E martë, 17 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Ergys M(a)rtirizimi i ndërgjegjes shqiptare dhe inagurimi i ministrit të ri të Brendshëm

21 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

 Ergys Mërtirin e kam mik, por arsyeja e miqësisë, me të dhe me njerëz si ai është thellësisht njerëzore dhe admirim reciprok, mbi të gjitha për qëndrimet përkatëse që kemi ndaj shoqërisë.

Ndaj edhe marr guximin dhe të perifrazoj mbiemrin e tij të nderuar, duke e nxjerrë pak nga konteksti, për ta afruar pak me atë që Gysi (siç e njohin miqtë), përfaqëson e mbron.

Miqësia me Ergysin në këtë ngjarje më bën të njëashëm, por është miqësi në nivel parimesh dhe orientimesh mendimi, jo miqësi interesash të rreckosura, teserash pas menderes dhe orientimesh politike apo partiake.

Sa më lartë u drejtohem injorantëve me vetëdije. Atyre që miqësi bëjnë me ata që u gjejnë punë, u sigurojnë kontrata pallatesh, u sajojnë PPP-ra etj. Ne s’ndërtojmë pallate, s’përfitojmë PPP-ra s’kemi asnjë interes ndaj askujt. Secili ka punët e veta modeste dhe kujdesemi për familjet reciproke.

 

Sot më dogjën sytë një sërë titujsh që e atashonin pa të drejtë Ergys Mërtirin me shokë, me PD-në. Jo më kotë ky atashim. Duke llogaritur dritëshkurtësinë e një mase të mirë të shqipëtarëve, që realitetin e shohin në dy dimensione. Nëse nuk je me ne, me siguri je me ata.

Me dashakeqësi luhet me të vërtetën, me dashakeqësi luhet me pronën publike, pronën e të gjithëve. Kur bëhet fjalë për djegien e një pemë plastike Krishtlindjesh, ajo është pronë publike, mallkohen të gjithë pirromanët rrugaçë e halabakë.

Kur çështja vjen tek Teatri Kombëtar, apo tek Kulla e Sahatit, ato s’konsiderohen më si pronë publike çuditërisht. Shembja dhe shëmtimi i atyre nuk janë krim! Ata që i shembin dhe i shëmtojnë s’qenkan halabake, sepse kanë kollare, kanë pushtet. Por pushtetin e merr nga populli dhe është kuptuar e faktuar se nga populli ky pushtet është vjedhur.

Përse është vjedhur? Si është vjedhur? Këtu rishtas është shfrytëzuar elementi më arketip i shqipëtarëve, varfëria, po aq sa edhe elementi tjetër dominant dritëshkurtësia.

 Inagurimi i ministrit të ri të Brendshëm, u bë me dhunimin dhe arrestimin e një grupi intelektualësh. Kjo ka një nëntekst titanik. Arsyet përse u dhunuar e arrestuan kanë gjithashtu nëntekstin e tyre kilometrik.

Arsyeja e dhënë nëpër dhëmbë, është për kalimin e arkitektit Astrit Seranaj, në pedonale. Pas thirrjes së policisë ai ka ndaluar, është kthyer dhe ka treguar kartën e identitetit. Menjëherë i kanë përdredhur krahet dhe e kanë prangosur, sakaq të tjerët me Mërtirin në krye kanë ndërhyrë për të sqaruar situatën. Por kanë përfunduar në të njëjtin komisariat. Pa asnjë arsye apo asnjë argument ligjor.

 Ndalimi i qarkullimit në pedonalen e famshme, u bë fill pas agravimit të protestave për vrasjen kriminale të Klodian Rashës nga Policia e Shtetit. Por edhe pse këto protesta u ndërprenë, pedonalja ende vijon të jetë e bllokuar, në mënyrë krejtësisht antiligjore.

Përtej kësaj përgjatë pedonales po ngrihet me arrogancë një bllok i madh bëtoni. Pikërisht në truallin e Teatrit KOMBËTAR! Sytë kureshtarë, fotoaparatët, dronët, s’janë fortë të mirëpritur aty vërdallë. Sepse aty shihet dora rënuese e shtetit ndaj pronës publike. Aty shteti djeg miliona pemë të Vitit të Ri njëherësh, shkatërron miliona semaforë me një të rënë të lapsit.

 Të lakova shtrembër mbiemrin Gysi. E bëra me dashje. Sepse ishe pas hekurave edhe për mua, edhe për ne. Sakaq që unë shijoja fundjavën. Po burgu për burrat është. Padrejtësia e akuzave të burrëror edhe më shumë edhe pse martir.

 Kërkoj mirkuptimin tënd Ergys Martiri dhe të të gjithë martirëve të tjerë, që durimin e kanë virtyt, por po e humbasin, sepse me durimin e kësaj shoqërie po luhet aq sa s’thuhet.

Shkrimi Mëparshëm

Anëtari i Komitetit të Ekspertëve: Masat anti Covid gjatë festave, do kenë ndryshime

Shkrimi Vijues

“Policia jonë të rreh me dashuri”/ Mehdi Malkaj: Të rinjtë u dhunuan se dogjën pemën sintetike nga Kina! Po ne…

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

“Policia jonë të rreh me dashuri”/ Mehdi Malkaj: Të rinjtë u dhunuan se dogjën pemën sintetike nga Kina! Po ne...

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist