E diel, 26 Qershor, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Sociale

17 Nëntori 1944-2020… Tiranës nuk i ka ngelur asnjë copë historie. Na e zhdukën!

19 Nëntor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Sociale
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gazmend Bakiu

 

Tirana që s’është më –

 

Çfarë transformimi monstruoz i kanë bërë Tiranës në këto 75 vjet! Nuk them se kryeqyteti nuk duhej të ndryshonte. Sigurisht mund të përmirësohej e të zhvillohej normalisht. Mirëpo, Tirana u zhbë sipas parimit enverist, që s’ka të sosur: Historia fillon me marrjen e pushtetit. U shkatërruan ndërtesa që nuk kthehen më! Injorantë, të çmendur dhe të babëzitur, njëlloj në kohë të ndryshme, i vunë dinamitin ose eskavatorin Tiranës së bukur.

Do t’ju tregoj këtu një pjesë të kryeqytetit që u rrafshua. Në qendër!

Pamja që shikoni është edituar si kartolinë nga firma “Guga & Shoku”. Ajo ka udhëtuar drejt Italisë më 16 Shtator 1931. Me shumë gjasë fotoja i takon vitit 1930. Kam vënë numra për ta bërë panoramën më lehtë të perceptueshme.

Le ta marrim me radhë:

1. Rruga e “Durrësit”. Quhej kështu qëkur “lindi” Tirana sepse tregonte se andej shkohej në Durrës. Së fundi është bërë rrugë me një kalim, veç për ardhur në Tiranë. Gjithsesi na shërben për t’u orientuar.

2. Rruga e “Bimbashit”. Që nga koha e socializmit quhet rruga “Kajo Karafili”. Por, kujdes! Sot, ajo nuk ka më dalje në rrugën e “Durrësit”, siç ka pasur në foton që shikoni.

3. Rruga e “Kavajës”. Nuk do të merremi me ndërtesat në të majtë të saj, sepse nuk dallohen mirë, sidoqë ndonjërën arrij ta identifikoj.

4. Hotel “Internacionali”. Është godina e vetme që ka mbetur nga gjithë ndërtesat që shikoni këtu; sot aty zhvillohen ceremoni mortore. Së bashku me rrugët që përmendëm, “Internacionali” është godinë e rëndësishme referimi, për të përcaktuar se ku ndodheshin ndërtesat që s’janë më.

5. Shtëpia e Hamdi Bimbashit. Pikërisht aty, misioni i Kryqit të Kuq Amerikan hapi një spital me 30 shtretër, cili funksionoi në vitet 1919-20. E Shembur.

6. Lulishtja e vogël ku më 21 shkurt 1932 u vendos busti i Llesh Topallajit, i vrarë në atentatin që iu bë Mbretit Zog, në Vjenë, më 1931. Ishte monumenti i parë që u vendos në Tiranë, të cilin sigurisht e shkulën. Më pas, aty u ndërtua “Gastronomi”, që u shemb edhe ai.

7. Gjimnazi (Liceu) i Tiranës. Siç mund ta vini re, ndërtesa ishte në formë U-je me oborr në Jug. Më parë kishte qenë kazerma e ushtrisë osmane, e cila u përshtat dhe u rregullua për shkollë. Shërbeu si gjimnaz që nga viti 1925 e deri në vitet ’40 të shekullit të kaluar. E shembën.

8. Bar-kafe “Kursal”. Rruga e “Durrësit” dhe e “Kavajës” “priteshin” në sheshin “Skënderbej” dhe mes tyre ishte më e bukura kafe e kryeqytetit, bar-kafe “Kursali”, plot histori, të cilës këtu i duket vetëm cepi i djathtë, por kemi mjaft foto të plota të “Kursalit”. Në kohën e socializmit ia ndërruan emrin; e quajtën “Rinia”. “Kursali” u prish në vitin 1980 së bashku me Bashkinë e vjetër, për të zgjeruar sheshin “Skëndërbej” në perëndim, ku edhe u vendos më 1988 shtatorja e diktatorit. E shembën “Kursalin” dhe Bashkinë me dinamit!

9. Hotel “Bristol”. Në nëntorin e vitit 1944, në Tiranë u pushkatuan pa gjyq 37 intelektualë, për të mbjellur terror mbi popullsinë nga pushtetmarrësit “çlirimtarë”. Në bodrumet e hotel “Bristolit” u pushkatuan disa prej tyre. I shembur.

10. Hotel “Ballkan”. I shembur.

Të gjitha ndërtesat e tjera që dalloni në foto janë shembur!

Kjo ishte vetëm një pjesë e Tiranës, që s’është më!

Shkrimi Mëparshëm

Fatos Baxhaku nderohet me çmimin për librin me të mirë origjinal pas vdekjes

Shkrimi Vijues

“Vjosa, jo diga”- Jo vetëm DiCaprio, edhe Rita Ora në mbështetje të nismës për mbrojtjen e Vjosës

Të Ngjashme

Aktualitet

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022
Kultura

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022
Aktualitet

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022
Shkrimi Vijues

“Vjosa, jo diga”- Jo vetëm DiCaprio, edhe Rita Ora në mbështetje të nismës për mbrojtjen e Vjosës

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian i bën thirrje BE-së të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë

24 Qershor, 2022

Pse u zgjodh Kosova për betejën e vitit 1389

24 Qershor, 2022

Nazarko: Origjina e problemit me veton bullgare është çështja greke për emrin e Maqedonisë së Veriut

24 Qershor, 2022

Artan Fuga: Pse nuk u pranuam në BE

24 Qershor, 2022

Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, reagon politika shqiptare

24 Qershor, 2022

Pas Butrintit, plan menaxhimi edhe për Pallatit të Brigadave

23 Qershor, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist