E hënë, 16 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Fahri Xharra: Pse e shkrova librin “Roma fliste shqip”?

26 Janar, 2022
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Lundrimi nëpër historinë tonë të lashtë të begaton shpirtin, të rritë krenarinë dhe të jep guxim t`i vërsulesh së ardhmes me një vetëbesim që je emër e jo numër. E kaluara e jonë herë e mohuar, herë e vjedhur e herë e heshtur krijon një huti e cila na kushton shtrenjtë.

Sikur mos të ishte Zonja e madhe Nermin Vlora Falaschi ne nuk do të kishim as më të voglen njohuri për etruskët, që sipas saj etruskishtja është gjuhë e gjallë dhe flet shqip. Pas saj Zacharie Majyani, të cilit iu është dashur 10 vjet për ta mësuar gjuhën shqipe si duhet dhe të na kthjellojë mendjen që në Gadishullin Apenin jetonin etruskët e lashtë dhe të shkruarat e tyre mund të lexohen me shqipen ( gegnishten ) e sotit.

Duke lexuar për etruskët në literaturën italiane dhe në gjuhët tjera europiane e kupton se aty jetonin edhe ilirët dhe popujt tjerë pellazg autokton, pa tjetër të futë në rrugë të suksesit dhe të guximit të merresh me rrumbullksimin e një historie me vlerë që edhe Perandoria Romake fliste shqip. Hap i guximshëm që kërkon punë të madhe dhe përqëndrim të madh në leximin e fakteve në shkrimet e ndryshme; dhe ato të kompletohen ne 500 faqe ku bindshëm mund të shkruash diçka të madhe . e që deri më tani as që kemi guxuar të mendonim, Pra kështu lindi historia disa qindravjeçare e shkruar me titull “ Roma fliste shqip”

Etruskët ishin një popull paqësor, të dashuruar me kënaqësitë e jetës dhe jo të prirur për luftë. Ata kërcenin, shkonin për gjueti, peshkonin, adhuronin objekte të bukura. Në afreske shohim etruskët që gostitin gjysmë të shtrirë në shtretër, të mbështetur në jastëkë. Ata e vlerësonin muzikën, të cilën e dëgjonin në kohë të ndryshme të ditës; instrumenti më i përdorur ishte flauti, i luajtur edhe nga gratë. Ata e donin aktivitetin fizik: garat sportive ishin të shpeshta dhe ndër sportet më të njohura ishin boksi, garat me kuaj dhe hedhja e shtizës.

Ata adhuronin disa perëndi dhe për shërbimet fetare mblidheshin rreth priftërinjve që nëpërmjet fluturimit të zogjve, ose duke shqyrtuar të brendshmet e bishave të flijuara, përpiqeshin të identifikonin vullnetin e Qiellit. Ata demonstruan një kult të thellë të të vdekurve: i varrosën në dhoma të mëdha dhe i vunë pranë të vdekurit gjërat që kishin qenë më të dashura për të, armët, po të ishte njeri, pasqyra dhe parfume, për një zonjë dhe ushqim për udhëtimin e gjatë për në Jetën e Përtejme.
Por etruskët, kishin lidhje gjenetike me Peucetët ( popull ilir )që kanë jetuar në kohën e etruskëve Nga Peucetët e kemi një trashëgimi të madhe që quhet: “ Varri i vallёtarёve (it. Tomba delle Danzatrici), pra një varr peucetian në Ruvo di Puglia, i cili u zbulua se nekropol i madh në vitin 1833. Data e ndërtimit të kësaj varreze nuk është e sigurt por që mendohet të jetë fundi i shek. 5 dhe fillimi i shek.4. Në të vërtetë, afreskat e varrezave e paraqesin një shembull të vjetër të pikturimit figurativ në Apulia. Të shkruajmë që Peucetët e “huazuan” nga etruskët kulturën e këtij lloj arti. Vetë emri rrjedhë nga afresku ku shihen gratë piceute duke vallëzuar. Paneli me afreska është i ekspozuar në Muzeun kombëtar arkeologjik të Napolit, nr.i inventarit 9553 ( shih foton , faqe 184 “ Roma fliste shqip”)

Image

Nuk do të bënim asgjë sikur mos të gjenim të njejtin argëtim grashë, vallet e njëjta që luhet e dhe sot ( shih foton, “Roma fliste shqip” f.184)
Image

Foto

Edhe një postim në drejtim të Romës që fliste Shqip:
VETEM TEK ARBERIT U RUAJTEN GJUHA,VESHJET DHE VALLET ILIRE , PELLAZGE DHE GREKERVE TE LASHTE . Ne foto 1 e 2 kemi një pikture mbi një varr japig (JAPIGET popull ilir ashtu si mesapet peucetet, daunet, kalabret) te shek 6-5 para Krishtit një Valle antike qe quhet Vallja e Teseo-s sepse vajzat athinase pasi shpëtuan nga labirinti ku Minotauro do ti gëlltiste, festojnë me ketë valle çlirimin nga Teseo. Por kjo skene nuk na vjen as nga ishulli i Kretes ku ishte labirinti e as nga Athina , por nga një varr japig ( japet ilire) zbuluar ne Ruvo ( Bari itali). Ne Ruvo janë gjetur edhe mbishkrime illire ku i kam shpjeguar nëpërmjet gjuhës shqipe ne post -in e parafundit.

Image

Ne foto 3-4-5-6 janë foto te valleve arvanitase ne Greqi qe vazhdojnë te vallëzojnë si para 3000 viteve.

FOTO GALERI

Sipas jush, kanë të drejt arvanitet që thonë se janë pasardhësit e drejtpërdrejt të grekërve antik dhe gjuhën arvanite si gjuha e perëndive apo grekët e sotëm te cilëve i bashkohen edhe historianët e Shqipërisë së arvanitet e parë kanë zbritur në mesjetë?

Para qyteterimit klasik te ‘qytet shteteve”, ne Gadishullin Ilirik përfshirë Greqinë dhe jugun e gadishullit italik flitej e njëjta gjuhe hidheshin të njëjtat vallle dhe veshje të ngjashme. Dhe arvanitët janë të vetmit autokton në Greqia dhe pasardhës të drejtpërdrejt të pellazgëve antik .(nga Achille Teti ,FORUMI.SHQIPTAR.ITA )

Pra, Roma fliste shqip !

Fahri Xharra,25.01.22

Shkrimi Mëparshëm

Braçe shpërthen ndaj Qeverisë: Serbia po bllokon eksportuesit shqiptarë! Vendosni reciprocitet

Shkrimi Vijues

A është ky një referendum i vërtetë? Sa do t’iu kushtojë shqiptarëve projekti i Këshillimit Kombëtar

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Kryesore

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

A është ky një referendum i vërtetë? Sa do t’iu kushtojë shqiptarëve projekti i Këshillimit Kombëtar

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist