E diel, 22 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Brezi i ri si kokë turku

7 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Ermal Hasimja

Në vitet 1600, trashëgim tari i fronit anglez shoqërohej gjithmonë nga një “whipping boy”, një fëmijë që edukohej bashkë me princin, me kushtin që të ndëshkohej me kamxhik sa herë që princi shkelte rregullat. Vetë princi nuk mund të ndëshkohej për shkak të statusit dhe kësisoj ndëshkimi realizohej në mënyrë simbolike mbi shoqëruesin e tij.

Me mbylljen e pjesshme të shkollave, shoqëria shqiptare po realizon të njëjtën praktikë me sistemin parauniversitar. Në vend që kostoja të paguhet nga shoqëria në tërësi, ajo u kalohet atyre që nuk kanë asnjë zë a përfaqësim, brezit të ri. Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, me shumë gjasa përkundër rekomandimeve të ekspertëve të Arsimit apo edhe vetë Ministrisë së Arsimit, dënon me mungesë shkolle atë shtresë të shoqërisë që ka më së pakti përgjegjësi për situatën e pandemisë dhe që ka më tepër nevojë se të gjithë për mjedisin social, në këtë rast klasën.

Së pari, shumica dërrmuese e studimeve konfirmojnë se fëmijët janë shkaktarët më të vegjël të përhapjes së virusit. Hapja e shkollave në shtator e vërtetoi këtë edhe te ne. Virusi vazhdoi përhapjen e vet sipas kurbës që ishte përcaktuar më herët pa u ndikuar nga shkollat. Duke mos qenë simptomatikë, fëmijët janë përcjellës të dobët. Për më tepër, sipas protokollit të përcaktuar, nxënësit qëndrojnë gjithë kohës me të njëjtin grup, duke kufizuar çdo lloj përhapjeje virusi edhe nëse merret. Në rreth 300.000 fëmijë e të rinj shqiptarë në kontakt me mjedisin shkollor, nuk ka deri tani asnjë fatalitet nga virusi.

Së dyti, për 80% të nxënësve shkolla online është e barabarte me 0 shkollë: mungesë e mjeteve, mungesë e internetit, mungesë e aftësisë së mësuesve për të zhvilluar mësim online, ftohje e procesit mësimor, etj., etj. Eliminimi i komunikimit të drejtpërdrejtë në klasë me mësuesit dhe shokët e klasës ka pasoja psikologjike shumë herë më të rrezikshme sesa virusi. Në vendet perëndimore është dhjetëfishuar numri i rasteve të fëmijëve e të rinjve me depresion dhe probleme të tjera të rënda, që lidhen drejtpërdrejt me izolimin shoqëror.

Së treti, po i heqim fëmijët nga klasa ku rrinë me maska e dezinfektues në dorë nën kontrollin e mësuesve dhe po i kalojmë në rrugë, në lagje, qendra tregtare a mjedise të tjera sociale ku nuk i ruan askush. Sa fëmijë keni parë nëpër rrugët e Tiranës me maska? Po në qytetet e tjera? Po nëpër fshatra? Nuk po i ruajmë fëmijët e as gjyshërit e tyre: thjesht po lajmë gojën për të thënë se bëjmë diçka për t’u ruajtur, pavarësisht se rrezikojmë edhe më tepër pikërisht ata që shpallim se po ruajmë. E njëjta gjë edhe me studentët: mos vallë tani që ua mbyllëm universitetet, janë duke ndenjur në shtëpi? Hidhuni një sy kafeve për të parë përqendrimin e paparë të ekonomistëve, arkitektëve e juristëve 20-vjeçarë që kanë.

Fëmijët shqiptarë kishin mjaftueshëm probleme me mungesën e mësimit gjatë karantinës pranverore dhe me cilësinë e mësimit të shkurtuar prej shtatorit.

Shkurt, po penalizojmë fëmijët për të mos penguar entuziazmin e Black Friday-t apo ahengjeve të përditshme publike e private. Është saktësisht e kundërta e asaj që ka bërë gjithë Europa. Dallimi i madh vjen nga fakti se Europa nuk i përdor dot fëmijët si gurë shahu e as si “whipping boy”.

 

Shkrimi Mëparshëm

Vasili publikon dëshminë rëqesëse e djalit që ka nënën me Covid: Rama gënjen, të lerë arrogancën e neveritshme

Shkrimi Vijues

Publikon hartën e Serbisë pa përfshirë Kosovën, rebesh reagimesh ndaj TV serb

Të Ngjashme

Aktualitet

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022
Kryesore

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022
Kryesore

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Publikon hartën e Serbisë pa përfshirë Kosovën, rebesh reagimesh ndaj TV serb

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022

Rama njofton për projektin e portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

21 Maj, 2022

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022

Rama njofton për projektin e portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

21 Maj, 2022

Ekspertët tryezë për Butrintin/ Tupja: Një ditë do shohim gjithë Shqipërinë me koncesion

21 Maj, 2022

119 vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, një ndër personalitetet e njohura të letërsisë e kulturës shqiptare

20 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist