E martë, 17 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Çfarë përfaqëson Besa Shahini?

16 Shtator, 2020
Në Aktualitet, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

 

Nga Ergys Mërtiri

Besa Shahini mund të mos ketë qenë vërtet ministrja më e keqe e Ramës mund të mos ketë qenë e korruptuar,

mund të mos ketë krijuar ndonjë skandal apo të ketë sjellë ndonjë dëm të madh në Ministrinë e Arsimit,

por ajo sidoqoftë përfaqëson llojin e funksionarit tipik që ky pushtet preferon.

Ku më pak e ku më shumë, ajo ishte si shumë të tjerë në qeverinë apo qeveritë Rama: një kukull administrate, e përzgjedhur pikërisht për të mos bërë asgjë.

Dhe vërtet ajo e ka kryer “me sukses” detyrën e saj.

Përveç arrogancës fëmijërore të herëpashershme në përpjekje për të vendosur artificialisht autoritetin e munguar, ajo do të mbahet mend vetëm për paaftësinë për të mbrojtur punën e saj në Parlament, si në rastet kur largohej nga komisioni në pamundësi për t’iu përgjigjur pyetjeve. Sigurisht, aftësia për të mos bërë asgjë nuk është pak për një qeveri që gjatë këtyre viteve i ka shpenzuar sfilitshëm bateritë në mbylljen dhe mbulimin e skandaleve. Për këtë, por edhe detyra të tjera në funksion të pushtetit, ajo u vlerësua me superlativa nga shefi i saj pas largimit nga detyra.

Besa ka spikatur në mosrealizimin e plotë të kërkesave të studentëve, protesta e të cilëve u shua brutalisht, nëpërmjet mekanizmave korruptues, përçarës, shantazhues e kërcënues të pushtetit. Jo vetëm kaq, por ajo ka ndihmuar në përkeqësimin e përfaqësueshmërisë së studentëve në zgjedhje, që ishte edhe një nga kërkesat kryesore të tyre. Përjashtimi i shumicës së studentëve nga zgjedhjet në universitete, duke i zhvilluar ato gjatë pushimeve, është një “mrekulli” shqiptare, e mundësuar natyrisht edhe me përkrahjen e ministrisë.

Por Besa ka shkëlqyer gjithashtu edhe me akte të tilla të paprecedenta si ai i vendimit për shkarkimin e ish-rektorit të Tiranës. Natyrisht, vendimi nuk u zbatua dot, por gjithsesi guximi i saj për të shkarkuar drejtuesin e një institucioni të pavarur, i cili, për më tepër, zgjidhet me votë (në një kohë kur vetë Besa ka ardhur në detyrë me emërim) është diçka mbresëlënëse, që kërkon një nivel të admirueshëm papërgjegjshmërie, tipike për funksionarë të tillë burokratë, pa vullnet personal.

Pikërisht kjo e bën profilin e saj të preferuar. Liderë me mendësi totalitare si Rama kërkojnë gjithmonë vartës pa profil politik, pa pushtet dhe mundësisht pa kredenciale publike. Ata zgjedhin të bashkëpunojnë vetëm me burokratë të bindur e të zellshëm, të pakursyer për të zbatuar vullnetin e shefave. Për këtë arsye, Rama ka emëruar masivisht emra të tillë si: Besa Shahini, Lindita Nikolla, Sandër Lleshi, Belinda Balluku, Gent Caka, Senida Mesi, Etilda Gjoni etj. Ai kërkon një qeveri ku ministrat shndërrohen në zgjatime të vullnetit të tij të padiskutueshëm.

Kompleksin e mospërfaqësimit politik ish-ministria e përcolli pa dashur edhe vetë, gjatë takimit të saj të lamtumirës me Kryeministrin. Duke dashur të replikojë ndaj atyre që, sipas saj, e kanë konsideruar një ministre të karakterit teknik, ajo konfirmoi se është sjellë me përgjegjësi politike, duke veçuar faktin se e ka lajmëruar Kryeministrin që në korrik për largimin e saj.

Në fakt, as ajo dhe as të tjerët nuk janë ministra politikë, për faktin e thjeshtë se nuk vijnë nga një karrierë politike dhe as janë votuar për të qenë në qeveri. Por ata nuk janë as ministra teknikë. Qeverisja teknike jo vetëm që drejtohet nga teknicienë me kredenciale të mirënjohura në fushat e tyre, por edhe orientohet mbi bazë të kushtëzimeve që imponon puna në terren. Qeveria e Ramës as që ka terren fare dhe nuk ka asnjë projekt, qoftë edhe teknik, mbi sfidat reale që ka vendi. Ajo ka vetëm një projekt: Pushtetin – dhe dikasteret funksionojnë më shumë si zyra piari, sesa si institucione që prodhojnë politika.

Megjithatë, gjatë dy mandateve qeverisje, Rama nuk ka mundur të gjejë karar me ministrat. Ndryshimet e shpeshta të qeverisë janë dëshmi të faktit që gjërat kanë shkuar si mos më keq. Ideja për një rikompozim të qeverisë, e hedhur tashmë 7 muaj para zgjedhjeve, pas 7 vjetësh qeverisjeje (ndërsa Shahini dhe Lleshaj e kanë pohuar vetë largimin) tregon se ky pushtet po përpiqet dëshpërimisht të mbahet duke krijuar më kot idenë se diçka po ndryshon.

Në fakt, asgjë nuk po ndryshon dhe nuk mund të ndryshojë për sa kohë nuk ndryshon burimi i problemit. Për sa kohë ministrat janë vetëm zgjatime të Kryeministrit, asgjë nuk mund të ndryshojë duke ndërruar zgjatimet. Qeveria e ka fare të lehtë të ndërrojë besat, duke vazhduar të bëjë të njëjtën gjë, ndërkohë që pushteti është bjerrë plotësisht.

Nga ky këndvështrim, largimi i Besa Shahinit nuk përbën asnjë lajm.

Shkrimi Mëparshëm

Atentati në Tiranë / Ku ishte vendosur bomba? – Preng Gjini jetoi i fshehur që pas vdekjes së vëllait

Shkrimi Vijues

Rezultoi me koronavirus një punonjës, jep sqarime Ambasada Shqiptare në Athinë

Të Ngjashme

Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022
Pikepamje

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022
Aktualitet

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Rezultoi me koronavirus një punonjës, jep sqarime Ambasada Shqiptare në Athinë

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist