E hënë, 16 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Eksperti i njohur Krisafi për çështjen e detit: Në Hagë, dy shtetet duhet të çojnë një marrëveshje

Krisafi: Presidentit Meta duhet të…

21 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Hapin e ndërmarrë nga Greqia dhe Shqipëria për të çuar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, profesor Kristafi e ka cilësuar dakordësi e kushtëzuar.

Ksenofon Krisafi, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare tha se ka besim se çështja do të marrë zgjidhje në këtë gjykatë pasi kemi të bëjmë me një organ ndërkombëtar të pakorruptueshëm ndërsa theksoi se Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë janë tashmë të përcaktuar ndërsa e vetmja çështje në tryezë është zona ekonomike ekskluzive. Ai u shpreh se nëse preket kufiri shtetëror të dy palët do të kenë pretendime dhe kjo do të sillte precedentë të tjerë.

“Nuk ka barazi palësh. Rruga e negociatave biletarale nuk e dha rezultatin e pritshëm. Në këto kushte mbetet faktori i tretë, Gjykata Ndërkombëtare ose një palë e tretë. Nisur nga fakti se nga kush përbëhet Gjykata e Hagës, nga njerëz të pakorruptueshëm, unë gjykoj se çështja atje duhet të marrë një zgjidhje. Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë e saj i ka të përcaktuara. Mbetet të caktohet vetëm zona ekonomike ekskluzive.

Marrëveshja e vitit 2009 kishte bërë pikërisht këtë gabim duke prekur ujërat e brendshme territoriale. Nëse do preket kufiri shtetëror të dy palët mund të kenë pretendime të shikojnë edhe pjesë të tjera të kufirit duke krijuar precedentë të tjerë. Do duhet të hetohet përvoja e të tjerëve që pala shqiptare të shkojë në Hagë me argumente për të mbrojtur të drejtën e vendit të vet”, tha Krisafi.

Krisafi theksoi se tashmë kjo çështje është në dorën e presidentit Ilir Meta pasi vetëm ai mund të japë miratimin, ndërsa palët do duhet të nënshkruajnë një marrëveshje për ta dërguar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Unë atë që tha sot Rama dhe Dendias e marr si një transmetim që vjen nga pala greke për ta çuar në Hagë dhe jo si vendim. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me territore. Nuk mundet të kenë ata vendimmarrje për ta çuar në Hagë. Janë një sërë punësh për t’u bërë para. Nuk mundet të vendosë vetëm kryeministri sepse Haga do të bëhet kompetente kur palët të çojnë një marrëveshje. Miratimin për këtë marrëveshje e jep kryetari i shtetit i cili konsultohet me disa hallka para se të shkojë në vendimmarrje.

Gjykata e Hagës nuk është si gjykatat e vendit. Palët duhet të bien dakord dhe të nënshkruajnë një marrëveshje. Nëse gjykata konstaton se ka dhe probleme të tjera, gjykata duhet të abstenojë. Unë jam i bindur që për çështje të tilla presidenti dhe kryeministri bëhen një dhe prevalojnë mbi interesat personale. Shqiptarët janë të interesuar për fatet e kësaj Shqipërie. Ata që janë në krye të shtetit e kanë për detyrë të bien dakord“, tha Krisafi në ABC News.

Prof. Krisafi komentoi edhe deklaratën e Dendias lidhur me palën turke ditën e sotme në konferencë me kryeministrin shqiptar, ndërsa u ndal edhe në konfliktin mes dy palëve. “Nuk është gjë e çuditshme që greku ka folur për Turqinë sepse para ca vitesh kanë folur për ne nga Prishtina. Mendoj që shtetet janë të interesuar të kenë sa më pak konflikte dhe të zgjidhin problemet me mjete paqësore. Konfliktet zgjidhen me marrëveshje dhe jo me luftë. Shqipërinë në Hagë do ta përfaqësojnë shqiptarët”, u shpreh ai.

Shkrimi Mëparshëm

Arian Çani: Kryediplomati grek me origjinë nga Vunoi. Mund të jetë kushëri i…

Shkrimi Vijues

Marin Mema dhe TiBO, sa dhe si marketon një patriot

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Marin Mema dhe TiBO, sa dhe si marketon një patriot

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist