E shtunë, 25 Qershor, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Foto fyese për fushatë, ekspertja e komunikimit Budini: Rolet e ndërruara, Rama që sillet si opozitar e Basha si kryeministër

11 Mars, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Analiza e studiueses Belina Budini mbi komunikimet politike të Bashës dhe Ramës në prag të fushatës elektorale

NGA BELINA BUDINI

Ka ngjallur diskutime gjatë ditës së djeshme dalja e kryeministrit të vendit, Edi Rama, me një qasje agresive, në një thuajse fushatë të parakohshme elektorale, ku mbizotërojnë tonet denigruese ndaj opozitës në tërësi dhe eksponentëve të saj në veçanti, gjë që ka shkaktuar reagime dhe kundër-reagime. Cili është opinioni juaj në lidhje me klimën e komunikimit të krijuar në të dy kampet kundërshtare, duke qenë se ju i keni analizuar në vazhdimësi përmes botimeve studimore por dhe shkrimeve publicistike, dinamikat e komunikimit masiv në Shqipëri, sidomos në prag zgjedhjesh?

Në pamje të parë mund të krijohet ideja që po riaktivizohet konfliktualiteti i zakonshëm mes palëve politike në Shqipëri në prag zgjedhjesh, por deri tani agresivitetin dhe gjuhën denigruese e ka konsumuar pala që më pak pritet, ajo e shumicës dhe vetë kryeministri Rama. Vihet re pra një ndërrim rolesh i pazakontë në komunikimet politike të kampit opozitar dhe atij qeveritar, ku bie në sy veçanërisht fakti që pozita po sillet si të ishte në opozitë. Lajmi i mirë është që të paktën njëra prej palëve po sillet në mënyrë konstruktive dhe ndryshe nga sa pritet, kjo palë është opozita. Lajmi i keq është që kryeministri i vendit shfrytëzon platformën e tij publike për të denigruar kundërshtarët politikë.

Ky nuk është kod normal komunikimi as për një kryeministër, as për një politikan bashkëkohor, që i jep vetes luksin që t’i përqendrojë të gjitha energjitë e tij elektorale për të bërë opozitën e Opozitës, në kushtet kur vendi është në emergjencë ekonomike dhe kërkon përgjigje teknokrate e jo retoriste. Duket sikur, në pamundësi apo vështirësi për të komunikuar qeverisjen, Rama në mënyrë intuitive ka kaluar në opozitë. Këtë perceptim krijoi edhe me “rinovimin” për imazh të listës së kandidatëve dhe të partisë, duke synuar ndoshta të mishërojë vetë opozitën.

Nëse një partie opozitare do t’i bënte punë një qasje e tillë, përvoja ka treguar se qeveria nuk mund të shkojë në kutinë e votimit me retorikë apo simbolika, por me bilanc, ose të paktën me një narrativë suksesi. Riaktivizimi i kartës populiste nga ana e Ramës nxjerr në pah pikërisht atë që kërkon të mbulojë, mungesën e suksesit, në radhë të parë në terma të një bilanci ekonomik, por edhe menaxherial e demokratizues.

Narrativa më tërheqëse që ka ofruar deri tani kryeministri është ajo e vetëmishërimit të opozitës, në përpjekje për të rezonuar si ofertë e re, edhe pas 8 vjetëve konsum qeverisës. A do të mjaftojë një narrativë e re për ta mbajtur në pushtet?! Vështirë të besohet se po, sado që ta ketë “mprehur shpatën për situatën”. Madje, efekti i provokuar mund të jetë krejt i kundërt nga ai i dëshiruari.

Ndërsa një kryeministër me gjuhë të shthurur nuk sjell ndonjë gjë të re për politikën tonë, pasi së paku na kujton Berishën, një kandidat për kryeministër me normalitetin demokratik dhe ekspertizën politiko-juridike të Lulzim Bashës, shfaqet si risia e vonuar e trajektores së demokratizimit. Vetëm një alternativë në thelb demokratizuese si ajo që projekton Basha do të mund ta frenonte prirjen e populizmit joliberal që ka dominuar skenën politike në Shqipëri edhe pas rënies së diktaturës komuniste, dhe do të na provonte më në fund që liberalizmi është më i fortë sesa populizmi.

Një narrativë si ajo e Ramës është e konsumuar tashmë në qeverisje, pa ndonjë bilanc për t’u shënuar në drejtim të rritjes ekonomike, menaxhimit të burimeve dhe kapaciteteve për zhvillim të mëtejshëm si edhe demokratizimit në tërësi që lidhet edhe me vonesën e integrimit europian. Retorika agresive e manifestuar prej tij së fundmi duket se tradhton pikërisht nervozizmin për këto mosarritje si edhe mospërmbushjen e këtyre pritshmërive në dy mandate radhazi.

Si e shihni, duke i krahasuar mes tyre, komunikimin politik të kryeministrit dhe atë të liderit të Opozitës, Lulëzim Basha, në prag të fushatës elektorale?

Ka një ndërrim rolesh të pazakontë në komunikimet politike të të dy kampeve elektorale si strategji krejtësisht të ndryshme që palët kanë zgjedhur për të shkuar drejt zgjedhjeve të 25 prillit. Kjo mund të thuhet edhe për Bashën e Ramën. Të pangjashëm në shumë drejtime, avantazhi i Bashës është se reflekton qetësi dhe maturi, ndërsa Rama edhe pse e ka në favor inercinë e qeverisjes, reflekton parehati dhe gjuhë të shqetësuar.

Përdorimi i retorikës denigruese e agresive, megjithëse është gjë e natyrshme për profilin e Ramës, mund të mos rezonojë më të njëjtën forcë në kërkim të mandatit të tij të tretë, aq më tepër që justifikimet për përdorimin e kësaj gjuhe bien përballë një kundërshtari të përmbajtur si Basha. Në këtë kuptim, duket sikur kanë ndërruar vendet dhe rolet, me Bashën që sillet si kryeministër dhe Ramën si opozitar. /Liberale

Shkrimi Mëparshëm

Sulmi seksist i Ramës ndaj Dumës, reagon ashpër Meta: I papranueshëm dhe ordiner

Shkrimi Vijues

Njihuni me masat kufizuese që vendosi komiteti teknik, Rakacolli jep lajmin për tubimet elektorale

Të Ngjashme

Aktualitet

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022
Shkrimi Vijues

Njihuni me masat kufizuese që vendosi komiteti teknik, Rakacolli jep lajmin për tubimet elektorale

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon politika shqiptare

24 Qershor, 2022

Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Pallatit të Brigadave

23 Qershor, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist