E martë, 17 Maj, 2022
Kontakt: info@usalvision.com
  • Kyçu
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US-AL Vision
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

111-vjetori i Kongresit të Dibrës/ Ngjarje madhore që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë

23 Nëntor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, kësaj ngjarjeje madhore, që sipas tij, i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.

Meta shprehet se “sfida më e madhe që kemi sot dhe gjithçka duhet të bëjmë, për të dëshmuar patriotizmin e vërtetë dhe respektimin e të parëve tanë, është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare.  T’ju rikthejmë shpresën dhe t’ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurt dhe europiane në vendlindjen e tyre. Do t’ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër”.

Meta zhvilloi një vizitë edhe në Manastirin e Shën Gjon Pagëzorit, në Mbiguri së Dibrës së Madhe, që këtë vit kremton 1 mijë vjetorin e hapjes.

“Një vend i jashtëzakonshëm pelegrinazhi dhe qendër e rëndësishme e besimit ortodoks, që vizitohet çdo ditë nga qindra besimtarë. Kënaqësi të bisedoja me Peshkopin Partenij, në veçanti për rolin që duhet të luajnë udhëheqësit fetarë për kultivimin e paqes, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit midis qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike e fetare, sidomos në rajonin tonë, që aq shumë ka vuajtur nga nxitja e frymës së urrejtjes. I lumtur që në këtë vizitë të shoqërohesha nga Myftiu i Dibrës së Madhe, Reshat Kaçallniku, për të dhënë të gjithë bashkë mesazhin e domosdoshmërisë së harmonisë ndërfetare në të mirë të popujve dhe progresit shoqëror”, tha Meta.

Por sot, Meta vizitoi edhe Kishën e Shën Lledrit në Spiten-Prull, “në këtë vend të shenjtë, që rrezaton prej 7 shekujsh besimin e palëkundur të popullit të mrekullueshëm të kësaj zone dhe jo vetëm, tek Zoti”.

Ai tha se “kjo Kishë e rikonstruktuar falë kontributeve bujare të banorëve, u bëri ballë gjithë sulmeve barbare, luftërave e diktaturave të egra, për të shndritur në këtë 30-vjetor të rikthimit të lirisë së fesë në vendin tonë, sepse populli i Spiten-Prullit nuk e humbi kurrë besimin në Zot dhe shpresën tek e ardhmja”.

“Në kushtet e një situate tejet të vështirë ekonomike e sociale, ku papunësia dhe varfëria janë evidente në shumë familje dhe kur gjendja është përkeqësuar për shkak të COVID-19, që po krijon drama të tmerrshme familjare e shoqërore, ju bashkova lutjeve për shëndet të plotë për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për ata që po vuajnë nga pandemia, për këdo që ka humbur punën dhe është në pamundësi ekonomike, për të rinjtë e fëmijët tanë që të mos i braktisin familjet dhe Atdheun e tyre”, tha Meta./ATSH

 

——————————————————————————————————————

Shkrimi Mëparshëm

Rëndohet situata e Covid – 19, Albana Fico: Qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet shëndetësore

Shkrimi Vijues

Shënohet 112 vjetori i Kongresit të Manastirit, njohur si Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe

Të Ngjashme

Kryesore

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022
Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022
Shkrimi Vijues

Shënohet 112 vjetori i Kongresit të Manastirit, njohur si Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe

Lini Komentin
  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë

16 Maj, 2022

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16 Maj, 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Të fillojmë negociatat

16 Maj, 2022

Analiza e VOA-s: Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë

16 Maj, 2022

Artan Fuga: Presidenti i ri duhet të plotësoj vetëm një kriter…

16 Maj, 2022

100 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri

16 Maj, 2022

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kyçu

© 2020 US-AL Vision / Kontakt: info@usalvision.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Hapni një Llogari të Re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Kërkohen të gjitha fushat. Identifikohu

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist