E martë, 24 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Banka Botërore: Mijëra persona humbën jetën nga ndotja e ajrit më 2019, Shqipëria me nivelet më të ulëta në Rajon

18 Maj, 2021
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore, Sociale
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë vitit 2019, mbi 10 për qind e vdekjeve në vendin tonë erdhën për shkak të ndotjes së ajrit, raportoi së fundmi Banka Botërore.

Shqipëria kishte 79 vdekje për 100 mijë banorë nga ndotja ose 2269 persona, në nivelet më të ulëta rajonale, për shkak se, prodhimi i energjisë bëhet 100 për qind nga burime të pastra (uji), ndryshe nga rajoni që prodhojnë energjinë nga qymyri. Gjithashtu vendet e rajonit përdorin gjatë dimrit për ngrohje lëndë që krijojnë ndotje si drutë dhe qymyri, ndryshe nga Shqipëria që përdor energjinë elektrike.

Banka Botërore evidentoi se, ajri që thithin njerëzit në Ballkanin Perëndimor është shpesh ndër më të ndoturit në botë. Ndotja e ajrit mbetet faktori kryesor i rrezikut mjedisor. që kontribuon në numrin më të lartë të vdekjeve dhe aftësive të kufizuara të marra së bashku

Efektet negative të ndotjes vijojnë të rriten në rajon- duke përfshirë ndikimet shëndetësore, mjedisore dhe ato ekonomike.

Gjatë 15 viteve të fundit, Banka Botërore ka investuar më shumë se 250 milionë USD për të rritur eficiencën e energjisë dhe për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emisionet e gazeve serrë në rajon – përfshirë nismat me qëllim zvogëlimin e kërkesës së përgjithshme për ngrohje, zëvendësimin e kaldajave të vjetruara me dru dhe qymyr dhe rritjen e përdorimit të një ndriçimi më efikas.

Një pasdite, në fund të shkurtit 2021, sipas të dhënave në faqen zvicerane të internetit IQAir, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës, shënoi vlerën 298, duke lënë pas Lahoren në Pakistan, Ulan Batorin në Mongoli dhe rreth 100 qytete të tjera, dhe duke fituar në këtë mënyrë titullin e dyshimtë për cilësinë më të keqe të ajrit në atë moment krahasuar me çdo qytet tjetër të madh në planet. Gjatë asaj dite, Indeksi i Cilësisë së Ajrit në kryeqytetet e Bosnje-Herzegovinës, Maqedonisë së Veriut  dhe Serbisë shënoi vlera midis 165 dhe 214 – nivele që konsiderohen si ‘të pashëndetshme ‘ ose ‘shumë të pashëndetshme’.

Ajri që thithin njerëzit që jetojnë në Sarajevë, Shkup, Beograd dhe në shumë qytete të tjera në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është shpesh ndër më të ndoturit në botë, kjo veçanërisht në muajt e dimrit, kur ndotësit e emetuar nga termocentralet me qymyr, sistemet e ngrohjes së banesave, automjetet, aktivitetet industriale dhe burime të tjera errësojnë diellin, ndotin mjedisin dhe krijojnë kushte të rrezikshme për frymëmarrjen.

Me 175 vdekje për 100,000 banorë në 2019, Serbia kryesonte listën e vendeve europiane për normën më të lartë të vdekjeve nga ndotja dhe u rendit e 9-ta në renditjen e përgjithshme të gjithë vendeve të botës – më lart edhe se India.

Ndërsa ndikimet negative të ndotjes vazhdojnë të rriten në rajon, politikëbërësit atje vazhdojnë të hulumtojnë qasje shumëdimensionale me qëllim kapërcimin e ndikimeve shëndetësore, mjedisore dhe ekonomike të këtyre sfidave.

Ndotja e ajrit mbetet faktori kryesor i rrezikut mjedisor që kontribuon në numrin më të lartë të vdekjeve dhe aftësive të kufizuara të marra së bashku. Për më tepër, kostoja vjetore ekonomike  lidhur me dëmtimin e shëndetit nga kjo ndotje është marramendëse, mesatarisht për vitin 2016 ishte 240 milionë US$ në Kosovë (3.6% e PBB-së), 750 milionë US$ në Maqedoninë e Veriut (6.9% e PBB-së) dhe 1.38 miliardë US$ në Bosnjë dhe Hercegovinë (8.2% e PBB-së).

Shkrimi Mëparshëm

Pas përplasjes me Osmanin, Vuçiç: Do të jetë e vështirë

Shkrimi Vijues

Liderët nga Ballkani Perëndimor mblidhen sot në Bruksel

Të Ngjashme

Aktualitet

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

24 Maj, 2022
Aktualitet

Negociatat/ McAllister: Nuk ka kohë për të humbur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 2022
Aktualitet

Akademia e Shkencave organizon dëgjesë me ekspertët që kundërshtojnë planin për Butrintit

24 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Liderët nga Ballkani Perëndimor mblidhen sot në Bruksel

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

24 Maj, 2022

Negociatat/ McAllister: Nuk ka kohë për të humbur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 2022

Akademia e Shkencave organizon dëgjesë me ekspertët që kundërshtojnë planin për Butrintit

24 Maj, 2022

Kreu i SPAK: Ka korrupsion dhe pastrim parash në çdo strukturë

24 Maj, 2022

Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune, punë ka por s’ka profesionistë

24 Maj, 2022

Negociatat/ McAllister: Nuk ka kohë për të humbur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Maj, 2022

Akademia e Shkencave organizon dëgjesë me ekspertët që kundërshtojnë planin për Butrintit

24 Maj, 2022

Kreu i SPAK: Ka korrupsion dhe pastrim parash në çdo strukturë

24 Maj, 2022

Vota e mërgatës/ Nikolla: Të lehtësohen masat për pjesmarrjen në procese

24 Maj, 2022

Çështja e detit me Greqinë, Shqipëria zgjedh kompaninë britanike për gjyqin në Hagë

24 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist