E shtunë, 25 Qershor, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjenerali i NATO-s në Portin e Durrësit: Ka rëndësi strategjike për aleancën! Rama gati t’ia japë arabëve

5 Shkurt, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Erjon Dervishi

Dje Gjenerali i Ushtrisë së NATO-s, Joseph Jarrard dhe Zëvendës Komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe Afrikë, ndodhen në Tiranë për të përgatitur ngjarjen madhore e cila ka të bëjë me praninë e 6 mijë trupave ushtarake të aleancës.

Kjo cilësohet si stërvitja më e madhe e NATO-s e zhvilluar ndonjëherë në Ballkan dhe do të quhet ‘Defender Europe 21’. Gjatë takimit të djeshëm në zyrën e Presidentit të Republikës ishin të pranishëm, Kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës, Lulzim Basha, si dhe Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Po dje ishte vetë Gjenerali dhe Komandanti i NATO-s për Europën, i cili la të nënkuptohet se NATO po mendon të zhvendosë trupat e saj ushtarake nga Europa dhe veçanërisht nga Gjermania.

Ndërsa sot, në një vizitë të shpejt, gjenerali Jarrard është shfaqur në Portin e Durrësit. Në postimin që ka bërë në Facebook, ambasada amerikane shkruan: Gjeneral Majori Joseph Jarrard, Zëvendës Komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe Afrikë, vëzhgoi sot Portin e Durrësit. Porti do të jetë një nyje e rëndësishme logjistike për stërvitjen e ardhshme Defender Europe 21. Anijet ushtarake të logjistikës do të dorëzojnë pajisje luftarake për stërvitjen në Shqipëri përmes Portit të Durrësit këtë verë. Kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë për aleancën e NATO-s.

Deklarata e ambasadës amerikane krijon kontrast me planet që ka qeveria shqiptare për Portin e Durrësit, që synon ta kthejë atë në një port turistik, për ndërtimin e marinave detare të përshtatura për jahte, një terminali modern pasagjerësh dhe ndërtesave të reja përgjatë tij, të cilat do të kenë qëllime tregtare dhe hotelerie.

Ndërtimet thuhet se do të bëhen nga kompania Emar, me bazë në Emiratet e Bashkuara, bisedimet me të cilën tashmë kanë nisur. Sipas asaj që kanë deklaruar ministrat e qeverisë Rama, Kompania e Emirateve të Bashkuara, Emar, synon investimin e një shume me vlerë 2 miliardë Euro për ngritjen e infrastruktrës së re të portit për qëllime turistike dhe ndërtimin e rezidencave moderne dhe hotelerisë.

Por sinjalet që vijnë nga ambasada amerikane, duket se bien ndesh me këto projeksione, për të cilat, Rama duket se nuk ka marrë OK nga partnerët euroatlantikë.

 

Shkrimi Mëparshëm

“Ka hyrë në lojë shërbimi sekret gjerman dhe FBI!” Ngjela: Do fundosen kryeministra e ministra

Shkrimi Vijues

Mazhoranca e humbur përballë opozitës së bashkuar . Parashikimi i analistit Çuri.

Të Ngjashme

Aktualitet

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022
Shkrimi Vijues

Mazhoranca e humbur përballë opozitës së bashkuar . Parashikimi i analistit Çuri.

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon politika shqiptare

24 Qershor, 2022

Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Pallatit të Brigadave

23 Qershor, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist