shëndetësor ka nevojë për reformë që nuk lidhen me partitë konkrete.

 

Doktori dukej mjaft i gëzuar, për vlerësimin që Edi Rama i ka bërë dikur, duke e shpallur si personalitet të Tiranës.

 

“Jam I bindur që PD nuk më lëshon kollaj, por cfarëdo partie të më ftonte, unë do të isha i gatshëm të jepja kontributin tim!

 

…Edi Rama, më ka vënë ndër personalitetet e vitit në Tiranë. Nuk do ta harroj se kur erdhi rradha ime, tha e ka rradhën Halim Kosova, unë llogarita hapat dhe ai foli aq shumë se kisha arritur në podium. Unë qesha dhe thashë do të më falësh, se m’u duk vetja si fëmijë prematurë. Ai ka bërë vlerësime maksimale për punën time.

 

Kur u nxeha njëherë në PD, thashë është e pafalshme që më shumë të më vlerësojë Edi Rama, që nuk është këtu se sa ju”, tha ndër të tjera Kosova.

 

Kosova tha se i “dhimbsen” demokratët sepse kanë përfunduar “në pikë të hallit” dhe se ai ka vlerësim maksimal për Sali Berishën.

 

“Demokratët duhet të fitojnë. Janë katandis aq keq, sa më dhimbsen. I kanë mbytur hallet, do të më pëlqente të fitonte si forcë“, tha ndër të tjera Kosova, kur u pyet a do t’i fitojë zgjedhjet Lulzim Basha.

Shkrimi Mëparshëm

Politizohet Komiteti i Eksperteve. / Najada Çomo kandidate për deputete e PS

Shkrimi Vijues

Kryeministri serb pas takimit me Lajçak: Serbia, gati për dialog

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Kryeministri serb pas takimit me Lajçak: Serbia, gati për dialog

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist