E mërkurë, 10 Gusht, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Deputeti Shaip Kamberi bën histori. Mban fjalimin e parë shqip në Kuvendin e Serbisë

10 Shkurt, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dje ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daçiç, Kamberi vazhdoi të ngrejë zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, që ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin Aleksandar Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Kamberi tha se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

Fjalimi i plotë i deputetit:

“Poštovani građani Republike Srbije, Dame i gospodo narodni poslanici, Gospodine Presedniče; Dobar dan – Mirëdita, Sot është e një ditë e veçantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për gjykatën e lartë nuk vlenë më as vendimi i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit “šiptar” si gjuhë urrejtje.

Nuk vlenë as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, fyes dhe shkelje e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit. Siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit dhe Ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçiqit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese “šiptar” në vend të terminologjisë zyrtare dhe ligjore në Serbi: “albanac”.

Tashmë me vendim të gjykatës së këtij shteti, prej sot unë qenkam “šiptar” dhe jo Albanac. Pra, një ditë është zgjuar nga gjumi Aleksandër Vulin dhe ka vendosur se kush jamë unë dhe si cilësohet kombësia ime, e këtë e ka legalizuar gjykata e shtetit!

Njëjtë, si në Gjermaninë e fundviteve 30, kur ministri Hermann Goering vendoste se kush ishin dhe si cilësoheshin hebrenjtë dhe pastaj gjykatat e Gestaposë e legalizonte. Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti.

Zonja Merkel, z.Macron, z.Borrel, z.Lajcak, znj Vonder Leyen, a është kjo Serbia e juaj pro-evropiane? Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit i cili vrau, dhunoi dhe dëboi shqiptarët duke i quajtur Albanac.

Por, ja që nën heshtjen e botës demokratike, Serbia e Aleksandër Vuciqit po kthehet në kohën e Aleksandar Rankoviqit, që njihet si periudha e fundit e përdorimit zyrtar dhe publik të termit “šiptar”.

Të respektuar kolegë, Vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd është edhe precedent tepër i rrezikshëm për minoritetet në Serbi, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor. Ai krijon standard legjitimues për gjuhë të urrejtjes ndaj minoriteteve jo vetëm në Serbi, por edhe në Ballkanin Perëndimor.

Si do të reagonte shoqëria serbe sikur homologu kosovar i Aleksander Vulinit do të zgjohej një ditë nga gjumi dhe do të vendoste se prej sot serbët quhen me termin pezhorativ “shkije” dhe këtë ta legalizonte gjykata në Prishtine?

A këtë po e do Vulini dhe Vuciqi për serbët e Kosovës?

Jo, këtë urrejtje të ndërsjellë nuk do të mund ta nxitni për ta mbajtur pushtetin e juaj duke e luajtur patriotin në Serbi. E ju vazhdoni të fyeni publikisht dhe ligjërisht minoritetet e shtetit tuaj. Kështu fyeni më shumë shtetin tuaj.

z.Vulin dhe z.Vucic, ju rikujtojë se shqiptarët janë quajtur edhe Arnaut nga Cubrilloviqi, por nuk janë nënshtruar. Nuk ju nënshtrohemi as juve. Kot e keni! Madje, pas vendimit të djeshëm të gjykatës, unë jam edhe më i bindur se Serbia e juaj e urrejtjes nuk do të fitojë. Ballkani i paqes, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë nuk ka alternativë.

Prandaj, rënia e juaj nuk ka alternativë! Në këtë rast pyetja ime për kryeministren Brnabic është se a do të instalohet kjo gjuhë e urrejtjes si standard në qeverinë tuaj në komunikim me pakicat dhe sidomos me shqiptarët?” përfundon ai.

Shkrimi Mëparshëm

Eksperti i komunikimit, Arian Curri: Rama, si majmuni që të imiton deri në perversitet

Shkrimi Vijues

SPAK zbarkon bujshëm në Krujë, 10 arrestimet, mes tyre një gjyqtare dhe një avokat

Të Ngjashme

Ekonomia

“Ia kemi rrëmbyer Greqisë turistët”, ministrja e Ekonomisë: Efekt pozitiv në ekonomi

9 Gusht, 2022
Ekonomia

756 mijë shqiptarë kanë leje qëndrimi në BE/ Ikja vijon, ja sa u shtuan në 2021

9 Gusht, 2022
Aktualitet

Rama në Turqi me ftesë të Erdogan/ Zbardhen dy arsyet e vizitës

9 Gusht, 2022
Shkrimi Vijues

SPAK zbarkon bujshëm në Krujë, 10 arrestimet, mes tyre një gjyqtare dhe një avokat

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

“Ia kemi rrëmbyer Greqisë turistët”, ministrja e Ekonomisë: Efekt pozitiv në ekonomi

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

“Ia kemi rrëmbyer Greqisë turistët”, ministrja e Ekonomisë: Efekt pozitiv në ekonomi

9 Gusht, 2022

756 mijë shqiptarë kanë leje qëndrimi në BE/ Ikja vijon, ja sa u shtuan në 2021

9 Gusht, 2022

Një përgjigje për Pirro Dhimën

9 Gusht, 2022

Rama në Turqi me ftesë të Erdogan/ Zbardhen dy arsyet e vizitës

9 Gusht, 2022

“Ia kemi rrëmbyer Greqisë turistët”, ministrja e Ekonomisë: Efekt pozitiv në ekonomi

9 Gusht, 2022

756 mijë shqiptarë kanë leje qëndrimi në BE/ Ikja vijon, ja sa u shtuan në 2021

9 Gusht, 2022

Një përgjigje për Pirro Dhimën

9 Gusht, 2022

Rama në Turqi me ftesë të Erdogan/ Zbardhen dy arsyet e vizitës

9 Gusht, 2022

Me gomone në Angli, gazeta “The Sun” zbulon reklamën joshëse të trafikantëve

8 Gusht, 2022

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare bie në nivelin më të ulët që nga shkurti i këtij viti

8 Gusht, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist