E hënë, 16 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Bashkëpunoi me rebelët që përgatisnin kryengritjen e 1821”. Arsyet e urdhërit për ekzekutimin e Ali Pashë Tepelenës nga Sulltan Mahmut II

26 Janar, 2022
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Me shqiptarët apo arnautët, siç i thoshin ata, Porta e Lartë ishte përpjekur gjithnjë të bënte “krushqi”. Shumë syresh u kishte dhënë ofiqe, tituj të lartë, i kishte bërë vezirë e sanxhakbej, drejtues ushtrish, por kishte edhe nga ata që nuk bindeshin gjithsesi. Aliu i Janinës ishte ai më rebeli.

Piktura: Ali Pasha i Janinës, në një gjueti me Suliotët, në Liqenin e Butrintit në Mars 1819, nga Louis Dupré (1789-1837) Imazh i paraqitur i plotë.

E sulltani, nuk duronte dot rebelizmin dhe nënshkroi jaftën: T’i pritet koka! Plot 200 vjet më parë u ekzekutua me vdekje Ali Pashë Tepelena. Ishte 24 janar i vitit 1822. Në përkujtim të kësaj dite, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një dokument të rrallë që ruhet në këtë institucion.

Është pikërisht vendimi për dënimin me vdekje të shqiptarit, që po i sillte shqetësime Portës së Lartë e Sulltanit Mahmut II. Dokumenti në fjalë, i cili është një kopje e marrë prej arkivave osmane, shoqërohet edhe me një shënim të shkurtër nga ana e DPA-së: “Luani i Epirit u ekzekutua me vdekje më 24 janar të vitit 1822, teksa prej kohësh përpiqej të krijonte territorin e tij të pavarur nga Porta e Lartë.

Përmes dokumentit që paraqesim, Sulltani urdhëronte asgjësimin e tij dhe sjelljen e kokës së Aliut në Stamboll, siç edhe ndodhi. Në foto: ‘jafta’, ose dënimi me vdekje lëshuar për Ali Pashën”. Përveç përmbajtjes së dokumentit, i cili do të duhej të merrej nën shqyrtim nga ana e historianëve dhe osmanologëve, një kuriozitet më vete përbën edhe forma e tekstit në dokument, e cila i ngjan një pike loti.

VRASJA

Ali Pashë Tepelena, i njohur ndryshe edhe si Luani i Epirit apo Janinës, është pa dyshim një nga figurat më kontroversale të historisë së Shqipërisë. Rrëfime, kujtime udhëtarësh, letërkëmbime, fermanë, kanë mbërritur deri në ditët tona për të dëshmuar nga njëra anë për luftëtarin e paepur, gjakatar, hakmarrësin e pamëshirshëm dhe nga ana tjetër të diplomatit, i cili bënte letërkëmbime me Napoleon Bonapartin, që priste e përcillte në sarajet e tij historianë, poetë, mjekë etj.

Ali Pashë Tepelena thuhet të ketë lindur në dimër të vitit 1740 në Tepelenë dhe u vra në moshën 82-vjeçare, pas 34 vitesh sundim mbi pashallëkun e Janinës. Mënyra e vrasjes së tij e ka legjendarizuar edhe më figurën e Aliut, i cili sot ka dy varre. Trupi i tij u varros më 25 janar të vitit 1822 në ishullin e Kastros, në liqenin e Janinës, ndërsa koka më 5 shkurt në varrezat e Stambollit, në vendin e quajtur Porta e Silirvisë.

Sipas historianëve, një prej arsyeve të zemërimit të Portës së Lartë ndaj tij ishte bashkëpunimi me rebelët grekë, të cilët po përgatisnin kryengritjen e tyre në 1821, por edhe sjellja e tij e pavarur, ambicia për pushtet dhe mosbindja ndaj Sulltanit. Vrasja e tij është përshkruar prej konsullit francez Pukëvil, i cili përshkruan një betejë heroike të Aliut dhe rojeve të tij në shkallët e shtëpisë, në ishullin e liqenit të Janinës. Sipas tij, fjalët e fundit të Aliut ishin për Vasiliqinë.

Urdhëri për ekzekutimin e Ali Pashë Tepelenës nga Sulltan Mahmut II, dokument i Arkivit të Shtetit

Aliu kërkoi që rojet e tij besnike të vrisnin Vasiliqinë “që ajo të mos binte në duart e turkut”. Shkrimtari Aleksandër Duma e përshkruan kështu prerjen e kokës së Ali Pashës:

“Edhe koka e tij e prerë përçonte akoma një efekt njëherazi të tmerrshëm dhe të mahnitshëm sa ata që e shihnin, mbeteshin të shtangur në vend. Kur Hurshidit ia sollën në një tepsi të madhe prej argjendi, ai u ngrit hopthi për ta marrë, u përkul tri herë përpara saj dhe, me respektin më të madh, i puthi mjekrën, duke shprehur me zë të lartë dëshirën se edhe ai vetë do të dëshironte të meritonte një fund të ngjashëm. Një adhurim i tillë për trimërinë e Aliut i prekte e i frymëzonte kaq shumë këta barbarë sa zhdukeshin nga kujtesa krimet e tij. Hurshidi urdhëroi që koka të parfumohej me esencat aromatike më të kushtueshme. Përpara se ta dërgonte në Stamboll, ai i lejoi shqiptarët t’i bënin nderimet e fundit ish-padronit të tyre”.

Shkrimi Mëparshëm

A është ky një referendum i vërtetë? Sa do t’iu kushtojë shqiptarëve projekti i Këshillimit Kombëtar

Shkrimi Vijues

Kosova me doganë në Portin e Durrësit, ratifikohet marrëveshja

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Kryesore

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Kosova me doganë në Portin e Durrësit, ratifikohet marrëveshja

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist