E diel, 22 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

16 vite në UNESCO, Rama: Gjirokastrën e nxorëm nga pluhuri rrënues i harresës

15 Korrik, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës është kthyer vitet e fundit në një ndër destinacionet turistike më të preferuara nga vizitorët vendas e të huaj.

Sot Gjirokastra feston 16 vjetorin e hyrjes në UNESCO. Në korrik të 2005 përmes një procesi shumë mikpritës dhe dashamirës nga përfaqësuesit e UNESCO-s dhe të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate.

Sot Gjirokastra i ruan vlerat dhe shtëpitë historike më së miri dhe ato sot janë atraksione turistike për këdo që viziton qytetin e gurtë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Gjirokastra duke theksuar se hap pas hapi ajo është kthyer në destinacionet më të kërkuara turistike të Shqipërisë.

“Gjirokastra me këtë pamje sa magjike dhe aq edhe të vërtetë, në 16 vjetorin e hyrjes në trashëgiminë botërore që me punë intensive e nxorëm nga lista e zezë e UNESCO-s e nga pluhuri rrënues i harresës, duke e kthyer hap pas hapi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike të Shqipërisë”, tha Rama.

Gjirokastra çdo fundjavë po mbushet plot vizitorë vendas e turistë të huaj, ku qendra muzeale mbetet si përherë destinacioni fillestar, pasi pothuajse të gjithë e nisin vizitën nga kalaja e qytetit.

Gjirokastra është një qytet që përbën dëshmi unike të një tradite kulturore të jetës së zhvilluar në shek. 14-19.

Në Gjirokastër veçohet tipi i shtëpisë së fortifikuar me çati me pllaka guri, në harmoni perfekte me peizazhin shkëmbor të territorit ku ajo ngrihet. Banesat, një tip i veçantë në tipologjinë e banesës shqiptare dhe asaj ballkanase të mesjetës së vonë, luajnë një rol të rëndësishëm në fizionominë e qytetit.

Gjirokastra ka 56 banesa monumente kulture të kategorisë së parë, 502 të kategorisë së dytë dhe shumë komplekse të tjera me vlera historike, arkitektonike dhe kulturore.

Qyteti ruan të paprekur skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar. Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit.

Kalaja, e ndërtuar në shek. 13, përbën zanafillën e qytetit, ndërsa pazari (shek. 17) i vendosur në qendër të qytetit ruan mirë karakteristikat e një pazari tradicional, me ndërtesa të njëpasnjëshme të shtruara me kalldrëme gurësh të zinj.

Shkrimi Mëparshëm

Reagon Rusia: Gjermania po dërgon sasi të mëdha armësh në Prishtinë

Shkrimi Vijues

Negociatat me BE-në Rama: Vafshin në djall

Të Ngjashme

Aktualitet

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022
Kryesore

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022
Kryesore

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Negociatat me BE-në Rama: Vafshin në djall

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022

Rama njofton për projektin e portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

21 Maj, 2022

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

21 Maj, 2022

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit

21 Maj, 2022

23 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut

21 Maj, 2022

Rama njofton për projektin e portit të ri në Durrës: Praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës

21 Maj, 2022

Ekspertët tryezë për Butrintin/ Tupja: Një ditë do shohim gjithë Shqipërinë me koncesion

21 Maj, 2022

119 vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, një ndër personalitetet e njohura të letërsisë e kulturës shqiptare

20 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist