E enjte, 18 Gusht, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

5 vjetori i vdekjes i historianit, profesorit, akademikut të madh Kristo Frashëri

1 Shkurt, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Sot shënohet 5 vjetori i vdekjes i historianit, profesorit, akademikut Kristo Frashëri.

Kristo Frashëri lindi në Stamboll më 4 dhjetor 1920.

Në vitin 1927 u riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme më 1940 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Gjatë vitit 1942 ai u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në rreshtat partizane. Gjatë periudhës 1945-1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar. Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Insitutin e Lartë Pedagogjik, në vitet 1951-1955.

Gjatë viteve 1953-1999 ai punoi në disa institucione të rëndësishme, ku shërbeu si punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe në vitin 1997 ai u emërua zv.kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku qëndroi deri në vitin 1999.

Kristo Frashëri ka një prodhimtari të pasur shkencore, që shtrihet në të gjitha periudhat e historisë së Shqipërisë, që nga Antikiteti e deri në kohën e sotme. Ai ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, jetën dhe veprimtarinë e Abdyl Frashërit, Sami Frashërit etj.

Pas vitit 1990 ai ka botuar një sërë punimesh shkencore, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

Kristo Frashëri si pedagog i historisë së Shqipërisë në Univeristetin e Tiranës dhe si punonjës shkencor ka një kontribut të veçantë në përgatitjen e historianëve të rinj. Kristo Frashëri u nda nga jeta më 31 janar 2016, në Tiranë.

Shkrimi Mëparshëm

“Anulon aeroportin e Vlorës”, 36 organizata letër Ramës: Ja pse kjo zonë ka rrezik

Shkrimi Vijues

“Asnjë sinjal nga COVAX” Rama: Shqipëria bisedime me 4 shtete brenda e jashtë BE për vaksinën!

Të Ngjashme

Kultura

Fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman

18 Gusht, 2022
Kultura

Cili ishte emri ynë i parë, Arbri apo Abri!

18 Gusht, 2022
Kultura

Petro Nini Luarasi: “Ruamani gjakun, se do t’ju duhet për shkrimin e gjuhës shqipe…”

18 Gusht, 2022
Shkrimi Vijues

"Asnjë sinjal nga COVAX" Rama: Shqipëria bisedime me 4 shtete brenda e jashtë BE për vaksinën!

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Profesori i Kembrixhit Timothy Less: Gjithçka të çon në krijimin e një Shqipërie të madhe

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Profesori i Kembrixhit Timothy Less: Gjithçka të çon në krijimin e një Shqipërie të madhe

18 Gusht, 2022

Tjetër investitor strategjik në Jug, “Gjikuria” përfiton 9 mijë metër katrorë tokë për 1 euro

18 Gusht, 2022

Fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman

18 Gusht, 2022

Cili ishte emri ynë i parë, Arbri apo Abri!

18 Gusht, 2022

Profesori i Kembrixhit Timothy Less: Gjithçka të çon në krijimin e një Shqipërie të madhe

18 Gusht, 2022

Tjetër investitor strategjik në Jug, “Gjikuria” përfiton 9 mijë metër katrorë tokë për 1 euro

18 Gusht, 2022

Fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman

18 Gusht, 2022

Cili ishte emri ynë i parë, Arbri apo Abri!

18 Gusht, 2022

Petro Nini Luarasi: “Ruamani gjakun, se do t’ju duhet për shkrimin e gjuhës shqipe…”

18 Gusht, 2022

“Mbretëresha e Shqipërisë”, Facebook i komenton sërish Dua Lipës!

18 Gusht, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist